Aktivistët e Vetëvendosjes në protestat e Tiranës dhe një foto e Albin Kurtit me Bekim Osmanin: pyetjet që kërkojnë përgjigje

15 Qershor 2026, 17:57Politika TEMA
Aktivistët e Vetëvendosjes në protestat e Tiranës dhe

Dosjet e publikuara së fundmi, ku citohet një hetim evropian për aktivitetet kriminale të “Klanit Osmani”, kanë rikthyer në vëmendje një foto të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Bekim Osmanin.

Bekim Osmani është një emër i lidhur publikisht me familjen Osmani, ndërkohë që në dosjet e cituara përmendet edhe “Klani Osmani”, në kontekstin e takimeve dhe hetimeve ndërkombëtare për trafik droge, pastrim parash dhe investime në pasuri të paluajtshme.

Në këtë kontekst, ngrihet pyetja se në çfarë rrethanash u shoqërua Albin Kurti me Bekim Osmanin gjatë ndeshjes Shqipëri–Kroaci në Euro 2024 dhe nëse kryeministri i Kosovës ka një sqarim publik për këtë takim.

Kjo pyetje bëhet edhe më e ndjeshme në një moment kur aktivistë të Vetëvendosjes dhe figura pranë partisë së Kurtit janë bërë pjesë e protestave në Tiranë kundër projekteve turistike në bregdetin shqiptar.

Deri tani, nuk ka prova publike që lidhin Albin Kurtin me aktivitetet e përshkruara në dosjet e SPAK-ut. Megjithatë, shoqërimi publik me një emër të lidhur me familjen Osmani kërkon sqarim politik, sidomos kur partia e Z. Kurti po përfshihet gjithnjë e më shumë në debatin dhe protestat në Shqipëri.

8 Komente

  1. s
    shqip

    Keta jane njerezit ma te pabese

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vigjilenca

      Ja dhe spiuni i UDS ne proteste, partia dhe sigurimi shtetit te veproje. I juaji Sillo Gradeci i 2026.

      Përgjigjjuni
    2. G
      G

      Kurtit dhe idioteve shqiptar qe I jan bashkuar protestes haxhiqamilse ne Tirane po ju vjen fundi,qendrimi sot I Amerikes nepermjet ambasades e verteton kete. Antiamerikanizmi i Kurtit nuk mund te ket vend ne Shqiperi.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lubi Malltezi

        Albin Kurvi eshte Esat Pashe Toptani i Kosoves.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Analfabeti Funktinal Kosovar.

          Kurti eshte Anti Shqiptar, por kur do ta marri vesh populli Kosoves do jete vone.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hasi

            Po çduan këtu këta ?

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juli

              ...edhe me shume, Albin Kurti vit per vit pushimet verore i ben ne Greqi!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sass

                Ja pra keta jane kosovaret qe dhe ata qe vine ne plazhet tona i bejne pis per ti treguar kamarave qe shikoni si jetojne plazhe e shqiperis. Keta duhet ndjekur ne dru ne morin nuk i duam leket e ketyre. Shteti te mbyll kufirin deri sa Albin antishqipetari te zhduket nga politika

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje