Projektligji për amnistinë penale përçan PD-në në Komisionin e Ligjeve
Komisioni i Ligjeve ka miratuar projektligjin për amnistinë, ndërsa gjatë diskutimeve nuk kanë munguar debatet mes mazhorancës dhe opozitës.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja si kryetar i komisionit, kërkoi që amnistia të miratohe tme votat e dy krahëve të politikës në Kuvend.
Votën pro e deklaroi deputeti i Partisë Demokratike, ish-prokurori Arjan Ndoji. Por nuk ishte i të njëjtit mendim, deputeti tjetër i PD, ish-gjyqtari, Gjin Gjoni.
Ulsi Manja: Kundër s’ka, abstenim s’ka, miratohet. Në datë 18 ftoj dhe opozitën të kalojë me 140 vota, edhe pse 84 duhen.
Arjan Ndoji: Unë do ta jap votën time pro edhe atje, por do t’i them të gjitha që ta dëgjojnë edhe ata që janë juristë, edhe ata që përfitojnë, ta dinë që amnistinë e keni ju si iniciativë, por nuk po e bëni të plotë. Ne jemi që ta shtrijmë edhe më gjerë.
Ulsi Manja: Atje do flasin të gjithë për amnistinë, është moment kur flasin të gjithë deputetët. Thuaji të gjitha, por e rëndësishme është që të bashkosh votën me ne.
Gjin Gjoni: Unë e kuptoj që ju ka ikur një deputet dhe doni vota.
Projektligji pritet të kalojë për miratim në Kuvend gjatë seancës së 18 qershorit.
Drafti actual parashikon se “burrat që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë deri në 3 vite burg ose u ka mbetur pa shlyer 3 vite, apo gratë që janë dënuar apo u ka mbetur pa shlyer 4 vite burg deri ditën e fundit të vitit të kaluar do të lirohen menjëherë”.
Përvecc lirimit të mbi 2100 personave që do të përfitojnë shuarje të menjëhershme dënimi, gati 3 mijë personave do t’u ulet masa e dënimit.
Amnestia penale u miratua dhe nē dhjetor tē 2024, por tē nesērmen filluan sērish vjedhjet, vrasjet pasi ne nuk kemi mēnyra qē tē korigjohen veprimet e tyre me punē, jetē familjare, por largohen dhe bien nē hekura dhe jasht shteti.Problemi ēshtē te truri tyre dhe jo organizimi jonē.