VIDEO/ Tabaku nga Strasburgu: Zëri i protestës së qytetarëve po dëgjohet në Parlamentin Europian

16 Qershor 2026, 12:55Politika TemA

Deputetja e Partisë Demokratike dhe nënkryetarja e Komisionit të Posaçëm te Stabilizim Asocimit, Jorida Tabaku, ndodhet sot në Strasburg, ku Parlamenti Europian po diskuton progres-raportin për Shqipërinë. Së bashku me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, Tabaku po zhvillon takime me eurodeputetë dhe përfaqësues të grupeve politike në Parlamentin Europian.

Në një videomesazh nga Strasburgu, Tabaku theksoi se çështjet për të cilat qytetarët po protestojnë prej ditësh në Tiranë janë transmetuar tek eurodeputetët edhe pse shume prej tyre nuk janë tema të reja për institucionet europiane, por shqetësime të përsëritura ndër vite në raportet e Parlamentit Europian dhe të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Ajo argumentoi se ligje si ai i Investimeve Strategjike, ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, korrupsioni, lufta kundër krimit të organizuar dhe mungesa e mundësive për të rinjtë janë pjesë e problematikave që Bashkimi Europian ka evidentuar vazhdimisht për vendin.

Sipas Tabakut, Shqipëria duhet të ndjekë modelin europian të shtetit ligjor, transparencës dhe institucioneve të forta, dhe jo rrugën e një autokracie elektorale apo të një shteti të kapur që miraton ligje me porosi dhe në funksion të interesave të një pakice. Ajo nënvizoi se protesta e qytetarëve përfaqëson kundërshtimin ndaj këtij modeli qeverisjeje dhe ndaj një sistemi që, sipas saj, ka funksionuar në dëm të shumicës së shqiptarëve.

“Çështjet për të cilat protestuesit kanë mbushur rrugët e Tiranës janë po ato çështje që prej vitesh gjenden në raportet e Parlamentit Europian. Ligji i Investimeve Strategjike, Ligji i Zonave të Mbrojtura, korrupsioni, lufta kundër krimit të organizuar dhe mungesa e mundësive për të rinjtë janë njëkohësisht çështje të Shqipërisë dhe të Europës. Zëri i qytetarëve që protestojnë po sillet sot në Parlamentin Europian dhe do të jetë pjesë e debatit parlamentar për Shqipërinë”, u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate theksoi se qëllimi i takimeve në Strasburg është që shqetësimet e qytetarëve shqiptarë dhe problematikat që lidhen me shtetin e së drejtës, demokracinë dhe transparencën të jenë pjesë e diskutimeve europiane për të ardhmen e Shqipërisë dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Fjala e Tabakut

Jemi sot në Parlamentin Europian, ku po diskutohet raporti për Shqipërinë dhe ku po zhvillojmë një sërë takimesh me përfaqësues jo vetëm të Grupit të Partive Popullore Europiane (EPP), por edhe me përfaqësues të grupeve të tjera politike.

Një nga çështjet kryesore që po diskutojmë është fakti se Shqipëria po përballet sot me një autokraci elektorale dhe me një shtet që vazhdon të miratojë ligje me porosi, në funksion të interesave të ngushta dhe jo të qytetarëve.

Çështjet për të cilat protestuesit kanë mbushur rrugët e Tiranës prej ditësh janë tema që prej vitesh gjenden në raportet e Parlamentit Europian dhe të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Ligji i Investimeve Strategjike, ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, korrupsioni, lufta kundër krimit të organizuar, si dhe mungesa e mundësive për të rinjtë shqiptarë për të ndërtuar jetën e tyre në vend, janë të gjitha çështje që nuk i përkasin vetëm Shqipërisë, por janë edhe shqetësime europiane.

Të gjitha këto tema janë të reflektuara në raportin e Parlamentit Europian dhe kanë qenë pjesë e diskutimeve tona të vazhdueshme, me qëllim që zëri i Shqipërisë të dëgjohet këtu në Strasburg.

Sot po sjellim në Parlamentin Europian edhe zërin e qytetarëve që protestojnë në rrugët e Tiranës kundër një sistemi të padrejtë, pa transparencë dhe pa llogaridhënie. Këto shqetësime duhet të jenë pjesë e debatit parlamentar europian për Shqipërinë, sepse ato lidhen drejtpërdrejt me demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të ardhmen europiane të vendit.

22 Komente

  1. D
    Doli kjo sorra....

    Qelbesira Tabaku, Spak cfare pret te hetoje pasurite e saj prej korupsionit?!

    Përgjigjjuni
    1. S
      SaHale Gopisti

      PO c'ja varni kesaj sharabajge, nje baxhell e SaHales. Pa le kur flet dhe per luften kunder korrupsionit!!!??? Hahahaha!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sinqerisht jeni

      Opozite e ndyre antikombetare.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lomi

        Ja çove haberet e protestes Evropes mi goce, falemineres shume se nuk e dine ata ça bohet ktu, po Salen nuk e more apo çe do ka besim ke ty.E po mo skuthe femen se ty nuk ka ne PD

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beleris I dhjeris

          Plere

          Përgjigjjuni
          1. g
            gjergji

            Zonjushe : i tregove se ne Rrjoll protestuesit duan te grabisin me force,zhurme,manipulime e fallcifikime prona per te cilat nuk kan asnje dokument shteteror,perkundrejt pronarit real qe ka dokumenta pronesie qe 1914,1920 ....1944. I tregove se zn.Kokaj qe eshte nder protestueset ne Rrjoll e kerkon te grabis toka aty jep leksione ne demostraten ku i gjithe cmenduria e budallalleku shqiptar eshte mbledhur aty.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tavuni

              DHJERURINA e Shqiperise

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tekniku

                Kjo eshte nje skuthe e keqe dhe shpirtlige.Nuk I Ben nder gjysem fisit te saj.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vjosa

                  TRE plerat . ME FALNI TRE KRYE PLERAT E P D QE NGELEN DUKE SHARE SHQIPERIN KUDO QESHKOJNE NJESOJ SI SALI SERBI .KETA KANE NJE URREJTJE TE MADHE PER SHQIPTARET DHE SHQIPERIN. VAZHDONI KESHTU DHE SHQIPTARET NUK JU VOTOJNE KURR .

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jon

                    PSIKIATRIKU DUHET TE KONTROLLOJE SE KUSH JA JEP KESAJ TE CMENDURES LEJEN PER TE IKUR NGA SPITALI

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Treni

                      Po ashtu edhe zëri i Belerit që shan Shqipërinë...

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sass

                        Llaxorja pa bythe paska vjellur si perhere ne bashkimin europian, kjo plake me bythe rrafsh qe non grata e skualifikoi sepse si perdredhi bythet nga qe nuk i ka ne vallen e viqidolistit

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Seriozi

                          Ku shkon e veshur ashtu si ordinere? A i ke pare zonjat qe vijnë këtu si respektojnë statusin? Je përfaqesuese e një force politike nuk ke shkuar për ekskursion me gratë e lagjes! Nejse me kë flad dhe unë ku kupton kjo, kjo bëri shkollë në Itali dhe nuk u ftillua, dava tironsish me ferges e komët te vija ujit.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Doda

                            Paska pire nje kafe me Belerin dhe mos harro te shashe vendin me shume se Beleri.Fare e keqe

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              agron

                              O SHARABAJGE E SALIUT VAXHDON VETEM TE VJELLESH VRER PER VENDIN TEND ,O PLERE

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Ballgjini

                                Ore si jane mobilizuar te gjithe zagaret dhe lepiresit e PD ne kete ofensiven e haxhiqamilisteve? Ish ambasadore , ish ministra, ish debutete, ish drejtore, ish bodigarde, gazetare te tipit dervishe rrotullues, blogere, pa llogaritur shpuren aktuale te Berishes - delet e tij te bindura. Ajo qe ben pershtypje eshte se Rama , me gjithe zullumet, arrogancen, korrupsionin, nuk ka ngritur Piramida, nuk ka bere 97, nuk ka bere Gerdec dhe as 21 janar, perseri nuk ka ne krahe besnike deri ne vdekje sikurse ka Sali Kerma ! Sot ish senatoret e PS qe moren ofiqe e privilegje nga PS heshtin si peshqit. Intelektuale te majte nuk dihet ku jane fshehur. Nuk eshte fjala te mbrojne qorrazi Ramen por te thone nje fjale te urte per te ndalur histerine kolektive, per te ndare grurin nga egjri, per tu thene kokave te nxehta qe nuk mirret pushteti me ultimatume dhe ne tavoline por duke e perkthyer Protesten ne Program, Alternative qe bind qytetaret dhe futet ne konkurim sipas rregullave demokratike.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mara emigrante ne Itali

                                  Kete ndyresire i paska kapur ngerçi duart se gojen e paska si brim miu .Foli funderina e saliut .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. U
                                    Ushtari.

                                    O tabake e di ca te thone te tjeret kur ankohesh per shtepjne tende, " Po po ke te drejte, ashtu eshte".Por po sa iken nga ata thone midis tyre " ca budalle qe ankohet per hallet e shtepise se saje".

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Kunati

                                      O vemje femer.o goje hale e halese qe te perdor.o monster qe s'do bejsh prokopi kirre t'u shit vendin tend

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shqipëtari në Evropë

                                        Po si nuk ke fare dinjitet e turp që fyen shan e njollos kombin e shtetin me shpifje më armiqësore. Si nuk sheh vetin se si të përqeshin tërë Evropa me ketë maskarallëkun tende. Si po duket ti ushqehesh e argëtohesh me këta mini komente të cilat të cilësojnë karakterin tendë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Argita

                                          Po kjo fytyre palaco qe shkon lart e poshte dhe flet vetem keq per vendin e vete, keto jane njerez te paguar nga qarqet me dashakeqese kunder shqiprise, bejini vetin kesaj se ka vjedhur ne emer te pronave qe si ka te vetat, katunare tiranase, njerez te trashe, fare e keqe

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Aron

                                            Baxhella qe sherben perdite me Tabaka me mutin e Saliut.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje