PD ngjit në tribunën e protestës gazetarët e Syrit

13 Qershor 2026, 19:54Politika TEMA
PD ngjit në tribunën e protestës gazetarët e Syrit

Partia Demokratike po e merr gati plotësisht në dorë protestën. Në fillim u shfaqën deputetët e PD-së, pastaj mbështetësit e PD-së në protestë dhe më në fund po ngjiten në tribunë gazetarët e medias së familjes Berisha.

Nuk është ndonjë gabim që gazetarë të Syrit drejtojnë protestën, por kjo lë në hije drejtuesit e rrjetit të gazetarëve BIRN, të cilët janë shpallur organizatorë të protestës, si dhe gazetarë të tjerë që janë përfshirë në komisionin organizator. Futja e gazetarëve të familjes Berisha në krye të protestës i jep fund lojës me maska të këtyre gazetarëve që paguhen nga OJQ-të, pasi, me sa duket, ata u përdorën si maskë për t’i dhënë protestës një kopertinë OJQ-sh dhe aktivistësh të shoqërisë civile.

2 Komente

  1. k
    k

    Helmi i korrupsionit të pd së do helmojë dhe degradojë jo vetëm protestën por edhe lanën.

    Përgjigjjuni
    1. Gazetarēt e news 24 ose te syri tv, flet qart qē sot gazetari merret me aktivitet privat dhe harron profesionin qē ushtron.Situata politike anemban botēs ka bērē qē shqiptarēt e thjesht nëpēr botē nuk ndjehen atje si nē vēndin e tyre, si nē vēndin e punēs apo vendbanime.Kriza ekonomike bēn zgjimin e racizmit nacionalist, ku dikur ishin njerēzit me ngjyr, ndērsa tani jan ata tē shteteve fqinje ose mike.Ndaj ēsht mēnyra tyre tē nxjerrin nga vetja tē keqen qē po u bllokon hapin.Emigrimin e kam pērjetuar qē nē vitet 90 dhe deri pad pandemis, dhe shikoja ndryshimet qē vēndet e zhvilluara aktivonin, duke nisur nga largimet nga puna, nga paga papunsis, invaliteti, ndihma sociale, larguar me pērmbaruesit nga grazonjerja si pronar apo qeraxhinj.Atje qytetarēt tanē nuk mund tē jetojn mē, kētu s'ju bēhet mbar tē vijn pasi ju vjen turp nga goja tē tjerēve.Ata qē s'kan emigruar asnjēher mendojn se atje ēdhtē jet bossi, ndērsa kētu jet qeni, sepse shohin me makina tē shtrenjta dhe xhepin plot por ēshtē e kundērta, kētu jeton si pasha dhe atje jeton si skllav.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje