
Sipas një raportimi të Euronews, Komisioi Europian ka deklaruar se Albania i ka dhënë garanci se projekti turistik me vlerë rreth 1.4 miliardë euro, i lidhur me biznesmenin Jared Kushner, do të përmbushë standardet mjedisore të Bashkimit Evropian.Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, tha në një konferencë për shtyp se autoritetet shqiptare kanë siguruar Komisionin Europian se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se do të respektohen standardet evropiane, shkruan Euronews.
“Ne kemi marrë garanci nga qeveria e Shqipërisë se do të bëhet një vlerësim i plotë mjedisor dhe se standardet evropiane do të respektohen,” deklaroi Kos.
Shqipëria mbetet një nga vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit në BE, por për të përmbyllur negociatat duhet të harmonizojë plotësisht legjislacionin e saj me atë të Unionit, përfshirë edhe mbrojtjen e mjedisit.
Projekti luksoz, i vlerësuar mbi 1.4 miliardë euro, ka shkaktuar protesta në vend, pasi parashikohet të zhvillohet në një zonë të mbrojtur ekologjikisht në bregdetin e Adriatikut.
Më herët, përfaqësues të Komisionit Evropian kishin kërkuar nga autoritetet shqiptare që të veprojnë pa vonesë, për të shmangur çdo rrezik ndaj procesit të integrimit të vendit.
Nga ana e saj, Kos theksoi se e drejta e protestës është një liri themelore në BE dhe në vendet kandidate, ndërsa procesi i anëtarësimit mbetet i bazuar në monitorim të vazhdueshëm dhe respektim të rregullave evropiane.
Po ky nga e di kete?! S’po akoma studim s’ka as projekt sipas hajdutit rama. Apo i di rama te gjitha
O Tema jo 1.4 miliard,por 4 miliard euro apo dollar nuk merret vesh akoma,prandaj mos ja fusni si kau pelës e thoni 1.4 miliard.Mos është ulur shuma e investimit ?Na thoni se nuk e dijmë.
Po moj shoqja spiune po. Ashtu do te jete. Ja dhe pak sa te ngarkosh valixhet edhe ti
Ndërtimi nga ana e para/nga hiçi i një fshati turistik të një madhësie si ky që propozohet në një zonë të mbrojtur, thjesht, nuk është në përputhje me ligjin e Komunitetit Europian. Sado që në Shqipëri mund ta deformojnë ligjin, kjo nuk është e mundur në EU. Gjuha e EU është tipike diplomatike që thotë "po qe se se ti ma provon atëherë unë jam dakord". Pra më provo ti që 1 1 = 5 dhe pastaj flasim...
BE do ti lutet Kushnerit per kete projetk, ketu hemi e do dhohim, sapo Rusiavti turret Gjermanise dhe Trump ti tregoje gishtin Merzit!