VIDEO/ "Nuk e ndjej veten fajtore", Fatime Kryemadhi: S’e dua gjykimin e shkurtuar! Gjykata rrëzon kërkesën e saj

15 Qershor 2026, 14:15Kronika TEMA
VIDEO/ "Nuk e ndjej veten fajtore", Fatime Kryemadhi: S’e dua

Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, është tërhequr nga kërkesa për gjykim të shkurtuar në procesin penal ku akuzohet për pastrim parash.

Në seancën e zhvilluar në GJKKO, në momentin kur SPAK pritej të paraqiste pretencën përfundimtare, Kryemadhi kundërshtoi vijimin e procesit me gjykim të shkurtuar, duke deklaruar se nuk e ndjen veten fajtore dhe se organi i akuzës nuk ka marrë në konsideratë të ardhurat e saj.

“Nuk dua gjykim të shkurtuar. Nuk e ndjej veten fajtore. SPAK nuk ka marrë asgjë parasysh nga të ardhurat e mia”, u shpreh ajo para trupit gjykues.

Gjyqtarja i sqaroi të pandehurës se gjykimi i shkurtuar nuk nënkupton pranimin e fajësisë, por zhvillimin e procesit mbi bazën e akteve dhe provave të administruara deri në atë fazë të hetimit dhe gjykimit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata e ka refuzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit dhe ftoi prokurorin të lexojë pretencën.

Duke qenë se SPAK nuk e kishte gati pretencën, seanca u shty për në datë 30 qershor.

Fatime Kryemadhi është pjesë e dosjes Meta-Monika Kryemadhi. Ajo dyshohet se në skemën korruptive të ngritur, ka ndihmuar në pastrimin e parave, së bashku me Ema Çokun.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ngritur ndaj çiftit Meta-Monika Kryemadhi tre akuza: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

5 Komente

  1. z
    zeri i arsyes

    SPAK nuk e kishte gati pretencen? Ne diten qe do lexohej pretenca?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Pa dashje e kishta harruar Altin Dumani tek xhepi brekeve te gruas Per kete u shty pretenca

      Përgjigjjuni
      1. .
        ..

        Moj Fatime lesh me qime

        Përgjigjjuni
      2. F
        Floriri krabēs dhe kodi

        Ajo asqyerton se mewēnse Berisha vazhdon nē liri pēr shkak tē moshēs, përse Fatimjs tē mos ketē njē favor tē tillē.

        Përgjigjjuni
        1. z
          zigur

          Baxhellë e ndyrë ,hajdute e pa fytyrë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje