Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare që tashmë është në ditën e 14.
REAGIMI
Nuk e dëgjoj muzikën e tij. Por dhunën online ndaj tij, thirrjet e dhunshme për bojkot të koncertit të tij, kërcënimet pas suksesit të mbrëmshëm të tij, i konsideroj si shprehjen më të neveritshme të një fenomeni që po e shoqëron protestën e bulevardit; një formë degradimi e jetës publike në kanalet sociale tanimë e ngritur në një nivel të ri dhune në grup, që nuk duhet justifikuar, nuk duhet relativizuar dhe nuk duhet pranuar assesi me strukjen në qoshen e heshtjes, po duhet luftuar me forcën e fjalës.
Fakti është se po bie pak e nga pak histeria ndërkombëtare e rrjeteve sociale, e cila nuk ka asnjë lidhje me natyrën e Shqipërisë, me Zvërnecin a me flamingot e Nartës, por ushqehet nga kundërshtira ideologjike të sojsoshme, ku padyshim kundërshtia ndaj Presidentit amerikan është kryesorja fare - se ndryshe dyshoj shumë që një ndërkombëtar i vetëm do të merrej me një projekt zhvillimi turistik në Shqipëri. E s’ka si ndodh ndryshe, do bjerë pak e nga pak, sepse Shqipëria është një shesh shumë i vogël për përsheshin global anti-Trump!
Por nga ana tjetër po ngrihet përditë e më shumë një dallgë dhune verbale, plot presion, vulgaritet e kërcënime ndaj kujtdo që nuk rreshtohet me protestuesit e bulevardit, që nga thirrjet rrugëve “çohuni nga kafja” se medemek atdheu ju thërret, tek thirrjet për të bllokuar rrugë se medemek kush do të bëjë punë të tjera duhet detyruar të merret me punën atdhetare të bulevardit, e deri tek një histeri intimiduese online në emër të atdheut që s’ka asnjë lidhje me elegancën e me paqen e flamingove!
Historia na ka treguar më shumë se sa njëherë dhe më shpesh se sa në një kohë, që kjo është pikërisht forma se si janë shfaqur historikisht shumë lëvizje të cilat më pas janë shndërruar në shembëlltyra të organizuara të intolerancës politike e sociale. Jo duke bindur me argumente logjikë, por duke u imponuar me presion pseudo- moral. Jo duke respektuar të drejtën e tjetrit për të menduar ndryshe, por duke e shpallur tradhtar, të shitur, armik të popullit apo bashkëpunëtor të së keqes këdo që nuk i nënshtrohet thirrjes pseudo-atdhetare.
Me auto-sugjestionin se vetëm një grup njerëzish zotëron të vërtetën absolute, ushqehet përçmimi ndaj shumicës që nuk bashkohet me ta dhe mbështetet ideja e ligë, se ata që nuk protestojnë duhen turpëruar, izoluar, penguar apo deri edhe largqoftë, dhunuar fizikisht derisa të detyrohen të zgjedhin anë. Dhe kështu demokracia nuk merr më shumë frymë, po fillon të humbasë pulsin e saj.
Asnjë lëvizje ekstremiste nuk nis duke marrë pushtetin me forcë, po duke pretenduar se vetëm ajo e përfaqëson kombin, vetëm ajo e dëgjon zërin e popullit dhe vetëm ajo ka të drejtën morale për të vendosur në emër të popullit se kush është patriot e kush jo.
Në Itali, skuadronet e zeza të Musolinit u shfaqën duke intimiduar kundërshtarët në rrugë para se të pushtonin institucionet - kush ecte në punën e tij ishte shënjestra e tyre e preferuar. Në Gjermani, militantët nazistë krijuan rrugëve një klimë frike e presioni shoqëror, kohë përpara se të fitonin pushtetin - çohuni nga kafja ishte ulërima e tyre e preferuar. Në Greqi, Agimi i Artë u ngrit mbi të njëjtën frymë përjashtuese, agresive dhe nacionaliste, duke ushqyer ndasi, urrejtje dhe presion ndaj kujtdo që nuk i nënshtrohej hajvanllëkut të vet pseudo-patriotik, për “Greqinë që duhet të ishte vetëm e grekëve”!
“Ne jemi populli i vërtetë” dhe kush s’është me ne është “armiku i popullit”, është formula që i paraprin pasojave të rënda politike e shoqërore, kur kjo formulë përqafohet nga një grupim njerëzish me fjalor të kufizuar, po me mëri të shfrenuar.
