Dy persona, Adi Hodo dhe Paola Zyber, janë arrestuar në qarkun e Korçës nën dyshimin e ngritjes së një skeme të organizuar të mashtrimit financiar. Autorët shënjestronin kryesisht persona në nevojë, të varfër apo me aftësi të kufizuara intelektuale, të cilëve u prezantoheshin si përfaqësues të një shoqate bamirësie që shpërndante ndihma.
Pasi u fitonin besimin, ata u merrnin fotografitë e kartave të identitetit dhe me këto të dhëna aplikonin për kredi online në institucione mikrokredie, si IUTE Credit, pa dijeninë e vetë viktimave.
Skema u zbulua në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku familjarët e një gruaje dyshuan dhe bënë denoncimin e menjëhershëm në polici sapo ajo dorëzoi dokumentet. Hetimet zbuluan se të dyshuarit udhëtonin drejt fshatrave me makina me qira dhe tentonin të fshihnin identitetin e mjeteve për të mos u diktuar.
Aktualisht, policia dhe prokuroria po zgjerojnë verifikimet në disa qarqe të vendit, pasi dyshohet se numri i personave të dëmtuar nga ky mashtrim është shumë më i madh.
Duhet tē jesh i zgjuar dhe tē kesh bashkpuntor te ministria financave qē skema mashtrimit tē funksionoj.Kjo mēnyrē tē jetuari ēshtē qē prej krijimit tē njerzimit.Sot shum vēnde tē zhvilluara tē botēs i kan dhēnē fund kētij lloj spekullimi pasi ka kritere qē me vēshtirsi plotsohen, kurse te ne shikojm qē nuk ēshtē nē listēn e zez i afishuar te banka kombetare pēr kredi tē pashlyera , dhe miratohet online brēnda disa minutash.Tē gjithē jemi tē pamēshirshēm ndaj njēri tjetrit, ku kur ju jepet mundēsia tē rrjepin tē gjallē, dhe vazhdojn tē nesērmen nga zero.Tē shkuara tē haruara.Tē marrin peng pēr 10 euro