Kryeministri Edi Rama ka publikuar replikën e tij me një protestues lidhur me protestën që po zhvillohet prej 15 ditësh në Tiranë dhe rrjedhës që mori ajo mbrëmjen e djeshme.
Në replikën e tij me qytetarin Nertil Shuli, kryeministri shprehet se dhuna online, bullizimi i njerëzve në rrugë, bllokimi i rrugës së aeroportit nuk janë debat, po mbytje e debatit.
Replika e plotë:
Në çdo faqe, do të gjeni çfarë më shkruan dhe si i përgjigjem këtij protestuesi atipik, i cili mendon ndryshe nga unë po nuk shan, nuk akuzon, nuk deliron online.
RESPEKTE PËR ETIKËN
Protestuesi Nertil Shuli: Edi Rama Protesta në një demokraci nuk matet nga fakti nëse i pëlqen apo jo qeverisë. Ajo matet nga e drejta e qytetarëve për të kundërshtuar vendime që ata i konsiderojnë të padrejta ose të dëmshme për interesin publik.
Të thuash se protesta "nuk ka më lidhje me Sazanin dhe Zvërnecin" vetëm sepse qeveria pretendon se ka ndjekur procedurat, është të harrosh se pikërisht transparenca, mosbesimi ndaj
institucioneve dhe kërkesa për llogaridhënie janë arsyet pse qytetarët dalin në protestë. Nëse çdo dokument zyrtar do të mjaftonte për të mbyllur debatin publik, atëherë protestat nuk do të kishin ekzistuar kurrë në asnjë demokraci funksionale.
Rama i përgjigjet: Asnjëherë nuk e kam menduar se protestat duhet t’i pëlqejnë qeverisë. Qeveria nuk pretendon se ka ndjekur procedurat, qeveria i ka të gjitha faktet për këtë dhe transparenca është pikërisht rreshtimi i fakteve. Askush nuk kërkon po ashtu mbyllje të debatit publik, po dhuna online, bullizimi i njerëzve në rrugë, bllokimi i rrugës së aeroportit nuk janë debat, po mbytje e debatit.
Protestuesi: Po ashtu, është e padrejtë të ngarkohet protesta me përgjegjësinë për dëmtimin e imazhit të vendit apo të sezonit turistik. Imazhi i një shteti nuk dëmtohet nga qytetarët që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të protestuar, por nga paaftësia për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe për të ndërtuar besim. Demokracitë më të zhvilluara në botë përjetojnë protesta të vazhdueshme dhe kjo nuk i bën ato vende më pak tërheqëse për turistët apo investitorët.
Nëse ka pasur akte të papranueshme, bllokime të pajustifikuara apo individë që kanë kaluar kufijtë e ligjit, përgjegjësia është individuale dhe duhet trajtuar si e tillë. Por etiketimi i mijëra protestuesve si "turmë e manipuluar", "budallenj" apo vegla të "forcave destruktive" nuk është argument politik; është përçmim ndaj qytetarëve që mendojnë ndryshe.
Rama i përgjigjet: Të protestosh është legjitime dhe askush s’e ve në diskutim këtë. Por t’u bësh jehonë shpifjeve, gënjeshtrave, fabrikimeve si ato që tërhoqën vëmendjen e tërë botës që gjeti në Shqipëri shesh për përsheshet e veta politike, ideologjike apo deri edhe fetare, është goditje ndaj vendit padyshim! Dhe të bllokosh deri edhe rrugën e aeroportit është cënim i sezonit turistik dhe ekonomisë. Askush nuk i ka futur të gjithë protestuesit në një thes, po kjo protestë ka brenda mozaikut të saj nga të gjitha dhe “turmën e manipuluar” e thanë vetë protestuesit e zhgënjyer nga ikja pas berihait mbrëmë natën…
Protestuesi: Më shqetësuesja është ideja se përfituesit e vetëm të protestës janë qeveria dhe partia në pushtet. Kjo e kthen çdo pakënaqësi qytetare në një instrument propagandistik, në vend që të shihet si një alarm demokratik. Në një republikë normale, protestat nuk duhen demonizuar dhe as instrumentalizuar; ato duhen dëgjuar.
Qytetarët nuk kanë detyrë të jenë të dobishëm për qeverinë. Ata kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime, transparencë dhe respekt për shqetësimet e tyre. Demokracia nuk funksionon vetëm ditën e zgjedhjeve; ajo vazhdon edhe në sheshe, në debate publike dhe në zërin e kundërshtimit qytetar.
Rama i përgjigjet: Më vjen keq për shqetësimin por kjo është e vërteta, në fund dy përfitues realë do të ketë dhe e di pse? Pikërisht sepse kjo qeveri di të dëgjojë e të nxjerrë mësime, ndërsa Partia Socialiste ka me vete të vërteta të atilla, që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi i dinë shumë mirë. Në mbyllje, problemi nuk jane shpjegimet, problemi mbetet kur disa nuk duan t’i degjojnë shpjegimet dhe as duan të komunikojnë qetësisht (rasti yt është shumë i rrallë në lumin e harbimit digjital).
Cdo proteste ka shume arsye qe akumulohen me kohen...dhe me ne fund per nje pretekst shperthen gjithcka.....Preteksti i kesaj proteste ishte ceshtja e Zvernecit.....por mbrapa qendrojne mijera probleme te akumuluara qe permblidhen ne nje ceshtje " Largimi i politikes se vjeter 35 vjecare qe ka deshtuar te punoje per popullin....dhe krijimi i nje Shqiperie te re qe do ta permbushe kete mision........me lejoni t'ju kujtoj se protesta e 21 Janar 2011 shpertheu per bllokun e Likes....por si qellim kishte ardhjen ne pushtet te Palloshit , dhe kjo u vertetua me se mire ne 2013 ku "Drejtuesi i protestes" dhe "Shkaku i protestes" lidhen aleancen me te cuditshme dhe te ndyre ne Shqiperi , qe beri te mundur realizimin e qellimit te vertet te protestes "ardhjen ne pushtet te Palloshit" !!!!!................dhe sa per Palloshin qe po shqetesohet per imazhin e turizmit.......une i them "Po pse ti Pallosh nuk je shqetesuar ndonjehere nga fakti qe shumica e shqiptareve te varfer nuk perballojne dot fare te bejne turizem dhe pushime asgjekundi ?..........Palloshi eshte i shqetesuar per bllokimin e Aeroportit...por i ke pare protestat popullore ne Paris ku paralizohet gjithcka ???
Nje pyetje kam per protestuesit. E zeme se Rama iken mendoni ju se Shqiperia do rregullohet per 24 ore? Mendoni me gjithe mend qe nuk do kete qeveria e re Ministra te korruptuar qe do vjedhin per tu pasuruar sa me shpejt? Cfare plani keni? Shqiptaret jane njerez qe duan te pasurohen shpejt dhe pa punuar. Kete ves nuk ja heq asnji kryeminister. Vetem po te instalosh nje Enver Hoxhe te ri,
Propagande e dobet. Ne shqiperi rama i ka bere te gjitha. Ka bllokuar trafikun per vite kur ishte k bashkie me sheshin skenderbej. Ka bullizuar, intimiduar dhe kercenuar te vegjel e te rritur ne takime, gazetare dhe moderatore. Ka ofenduar njerzit ne rruge, ne institucione dhe online. Ka bllokuar ekonomine me korrupsionin e vet dhe ka shpopulluar vendin. Ju po thoni tani, silluni me edukate…..
Ik mor laper i shkrete se ke marre fund. Jep doreheqjen se u mbush kupa.
Shqiptaret duhet ta bejne si francezet. Paralize vendi me protesta se ndryshe nuk ikin keta hajdute. Popujt me te zhvilluar te botes ngrihen per cikerrima. Ne na kane zhvatur per dekada dhe nuk bezajme.
E krijoj edhe histori te shkurter ky sharlatani i kombit ky antishtet !
Duhet njē grup pune (si nē grupkapituj me BE-nē) nga PS, qē ti jap fund kēsaj maskarade me protestues qē pērsērisin kushtet e tyre familjare, gjēndjen shēndetsore dhe problemet administrative.
Rasti i ‘peotestuesit’ nuk eshte i rralle. Ka me mijra njerez te edukuar e qytetare si si/ajo te cileve nuk u jepet ze. Ky eshte nje nga gabimet qe Edi Rama nuk duhet te bej. Ai duhet t’a perqafoje protesten dhe t’u jap ze elementeve perparimtare te saj. Atyre njerezve qe vertet e duan Shqiperine dhe qe e zgjodhen, perpara se protesta te bier ne dore te armiqve te Shqiperise. Te bej dallin midis ‘instagramsave’ dhe atyre qe kane 30 vjet qe presin te shohin Berishen ne burg. Midis pseudo-patrioteve dhe atyre njerezve te lodhur nga klithmat e xhamive ne mes te Tiranes. Ai duhet t’i binde njerzit qe nuk do t’i bej Shqiperise masakren qe i ka bere qendres se Tiranes.
Hajdut familjarisht !
Po kush i lexon bla,bla te ketije qe ky do varur ne litare , ku reklamojne se Linda RAMA ka marre pjese ne Dubaj me masonte ku ka shku e djali i \\DONI\\, Rame drogaxhia u ba miljarder, i vet shpallur \\mbret \\\tu shit e fale token e qe ja ka lane \\KRISTAQI\\\ oo e dhjevshit gjake tane ca keni vjedh PS e PD e lsi banda ,qe ne 35 vjet e rropen popullin AMEN
Shikoni nanje qe punon te mare pjese ne proteste?Aty jane mbledhur te gjithe qe rine kafeneve tere diten e ne celular,miss Botokset,e shume media te shitura .Keta jane e mendojne po iku Rama do gjejne nanje pune duke ndenjtur shtrire e me pagese me te larte