50 ton kokainë të sekuestruar, Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët shqiptarë financuan fushatën elektorale në Ekuador

16 Qershor 2026, 15:40Kronika TEMA
50 ton kokainë të sekuestruar, Artan Hoxha zbardh detajet: Bosët

Gazetari Artan Hoxha këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiu ka zbuluar detaje mbi operacionet e fundit ndërkombëtare antidrogë dhe ndikimin e grupeve kriminale shqiptare në Ekuador.

Nga ky operacion u sekuestruan 50 tonë kokainë dhe u lëshuan masa arresti për 10 persona. Ndër emrat e listuar janë Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj, Florian Musai, Armando Pacani, Denis Matoshi, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Shpëtim Aliu dhe Dritan Gjika.

Sipas Hoxhës, Dritan Gjika është emri më i bujshëm i listës. Ai ka shkuar në Ekuador që nga viti 2011 dhe ka krijuar lidhje të forta direkte me rrethin e ngushtë të ish-presidentit të djathtë, Guillermo Lasso, specifikisht me kunatin e tij, duke investuar në një seri kompanish të përbashkëta.

Ai shtoi se grupet shqiptare dyshohet se sponsorizuan me rreth 5 milionë dollarë fushatën elektorale të Guillermo Lasso-s për shkak të lidhjeve të tyra tregtare me strukturat bankare ku familja e Lasso-s kishte aksione.

“Është njeriu i përfshirë direkt në fushatën elektorale të zgjedhjeve presidenciale në Ekuador. Pra, është njeriu që financoi fushatën e presidentit të djathtë, Guillermo Lasso, dhe kishte lidhje direkte me familjarët e Guillermo Lasso-s.

Direkte me kunatin e tij. Ka investime, kompani të përbashkëta. Ka një seri, jo një kompani, një seri bashkëpunimesh. Dritan Gjika ka shkuar herët aty, pra që nga viti, mos gaboj, 2011 ka shkuar në Ekuador dhe ka vendosur lidhje shumë të forta. U kthye pastaj duke pasur lidhje direkt me presidentin dhe rrethin e ngushtë të presidentit të djathtë.

Sipas mediave dhe opozitës ekuadoriane, në fushatën elektorale grupet shqiptare paguan diku te 5 milionë dollarë. Sponsorizuan fushatën, 5 milionë dollarë, sepse rezultati ka qenë shumë i ngushtë.

Dhe presidenti Lasso, i cili për 23 vjet ka qenë CEO banke, familja e tij është aksionere në bankë, dhe kjo është lidhja që i bën me shqiptarët. Prandaj i ka pasur lidhjet. Shqiptarët aty ishin grosistë, ishin tregtarë të mëdhenj, çonin paratë që të merrnin produktin dhe prandaj ata e njihnin dhe kishin lidhje me të.

Dhe pas 20 vitesh që kishte qenë në pushtet e majta, Lasso erdhi, por nuk e mbaroi mandatin në fakt. Sepse një nga kandidatët, i cili ishte kundër tij, u tha në atë kohë që u vra pra, në të kaluarën kishte qenë dhe gazetar. U vra në atë kohë dhe u tha që e ka vrarë mafia shqiptare. Gjë që në fakt nuk rezultoi ashtu, por kjo i ekspozoi shqiptarët.

Dhe shqiptari më i ekspozuar në Ekuador pavarësisht se ne kemi folur për Gramoz Rexhepin, Gramoz Rexhepi ka qenë më tepër, në shumicën e kohës, në burg. Pra, është arrestuar që në vitin 2014. Gramoz Rexhepi. Ndërkohë, Dritan Gjika nuk ka qenë njeri i arrestuar. Ka qenë njeri që ka vazhduar, ka hapur me dhjetëra kompani legale”, tha ai ndër të tjera.

6 Komente

  1. S
    Sass

    Ik mor te qifsha rrace mashtus ordiner tike djalin drogmen dhe na flet per baronet,ti je nje cop injorat qe e ke shpallur vehten gazetar qe as coban si neomalokaja nuk vlen. Je bere si cone sa degjon nje lajm qe del merr vrap si qeni ne mish.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Korca

      Ha ha ky tregon peralla as kalamaqte nuk e besojne eshte bere si Nastradini ha ha ????????????????????

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirona

        Ha ???????? un ????????????

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pshatari i pashkolle

          @@ Artan Hoxha:Kame Respekt per ju..por nje gje kame per te then..ju vete jeni i "Kenaqur" nga keto Arrestime???Ne se do mejtimin time..si Refugjate..do te thoja Jo..UNE NUK JAME I KENAQUR nga keto Arrestime, dhe nuk njohe asnje nga Personat e mesiperm..por nje gje di: TE Arrestuarit e mesiperm ..sjelln edhe leke ne Shqiperi..Ndihmojne Familjet e tyre dhe Njerez ne nevoj..ect...pra Nuk shikoj se i kane bere keq Shteti Shqipetare..pamvarsisht se duket " SE REAGOJ NE MEXRE JO INTELIGJENTE"....por une them te Drejten se keshtu e kuptoj..se "Pashatare" jame..

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noci

            Dritan Gjika nga Shkodra .Ka patur nje baba dhe nene te mrekullueshem.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sali kari koqevari

              Djali i këtij koke zbathurit a është trafikant apo spiun kush mund ta shpjegoje sepse ku na është bere i neveritshëm, han mut pa dogane

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje