Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst, bashkia Fushë Arrëz.
Sipas burimeve të gazetares së Top News, Kleida Muka, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasve Skënder Nika dhe Bardhe Nika.
Raportohet se çifti është dhunuar fizikisht, atyre u janë shkaktuar dënime të rënda me fraktura këmbësh dhe duarsh.
Arsyeja paraprakisht dyshohet se çifti ka sinjalizuar policinë për operacion antidrogë pak javë më parë.
Parcelat e fidanëve të zbuluar para pak javësh dyshohet se u përkisnin shetasve në kërkim P.Delia bashkë me dy djemtë e tij, ngjarje e ndodhur 1 muaj më parë ku policia gjeti 15 mijë bimë kubik në afërsi të banesave të tyre.
Sakaq mësohet se policia po shkon në vendngjarje.
Policia pse ka nxjerre informacionin ? dhe te kemi besim tek policia ?
Tani këta që e bënë krimin ose të bëhen shembull eskzemplar, ose policia mos ankohet më se qytetarët nuk bashkëpunojnë me ta.
Edhe mua më dërguan 'të fala' mbas një ankese në policin bashkiake në kryeqytet.Të gjitha këto struktura më kujtojnë kanunin në variantin modern!Është pa gjak por me thyerje kockash,si në mesjetë!