Në Strasburg, Ministri i Drejtësisë theksoi se transformimi i informacionit financiar në hetime, ndjekje penale dhe konfiskim pasurish është prova reale e efektivitetit të shtetit të së drejtës.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë sot në Takimin Joformal të Ministrave të Drejtësisë të Këshillit të Europës, në panelin kushtuar rolit të informacionit financiar në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit financiar.
Në ndërhyrjen e tij, Ministri Gogu theksoi se sfida kryesore për shtetet europiane nuk është më vetëm mbledhja e informacionit financiar, por transformimi i tij në hetime, procedime penale, konfiskime dhe rikuperim pasurish kriminale.
“Pyetja nuk është më nëse mund të mbledhim informacion financiar. Pyetja është nëse mund ta shndërrojmë atë në veprim gjyqësor përpara se fitimi kriminal të kthehet në pushtet kriminal,” u shpreh ministri.
Duke iu referuar progresit të Shqipërisë, ai nënvizoi se procedimet për pastrim parash të regjistruara nga SPAK janë më shumë se trefishuar gjatë viteve të fundit, ndërsa hetimet financiare kanë çuar në sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve me vlerë mbi 45 milionë euro, përfshirë edhe kripto-asete.
Ministri Gogu theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke vënë në dukje se krimi financiar është një nga format më ndërkombëtare të kriminalitetit dhe kërkon institucione që bashkëpunojnë me të njëjtën shpejtësi me të cilën veprojnë rrjetet kriminale.
Takimi zhvillohet në kuadër të punës së Këshillit të Europës për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Dhe nje arsye me shume, perse duhet te qerohet rama: Kupa mbushet me zeqinet dhe bidot dhe fillon e derdhet me nje butesi muti, qe paraqet qenia gogu. Hajde mor derdimen ketu dhe mblidhu ne shtepi.
Po parate e ketij Goguse kush i ndjek ???
Ju u cate duke ndjelur parate......kullat nga 299 kate ne nes te Tiranes.....