Dhe këtu nuk është aspak fjala se kush proteston sot duhet etiketuar me vrap si neo-fashist, kurrësesi jo, sepse shumëkush nga ushtruesit e dhunës online as nuk e di fare se çfarë bën! Por fjala është tek fakti se kush dhunon online ata që nuk rreshtohen me protestën, e që janë padiskutim shumica e popullit shqiptar (edhe përtej shumicës që mbështet qeverinë e Partisë Socialiste), jo vetëm nuk e bën Shqipërinë më të mirë po godet aty mu ku Shqipëria ka pikën e vet më të fortë, refuzimin e saj organik ndaj frymës nacional-socialiste apo neo-komuniste, prej të cilave shqiptarët kanë parë picirrin e zi dhe të cilat kanë bashkuar në bulevard edhe ekstremet politike të shqiptarizmës së shtirur, nga llapaqorrat tek qorrallapat pa harruar grusht-shtetasit e lodhur të 1998-ës apo të ardhurit nga treva të tjera shqiptare për të mbrojtur Shqipërinë Etnike nga investimet e huaja!
Prandaj diskutimi nuk është aspak nëse dikush proteston apo jo. Protesta është e drejtë demokratike dhe duhet respektuar gjithmonë; shumica qeverisëse e Partisë Socialiste e ka respektin për protestën një ndër plot arritjet demokratike të Shqipërisë nën udhëheqjen e saj. Por po ashtu, e drejta e fjalës është më e rëndësishme se sa përmbajtja e fjalëve dhe kur protesta nxjerr si hije të vetën pretendimin se kush nuk proteston është më pak qytetar, më pak patriot apo më pak shqiptar, atëherë demokracia nuk rrezikohet nga lart po nga poshtë.
Dhe historia na ka mësuar më shumë se sa një herë, që kur dialogu zëvendësohet nga anatema, argumenti nga sharja dhe bindja nga frikësimi, e kur turma merr kot duke i dhënë vetes të drejtën të vendosë kush ka të drejtë të flasë e kush jo, përfundimi nuk është kurrë liria po fundi i saj. Nga kjo frymë Shqipëria vetëm humbet, ekonomia vetëm tkurret, investimet vetëm largohen dhe e ardhmja vetëm mjegullohet.
Por ky popull nuk ka ardhur deri këtu për t’u kthyer mbrapa atje ku ishte, po për t’u ngjitur më lart. Pa frikë nga lartësia ku s’ka qenë kurrë, po me bindjen që çfarë e ka penguar në shekuj të arrijë aty, nuk ka për ta penguar dot më! Dhe me vendosmërinë për t’ia dalë deri në fund këtë herë, edhe sikur të tërë djajtë të bëhen bashkë për t’ia punuar, siç ia kanë punuar jo njëherë në historinë e vet të dhimbshme.
… tha ai qe detyron me dhune administraten te shkoje ne mitingjet e tij. Me kujton mitingjet e Berishes se pare ne 1996, ku na detyronin si dele te linim shkollen dhe me drejtorin ne krye dhe zyshat anash drejtoheshim ne shesh te duartrokisnim udheheqesin. Je i neveritshem Ed Rama!
T'ja ruash carin Ramës o Parruca .
Pa merak se ka kush ja rruan ne burg
O Pallosh , po dhuna jote verbale dhe shpifjet ndaj protestuesve qe i quajte : " ...serbe , greke , naziste , iraniane , kosovare ...dhe te çartuar...."..... pse s'u kerkon falje o Pallosh , a nuk e shikon qe jane 100% shqiptare ?*********RAMA NE BURG____________SALIU NE BURG**********
Të dogji e vërteta Gani? Të gjithë e dim që mitingjet e Ramës mbushen nga kërcënimet e atyre që punojnë në administratë, të vetmit që se pranojnë, janë patronazhistët ose siç i thonë ndryshe ushunjzat.
I neveritshem je ti qe shpif me AI. Askush nuk merret me dhune te shkoj ne mitingje. Nuk la nevoj PS me 800 mij vota dhe me 60 mij vota diference ne Tirane per mitingje e per njerez te marre me dhune. Vrit veten ti po deshe por sa her shohim keto protesta aq me thelle fiton Rama. E pate me teatrin sa thelle fitoi Lali Eri, theu cdo rekord.
Po ku ma ke te perdorte dhunen se na mori malli. Une ne vend te tij do ti kisha çuar në litar një për një këta horrat që nxijnë bulevardin ç’do javë. Ta shikonin pastaj rëndësinë e fjalës së lirë, kur t’ua çoja si qingjat në hell hurin tejpërtej. Zagarët e mutit. Keqpërdorës së fjalës së lirë !
Po mo xhaxhi enver. T ju presim floket. Te mos i leme te degjojne muzike te huaj. Te lexojne vetem romanin Kurbani. Dhe ti cojme ne pune te deryruar.
Ke te besh me nje popull injorant, frikacak dhe bythshitur. Prandaj jte gjithe ju e keni patur kollaj te qeverisni keto 35 vjet. Normalisht ti duhesh terhequr zvarre bashke me gjithe horrat e tu.
Zhduku maskara…!
Sado që të hedhësh baltë mbi protestën si e nxitur nga Greqia,Serbia,Irani,agjenturat,armiqtë e brenshëm dhe të jashtëm,et,etj, protesta mbetet ngjarja më e mirë dhe pozotive që shoqëria shqiptare ka prodhuar këto 35 vitet e fundit. E mbështes dhe nxis protestën , si fenomen përparimtar dhe zhvillues per te miren e kombit dhe shpresës së të ardhmes dhe rinisë shqiptare.Si pjesmarrës aktiv i lëvizjes së 1990 dhe rrëzimit të bustit të diktatorit uroj që rinia e sotme të ketë më shumë sukses si rinia jonë e djeshme.Kurse poshteti i korruptuar,hajdut, bashpuntor i krimit,mafjes dhe trafikantëve e shikon të ardhmen me garroqe arkeollogjike si non grata dhe palloshi që po rrëshket sepse propaganda mashtruese po i del boshe.Regjimet i rrëzon vullneti popullor, jo pazaret e errësirave me oligarkët.
O zoti Rama shume mire e thua qe eshte dhune dhe jo te perdoresh fjal te tjera si bullizem qe perdorin budallenjte. Dhune e cila do nje pergjigje nga forcat e rendit. Lere historine me komunizem e fashizem. Sot eshte me keq! Nuk bente vaki ne komunizem ti thoje tjetrit "malok" "fshatar" " evgjit" e lloj -lloj sharrje se te dergonte xhaxhi te hapje kanalet ne kooperative per edukim. Keto qe ndodhin ne shqiperi nuk ndodhin ne asnje vende ne Evrope! Dhune online, degradim personal, shpifje, sharrje dhe deri ne kercenime kafsherore jane bere normalitet edhe ndaj femijve e grave , se per njerezit publik kjo eshte bere normalitet. Shiko njer cfare te bejne ne Evrope lere me Ameriken ku te dergojne ne gjyq dhe te duhet te punosh gjithe jeten per te lare gjoben. Sot po diskutohet ne shume vende ligj per te ndaluar te rinjte nen 16 vjec te kene akses ne mediat sociale sepse jane kancer per shoqerine. Bej dicka! Leri hartimet, keto leria Meros.
Kurrsesi mos lejo qe nje pjese e vogel e bandes te anashkaloj shtetin dhe kushtetuten e vendit. Anemban bota zien nga protesta te dhunshme por shteti nuk dorzohet, ata azil kerkues gjoja british qe vine dhe pjerdhin para mikrofonit te shikojne seq po ndodhe dhe atje por shteti u jep dajak pa dogane. Z. Kryeminister ke 800 mij vota dhe 83 deputet qendro per ate qe te kemi zgjedhur pastaj LUBINJAT, SHKULLAKET E BUSHATET historia i ka hedhe aty ku jane sot
Vallaj cdo Km ne tere bashkimin europian do kishte dhene doreheqjen. Dhe ministra ne tere europen e qyteteruar per shuuume me pak kane dhene doreheqjen dhe jane zhdukur ngajeta politike. Vetem ne shqiperi hajduti mburret dhe kerkon te drejtoje popullin dhe vendin
Sa delirant kryeminister , ben sikur nuk e kupton qe duhet te iki , nje minute dhe me shpejte . Vetem ik
Ylli Limani dihet nga te gjithe se eshte i dashuri pasiv/aktiv i Saimir Manes. Me koncertin e tij ai ka vepruar si nje grevethyes. Jane disa nga Kosova qe kane shitur shpirtin si Shoqata e Veteraneve te UCK-se qe per turpin apo lajthitjen e tyre i jane bashkuar Baton Haxhiut tre breza spiun i shkijeve, Albatros Rexhes, punonjes i UNMIK-ut ne Prizren, familje e etiketuar si bashkepunetore e serbeve dhe Berat Buzhala i Klines si familje spiune e shkijeve
Sot 90 % e popullsis kan shkollim 9 vjeçar, 50 % e popullsis ka dhkollēn e mesme, 25% e popullsis kan njē diplom fakulteti ( master).,dhe 5 % e popullsis kan doktoratur, por duhet pranuar qē 1% ēshtē me tē meta tē shēndetit mendor (ku dhe ka te 41 bis) burg i siguris lart.Sot internet ka nē gjithē Shqipērin, celular ka çdo familje, tv ka çdo banes.28% e popullsis kan dy nēnshtetsi.90% e popullsis jeton nē shtēpit e tyre pa qera.Moshat mbi 60 vjeç kan pension,moshat nēn 60 vjeç ose kan aktivitet privat, ose asistenc, ose punojn nē publik ose privat.Mjeku familjes depiston çdo pacient lagje ose katundi.1 nē dy familje kalon pushimet verore nē bregdet.1 nē 5 familje kalon jetēn duke shētitur pēr pushime nē BE ose gjetkē.5 miliard euro jan kursime nē bankat e nivelit tē dytē nga qytetarēt.Kēshtu qē situata nuk ēshtē aq dramatike sa e pērfytiron Kryeministri.
Eshte koha te largohesh ti dhe berisha me hir ose pahir. Dhe kur themi ti dhe berisha, edhe zagaret hajdute te bandave reciproke si Muli, Paloka, Balluku Balla etj. Ju nuk mund te na perfaqesoni me as ne pozite e as ne opozite. U lodhem duke na vjedhur! U LODHEM DUKE NA GRABITUR DHE TASHME U LODHEM ME ARROGANCEN TUAJ. FJALORIN TONE E KENI FITUAR ME HAJDUTLLEQET TUAJA QE VIJOJNE PREJ VITESH
Eshte koha te largohesh ti dhe berisha me hir ose pahir. Dhe kur themi ti dhe berisha, edhe zagaret hajdute te bandave reciproke si Muli, Paloka, Balluku Balla etj. Ju nuk mund te na perfaqesoni me as ne pozite e as ne opozite. U lodhem duke na vjedhur! U LODHEM DUKE NA GRABITUR DHE TASHME U LODHEM ME ARROGANCEN TUAJ. FJALORIN TONE E KENI FITUAR ME HAJDUTLLEQET TUAJA QE VIJOJNE PREJ VITESH
UAU,PSIKONAZSTI SS-SKUTHI SURRELIT PAS 35 VJET QE U NGROH NE ZJARRIN QE DOGJEN ISH SHQIPERINE SHQETESOHET PER YLLI LIMANIN,MANJA IN DI MAGJARI. E JO PER GERDECIN,97,98.....21 J A N A R I N !? GJYQI HAGES PER KRIME E GJENOCID 35 VJET NDAJ POPULLIT SHQIPTAR DREJT SHPERBERJES NJESOJ SO SI PALESTINES!
A thua, qe ky i semure, nuk dine cfare ka bere dhe cfare ben, duke paguar dhe ndersyer hordhine e patronazhisteve, per te ndjelle frike dhe presion, per ata, qe nuk mendojne si si dhe me ne fund,i kundervihen atij. Shembulli i djeshem eshte dhe me eksplicit dhe ne kundert me demagogjine e dale boje te beut te Surrelit, kur nje tufe e gardistave te kuq te tij, atakuan dhe me fyerje protesten e popullit te neperkembur keq, nga sundimi i papergjegjshem i ketij te semure, qe numeron vec pafund ” suksese” dhe fajet e veta ja u adreson te tjerve, si me kete rast, me nje paturpesi ekzemplare protestuesve, qe reagojne, nga padrejtesite e panumerta, qe ka gjeneruar pushteti i tij, ne tere keto vite sundimi.
Eshte koha te largohesh ti dhe berisha me hir ose pahir. Dhe kur themi ti dhe berisha, edhe zagaret hajdute te bandave reciproke si Muli, Paloka, Balluku Balla etj. Ju nuk mund te na perfaqesoni me as ne pozite e as ne opozite. U lodhem duke na vjedhur! U LODHEM DUKE NA GRABITUR DHE TASHME U LODHEM ME ARROGANCEN TUAJ. FJALORIN TONE E KENI FITUAR ME HAJDUTLLEQET TUAJA QE VIJOJNE PREJ VITESH
Eshte koha te largohesh ti dhe berisha me hir ose pahir. Dhe kur themi ti dhe berisha, edhe zagaret hajdute te bandave reciproke si Muli, Paloka, Balluku Balla etj. Ju nuk mund te na perfaqesoni me as ne pozite e as ne opozite. U lodhem duke na vjedhur! U LODHEM DUKE NA GRABITUR DHE TASHME U LODHEM ME ARROGANCEN TUAJ. FJALORIN TONE E KENI FITUAR ME HAJDUTLLEQET TUAJA QE VIJOJNE PREJ VITESH
po ku e pe ti qe nxori administraten me dhune ,apo ste pelqeu qe ne sheshin e PS ishin edhe njeher me shume se ne sheshin tuaj ,po dhe ne se esht administrat pse te shkon mendja qe i nxjer me dhun ata nuk duan apo ata nuk jan votues ,flisni brockulla po ulni hunden e shikoini gjerat me realitet e informohuni tamam e lerini keto budallalleqe