Avokati Sokol Tahiraj, përfaqësues ligjor i Bajrajve, ka reaguar pas deklaratës publike të deputetes Marjana Koçeku, e cila iu drejtua atyre me një mesazh të fortë në rrjetet sociale.
Në reagimin e tij, Tahiraj i cilëson deklaratat e Koçekut të pabazuara në prova dhe denigruese, duke thënë se ato cenojnë dinjitetin, reputacionin dhe parimin e prezumimit të pafajësisë për klientët që ai përfaqëson.
Avokati paralajmëron se po shqyrtohen të gjitha mjetet ligjore, përfshirë kallëzime pranë organeve kompetente, ndërsa i bën thirrje deputetes që çdo pretendim ta paraqesë në institucione dhe jo në media apo rrjete sociale.
Reagimi i plotë:
Në lidhje me deklaratat e bëra publikisht nga deputetja Marjana Koçeku, të cilat përmendin klientët tanë dhe i referohen atyre me etiketime denigruese e paragjykuese, ndjejmë detyrimin të sqarojmë opinionin publik se këto deklarata janë të pabazuara në prova dhe përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj dinjitetit, reputacionit dhe të drejtave themelore të personave që ne përfaqësojmë.
Në një shtet të së drejtës, askush nuk mund të shpallet fajtor apo të etiketohet publikisht mbi bazën e deklaratave politike, perceptimeve personale apo insinuatave mediatike. Çdo pretendim për përgjegjësi penale duhet të mbështetet në prova dhe të vlerësohet vetëm nga organet kompetente të drejtësisë, e jo nga deklarata publike me karakter denigrues.
Deklaratat e deputetes, të cilat përmendin klientët tanë në një kontekst kërcënues dhe stigmatizues, cenojnë parimin e prezumimit të pafajësisë, të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Për më tepër, gjuha e përdorur në reagimin e saj publik nuk kontribuon në debatin demokratik dhe as në informimin e publikut, por krijon një klimë tensioni dhe paragjykimi ndaj personave të përmendur, duke synuar dëmtimin e reputacionit të tyre dhe të familjeve të tyre.
Për këto arsye, po shqyrtojmë me seriozitet të gjitha mjetet ligjore në dispozicion për mbrojtjen e interesave të klientëve tanë, përfshirë kallëzimet pranë organeve kompetente dhe ndjekjen e procedurave ligjore për çdo deklaratë që rezulton e pavërtetë, shpifëse apo cënuese të të drejtave të tyre.
Ftojmë zonjën Koçeku që, nëse disponon prova konkrete për çdo pretendim të bërë publikisht, t’i paraqesë ato pranë institucioneve përgjegjëse sipas ligjit dhe jo të zhvillojë gjyqe publike në media apo rrjete sociale.
Klientët tanë do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat e tyre me mjetet që garanton ligji, ndërsa ne, si përfaqësues ligjorë, do të reagojmë ndaj çdo përpjekjeje për t’i dëmtuar ata përmes deklaratave të pabazuara dhe denigruese.
Ne cfare institucionesh te beje denoncim? Ne ato te palloshes se ripjelljes, te krimit te organizuar
Marjana, kecit vishi antiplumb, kmesën mprefe mirë,vet e ke imunitetin dhe përpara drejt bajrave ura,ura, ura.Mos haro të marrësh një palë të brendëshme me vete. Kuptohet për bajrajt.
Bajrat munde te jene gjithecka por me z. Kocu skane asnje lidhje e nuk u interesn a eshte gjall apo vdekun. Ata kan punet e hallet e tyne e si lidh gja me kocekun. Koceku po shkon larg me shpifje e intriga, kujdes atyne qe e perdorin ket balon pa bisht.
Or taj shoq,ka edhe saliu institucionet e tij si spaku e drejtesine qe po e mbron per krimet qe ka ber...ke ndegjuar gje taj per gerdecin per 21 janarin per 97 e 98,po te ishin institucionet e palloshit saliu jot do mbaronte denimin sot.. Por kjo neopsikopatja,nuk po di cfare flet e cfare ben se qenka gjysmake per pak protoganizem e jep edhe urdhera shpernda parlamentin e te ftoj ne duel,tamam gjuha e psikopatir sali
Shenja depresioni, pesimisēm nē vetvete, familje dhe qytetarēt qē ka pērfajqsuar.
Me siguri ka kaluar ne ALucinocione ja prodhon truri do te jete dhe kjo ndonje pjestare grupi , ndryshe nuk spjegohet gjithe kjo eufori ???
Filloj shpellarja nga frika e vrasjes zakonin mos e harroni shpellare se e keni ne gen dhe gjak, prokuroria ta hetoj rastin dhe nese nuk ka prova parlamenti te mblidhet dhe ti heq mandatin, kjo gjalles e frikshme ne shikim, personalisht kam krijuar urrejtje per kete vemje te pa bese,
do ket ndonje grup dhe kjo nga mbrapa qe esht kaq kercenuese ,me mir qe iku ,le te ndeshen dy grupet te shkaterojne njeri tjetrin
Neomalsorja hape rruge dorzo mandatin moj injorante dukesh nga fytyra se cfare femre je si i ke dhite dhe kecat a jane mire mbaji mire beju yzmet se aty do te perfundosh moj maloke qe te vjene era e kecit.