E vetmja arsye pse duhet ta lërë mandatin Neomalsorja, është se ia mori pa radhë socialistëve

17 Qershor 2026, 12:20Blog Nga Hermes Kafexhiu

E vetmja arsye pse duhet ta lërë mandatin Neomalsorja, është

Në fakt, është për ta komentuar veprimin e saj. Vëmendjen e mori. Marjana Koçeku, deputetja e listës së socialistëve të Shkodrës, ka vendosur të dalë e pavarur dhe më tej akoma ajo është shprehur, pas disa kërkesave në rrjet nga disa përfaqësues të rinisë socialiste, që i kanë kërkuar lënien e mandatit, se ajo s’ia ka marrë askujt mandatin. Madje, Neomalsorja shkon edhe më tej, kushtëzon duke thënë se:

“Shpërndani Parlamentin, të dalim në zgjedhje dhe unë e marr mandatin në Tiranë dhe jo në Shkodër”.

Sfida e saj më shumë i ngjan një spektakli dhe ndoshta gjithë problemi i saj është se rezistencën e këtyre ditëve të qershorit e ka parë si një spektakël reels-ash, si një momentum ku do duhet të kapësh rrjetin që ajo prej kohësh e njeh mirë etj.

Në fakt, unë mendoj se Neomalsorja nuk e ka kuptuar lëvizjen qytetare në Tiranë dhe, për më tej, mendoj se Neomalsorja ka treguar se nuk ka në bazën e vet të formimit asnjë lidhje me socialistët.

Më shumë veprimi i saj është fëminor, emocional, gati një akt politik amatoresk për një vëmendje të kërkuar, ndërkohë që nuk e ka peshën e madhe të masës kritike.

Edhe ndaj vetë protestuesit nuk nguruan ta nxirrnin blof që ditën e parë.

Radikalizmi i saj tregon se ajo kërkoi vëmendje dhe nuk bëri një qëndrim qytetar, si shumë socialistë që janë aty në bulevard. Si unë, Blerta e shumë të tjerë që mbase s’kemi pasur mandat, po nuk i kemi dhënë pak Partisë Socialiste.

Duhet kuptuar se ka disa lloje socialistësh. Janë ata që besojnë te ajo fraza bardhezi që artikuloi Rama në mbledhjen e famshme me Spiropalin, pra që besojnë pavarësisht çdo kritike. Janë ata që e mendojnë partinë ndryshe e duan ndryshe, janë ata që ruajnë eminencën në parti, pra shohin vetëm anën pozitive pa marrë iniciativa, dhe janë edhe socialistët e mërzitur, ata që mendojnë se Rama del nga parimet për të cilat premtoi.

Neomalsorja nuk hyn te asnjë nga këta, sepse në fakt ajo nuk është socialiste. Ajo hyri në listë si një influencere për të qenë aty si një imazh që mund të përfaqësonte eminencën në listën e Shkodrës dhe u trumbetua në media vetëm për qasjen që kishte në publik. Një qasje që padyshim është identiteti i saj.

Po përtej kësaj duhet të kuptojmë se Neomalsorja hyri në listat e socialistëve, duke i zënë radhën shumë socialistëve të tjerë kontributorë, që mund ta përfaqësonin eminencën shumë herë më mirë, që i njihnin rrjetet sociale shumë e shumë herë më mirë nga ajo, socialistë që do të shkonin në Theth pa u trumbetuar në publik dhe do të flisnin me banorët, socialistë që do të mbanin qëndrime publike që nuk do t’i përkisnin linjës së kryetarit, por do të ruanin linjën e fanellës, socialistë të cilët kanë folur brenda prej vitesh për atë çka nuk shkon dhe kanë mbajtur qëndrime mbi të cilat kanë ruajtur identitetin kritik të organizatës.

Vetëm për këtë arsye Neomalsorja do duhej ta linte mandatin, sepse ajo nuk e ka peshën të përfaqësojë masën e socialistëve kritikë që janë në bulevard këto ditë, por nuk hidhen në skenë për protagonizëm politik, për të treguar gjeste të mëdha.

Akti i tyre i pjesëmarrjes është shembulli i fortë përballë Edi Ramës, që teksa i shikon mendon se mes veti ka pasur ca njerëz që do duhej t’i shikonte ndryshe, ashtu siç do duhej të shikonte edhe partinë e tij.

10 Komente

  1. P
    Pyetje

    A nuk mendoni, zoti Kafexhiu, se ka ardhur koha qe Rama te terhiqet, pas 20 vjetesh ne krye te PS? A mendoni vertet se Rama ka ende se ç'ti jape PS dhe vendit pas 20 vjetesh? Apo duhet te thyeje rekordin e Sali Berishes dhe te Enver Hoxhes?

    Përgjigjjuni
    1. v
      veronika

      Mund te kete ardhur koha qe Rama dhe te ike, por kjo malokja e mori mandatin nga PS dhe duhet ta lere mandatin lur te behen zgjedhjet te kandidoje, por mesa po shohim e degjojme ka mentalitetin e malokut, nje gje qe e merr dhe me pa te drejte nuk e leshon

      Përgjigjjuni
      1. I
        I drejti

        Kjo mut neomalsore më duket si ata shpellarët e Saliut që erdhën në Tiranë e qytete të tjera dhe filluan të vënë tabela "tokë e xanum". Edhe mandatin kjo idiotja e sëmurë nga trutë e kokës e quan "mandat i xanum". O zot kur do bëhen njerëz kjo racë muti.

        Përgjigjjuni
    2. L
      Landi

      Partia Socialiste duhet t'ju kthehet socialisteve.Duhet te largojme G 99 dhe Rilindasit qe e qelben partine.Kemi kaluar nga Namik Dokle e Servet Pellumbi te Zeqine Çaushi dhe Marjana Koçeku.Edi Rama ,misionin per degjenerimin e Partise Socialiste e kreve me sukses.Po e kthen si Partia Demokratike,nje neveri.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teme

        Vone shume. Kur te iki Rama sdo kete me PS.

        Përgjigjjuni
        1. o
          ooo

          Eshte me se normale. Cdo gje qe lind, nje dite vdes, tha njehere Nastradini. Por jeta vazhdon edhe pa PS e PD

          Përgjigjjuni
      2. S
        Statusi PS,kushtetuta,kodi penal.,duhen lexuar

        Atē qē duhet tē bēnte Spiropali e vē nē jetē bjondina.Surpriza rradhēs ēshtē njē fēmijē murlat.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Militanti

          Ju, socialistët e bulevardit aty rrini, së bashku me Blertën, madje thërrisni sa më shumë Rama ik. Gaz e rini i sillni bulevardit, bashkë me ata "antikapitalistët" utopist, nacional-socialistëve Shqipëri e Shqiptarëve, Vdekje Tradhëtarëve, poshtë morrat e kuq, etj. Rrini aty, në llumin përçarës të "elektoratit gri", që i bije njëri gozhdës e tjetri patkoit. Rini aty të indinjuar që Edi Rama u ka mënjanuar, duke u zëvendësuar me një nga Thethi, a një nga Tropoja. Pretendoni se jini militantë, por në fakt paskeni qënë qelepirxhinj; militanti shërben, nuk përmend bëma dhe as mund të shprehet kundër partisë të tij ku militon. Pikpamjet i shpreh ndër forume dhe, po në forume vendos, qoftë edhe për kryetarin e tyre. Partia nuk është e kryetarit. Nëse nuk u pëlqen dhe e mbani akoma, është faji i juaj; këtu duket forca e militantizmit të vërtetë, brënda apo në forume të tjera të ndryshme organizuese politike. Militanti nuk ka frikë dhe skuthëri. Partia, as qeveria nuk është vend punësimi të militantëve. Antarësia është akt vullnatar sipas botkuptimit. Jo në rrugë, se në rrugë nuk është kundër kryetarit, por kundër partisë që militon. S'ka socialist kritik në bulevard. Ata, nëse ngarkohen, jo kuturu, mund t'i mbledhin shqetësimet e protestuesve dhe t'ia paraqesin forumeve përkatëse për reflektim. Mileti nuk voton kryetarin, por partinë, or qelepiexhi. Socialist, thotë,... bashkë me Blertën; socialist-kritik. Ç'lloj-lloj budollallëqesh po na dëgjojnë veshët. Ha, ha, ha... Medemek, e kundërta e patronazhistit. Pika socialistëve-kritik të tillë!!!

          Përgjigjjuni
          1. P
            Përgjegjësia e Ramës

            Jo mor Kafexhi. Përgjegjësia është 100 për qind e Ramës që e vuri deputete dhe po e atij që nuk pranon sistemin mxhoritar.

            Përgjigjjuni
            1. 1
              1

              Kesaj ja dha mandatin EDI RAMA sikur ta kishte kete mandat prone te tij e jo te PS .Une nuk pres nga Rama te jete socialist ,se qe ne fillimet e pluralizmit ai u allakat ne disa organizime ku te gjente vrime te futej.Nje gje ama ishte e sigurt qe socialist nuk do behej kure.Dallga e hodhi aksidentalisht te socialistet dhe deputetet i ka zgjedh simbas shembelltyres se tij.Eshte krim ama qe ne vend te nje socialisti qe punon me shpirt per PS te zgjedhesh nje influencere .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje