Çmenduria është krenari për aq kohë sa të çmendur ka pak!

17 Qershor 2026, 20:00Blog TEMA
Çmenduria është krenari për aq kohë sa të

Nga Ardi Stefa

Ka një arsye pse shoqëritë e shëndetshme e quajnë çmenduri atë që largohet nga arsyeja.

Jo sepse domosdoshmërisht shumica ka gjithmonë të drejtë, por sepse ekzistojnë disa kufij minimalë logjikë pa të cilët bashkëjetesa bëhet e pamundur.

Aktualisht në Shqipëri po përjetojmë një fenomen të çuditshëm: Çmenduria nuk po përpiqet më të justifikohet.

Ajo po kërkon të shpallet virtyt, moral, kauzë, ligj, kushtetutë, kanun. Po kërkon duartrokitje dhe pasues.

Deri dje ishte turp të ndryshoje qëndrim çdo javë; të mohoje atë që kishe thënë dje; të shaje një politikan në mëngjes dhe ta mbroje në darkë. Të gdhiheshe shqiptar, në drekë grek, pasdite serb e të ngryseshe italian.

Sot kjo paraqitet si zgjuarsi!

Dje ishte e papranueshme të kërkoje vota nga qytetarët dhe njëkohësisht të deklaroje se sistemi ku garon është i paligjshëm dhe nuk mposhtet dotme vota.

Sot kjo paraqitet si heroizëm!

Dhe sa më shumë përhapet kjo logjikë, aq më pak duket si çmenduri. Më tepër duket si fyerje. Kur i çmenduri është vetëm, njerëzit e vërejnë menjëherë. Kur të çmendurit bëhen turmë, fillojnë të dyshojnë te vetja njerëzit normalë.

Prandaj aksioma mbetet e vlefshme: çmenduria është krenari për aq kohë sa të çmendur ka pak. Në momentin kur bëhet masive, ajo shndërrohet në rrezik publik. Ose, ose në budallallëk. Ose më keq akoma në ligësi.

Sepse atëherë "Çmenduria- budallallëk- ligësi" deformon jo vetëm gjykimin individual, por vetë realitetin politik dhe shoqëror.

Shqipëria sot nuk vuan nga mungesa e informacionit. Vuan nga mungesa e koherencës. Nga aftësia për të pranuar si të vërteta dy gjëra që përjashtojnë njëra- tjetrën.

Të jesh kundër sistemit dhe njëkohësisht produkt i tij.

Të shpallësh revolucion dhe të ruash privilegjet e establishmentit.

Të kërkosh moral nga ata që dje i akuzoje për imoralitet.

Dhe kur këto kundërthënie jo vetëm tolerohen, por duartrokiten e ndiqen, problemi nuk është më te individi. Problemi është te shoqëria që fillon ta quajë normalitet atë që dje e konsideronte absurditet.
Problemi fillon kur çmenduria bëhet modë. Kur njerëzit nuk turpërohen më prej saj, por krenohen me të.

Historia politike është e mbushur me njerëz që kanë qenë të bindur se zotëronin të vërtetën absolute. Askush nuk e kishte. Çmenduria mund të japë momentalisht e për disa kohë forcë, por nuk të jep automatikisht të drejtë. Çmenduria mund të prodhojë zhurmë, por jo domosdoshmërisht arsye.

Përvoja tregon se shoqëritë nuk rrënohen kur shfaqen të çmendurit. Rrënohen kur të çmendurit fillojnë të besojnë se janë gjenitë e kohës dhe kur turma nis t'i duartrokasë e t'i ndjekë.

4 Komente

  1. N
    Napoleon

    FINALMENTE

    Përgjigjjuni
    1. S
      SalDerr

      Kësajë i thonë, në vënd të truve, të kesh kar e koqe….

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spitali psikiatrik i Vlorēs te sheshi para kryemin

        Protestuesit flasin pēr gardh, por nuk shohin gardhin qē ka vendosur gjatē protestēs aktivistēt e shoqēris civile.Tē gjith ata qē flasin kundra PS dhe PD-sē po i bējn gropēn vetes pasi tē dyja forcat politike do marrin masa qē kjo frymē agresive ēshtē rrezik si pēr familjarēt e tyre po ashtu dhe pēr shoqērin ku jetojn dhe punojn.Demokraci nuk ēshtē tē fyesh, akuzosh, kērcēnosh, dhpifēsh, damkosēsh, nxish, tē jesh mosmirnjohēs, ndaj stop, boll, basta, qepe, mbylle

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fshatari

          "Çmenduria nuk po përpiqet më të justifikohet.Ajo po kërkon të shpallet virtyt, moral, kauzë, ligj, kushtetutë, kanun. Po kërkon duartrokitje dhe pasues." Kjo tregon se "morali" eshte subjektiv. Si cdo gje subjektive varet nga interesat e personit. Morali perdoret te jusifikoj veprimet e individit. "Deri dje ishte turp të ndryshoje qëndrim çdo javë; të mohoje atë që kishe thënë dje; të shaje një politikan në mëngjes dhe ta mbroje në darkë. "Sepse te tilla jeen konjukturat nderkombetare dhe Shqiptaret jane ne kaos kush do te fitoj ne keto turbullira qe neser te thone Une isha me ty fitimtarin ndaj duhet te perfitoj ndonje gje per perkrahjen qe te dhashe. Ne mengjes duket se Amerika ( Trump) po humbet, dhe ne Shqiptaret parazite menjehre hidhemi me palen tjeter ( Evropen neo marksiste e islamiste) ne dreke gjerat ndryshojne, vendoset barazim, dhe ne heshtim deri ne darke kur duket se Amerika ( Tramp po fiton) dhe ne behemi me trampiste se Trampi per te filuan ne mengjes perseri. Nje parazit qe nuk do te punoj per vete por te perfitoj nga te tjeret ne keto situata e ka te veshtire te gjej nje trung nga ku mund te perfitoj per jetese.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje