Zbardhet dinamika e sherrit në GJKKO, 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

15 Qershor 2026, 13:00Kronika TEMA
Zbardhet dinamika e sherrit në GJKKO, 3 vëllezërit Bushgjokaj

Lidhur me përplasjen fizike të ndodhur sot në GJKKO, mësohet se Kristi Bushgjokaj është ngritur në këmbë brenda kafazit të qelqtë, duke i thënë gjakatës: “Me leje gjyqtar”

Menjëherë i është drejtuar Petrit Çakrajt, duke e sulmuar me grushta, pas tij edhe dy vëllezërit e tjerë Fation dhe Aleksandër Bushgjoka. Tre vëllezërit e kanë sulmuar njëkohësisht derisa është bërë i mundur neutralizimi nga shërbimet e policisë së burgjeve. Çakraj mësohet se gjatë procesit ka implikuar vëllezërit Bushgjoka në vrasjen e Renis Dobrës, teksa për veten nuk ka pranuar përgjegjësinë, situatë që ka agravuar përplasjen.

Ndërkohë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë së gjykatës dhe burgjeve.

1 Komente

  1. S
    Sass

    Shteti tu bej gjilpera shpetojme dhe ne nga keta kafsh

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje