EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur për trafik droge dhe ndihmë në kalim të paligjshëm të kufirit

16 Qershor 2026, 14:20Kronika TEMA
EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehur për trafik

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas SPAK, hetimet kanë dokumentuar 8 episode të trafikimit të drogës gjatë viteve 2020–2021, ku lëndët narkotike janë trafikuar nga vendet e Amerikës Latine (Brazili dhe Ekuadori) drejt porteve kryesore të Bashkimit Europian, si Italia dhe Holanda, si dhe nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Gjermanisë.

Në total, sipas dosjes hetimore, janë trafikuar rreth 4,340.2 kilogramë lëndë narkotike, konkretisht 3,635 kilogramë kokainë, 2 kilogramë heroinë dhe 701 kilogramë kanabis.

SPAK thotë se veprimtaria kriminale është kryer në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, si dhe me individë të dënuar nga autoritetet e huaja.

Përveç trafikimit të lëndëve narkotike, të pandehurit akuzohen edhe për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit, konkretisht për transportimin e 55 shtetasve sirianë nga Shqipëria drejt Italisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr. 177 të vitit 2023, në ngarkim të 10 të pandehurve:

Musa Gjikola, Sokol Masha, Jani (alias Ilir) Meçja, Akil Alushi, Selami Lushkaj, Klodjan Muça, Denis HarushaLorenzo Çadri, Ledri Lulashi, Arian Gjata, të akuzuar për veprat penale:

Musa Gjikola dhe Jani (alias Ilir) Meçja, për kryerjen e veprave penale:

Sokol Masha dhe Akil Alushi, për kryerjen e veprave penale:

Selami Lushkaj, Klodjan Muça, Denis Harusha dhe Lorenzo (alias Arbër) Çadri (alias Hysko, alias Isufi, alias Çela), për kryerjen e veprave penale:

Sokol Masha, për kryerjen e veprave penale:

Akil AlushiLedri Lulashi dhe Arian Gjata, për kryerjen e veprave penale:

Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Hetimet rreth këtij procedimi penal janë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet braziliane, ekuadoriane, franceze, holandeze, italiane dhe serbe, të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe me strukturat e hetimit me Policinë e Shtetit për ekzekutimin e masave të sigurimit personal.

Nga hetimet e kryera për interesa të këtij procedimi penal ka rezultuar e provuar se 10 të  pandehurit: Musa Gjikola, Sokol Masha, Jani (alias Ilir) Meçja, Akil Alushi, Selami Lushkaj, Klodjan Muça, Denis HarushaLorenzo Çadri, Ledri Lulashi, Arian Gjata, në bashkëpunim me disa persona të dënuar nga autoritetet e huaja dhe me disa persona të paidentifikuar ende, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike nga vendet e Amerikës Latine, nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian, si dhe kanë ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufirit, nga Shqipëria për në Itali të 55 shtetasve sirianë.

Nga aktet e administruara ka rezultuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar me njëri-tjetrin në kryerjen e aktiviteteve të ndryshme kriminale edhe përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar, “SkyEcc”, të cilat janë administruar nga autoritetet e drejtësisë franceze, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale.

Në përfundim të hetimeve është konkluduar se të pandehurit: Musa GjikolaJani (alias Ilir) MeçjaSelami Lushka, Klodjan Muça, Denis Harusha dhe Lorenzo (alias Arbër) Çadri (alias Hysko, alias Isufi, alias Çela), kanë pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në veprimtarinë e paligjshme kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve, ndërsa të pandehurit, Sokol MashaAkil AlushiLedri Lulashi dhe Arian Gjata, kanë pasur rolin e pjesëmarrësve në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, ka rezultuar e provuar se të pandehurit, Sokol Masha dhe Akil Alushi, kanë drejtuar në dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të shtetasve sirianë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në 8 episode që i përkasin viteve 2020 dhe 2021 (sipas akuzave që iu janë atribuuar respektivisht të pandehurve), rezulton e provuar se kanë trafikuar nga vendet e Amerikës Latine (Brazili, Ekuador) në drejtim të porteve kryesore të disa vendeve të Bashkimit Europian (Italisë, Holandës), apo nga Shqipëria për në drejtim të Greqisë dhe Gjermanisë, një sasi prej 4,340.2 kg lëndësh narkotike:

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve që kanë marrë pjesë në këto episode të trafikimit të lëndëve narkotike, kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr. 177 të vitit 2023, numërtimin si procedimi penal me nr. 177/2 i vitit 2026, si dhe po vijojnë hetimet rreth këtij procedimi.

SPAK falenderon autoritetet e drejtësisë braziliane, ekuadoriane, franceze, holandeze, italiane, serbe,  Eurojust dhe Europol, të cilët kanë mbështetur dhe ndihmuar SPAK në këtë procedim.

Lini një Përgjigje