Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka reaguar sërish pasi një ditë më parë njoftoi largimin e saj nga grupi parlamentar i PS-së.
Përmes një postimi në Facebook, Koçeku ka ndarë një foto të sajën, të shoqëruar me një mesazhin:
“Zot më jep forcë, besim të drejtë e shpresë të sigurtë. Mos na e kurse si popull frymën e urtisë dhe të kuptimësisë, që kurrë mos të largohemi drejt rrugëve t’humbura”, shkruan Koçeku në postimin e saj.
Ndërkohë, në postimin me të cilin njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Koçeku theksoi se vendimi i saj lidhej me bindjet dhe vlerat personale.
“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkruante ajo.
Mjaft mjaft se na e shtirose,e pabes.e vetmja gje e ndershme qe duhet te besh dorezo mandatin........