Një murgeshë kapet rob në Bulevard

11 Qershor 2026, 14:18Blog TEMA
Një murgeshë kapet rob në Bulevard

Nga Frrok Çupi 

Në sfond, tek nisi të flasë, kishte selinë e Qeverisë, e ndërtuar që në periudhën e Fashizmit. Përballë selinë e Kuvendit, ish selia e Byrosë Politike të Partisë së Punës. Megjithëse në mes objektesh ‘kulti’ të sigurisë maksimale, murgesha katolike dukej dhe lëvizte si e trembur.

Në Bulevard, prej tetë ditësh, zhvillohej një protestë politike. Protesta që u thërrit si ‘qytetare’ ka brenda disa fraksione, që nga grupet e dhunës, grupet e haresë, grupet që i ndalojnë tjetrit të thotë fjalën e tij, ekstravagantët, ziliqarët dhe pritmëtarët për përfitim ‘kur të marrin pushtetin’.

Prej këtyre grupimeve që zhyten e dalin mbi ujë si gogla plastike, murgesha katolike nuk kishte pse trembej. As nga siguria e bulevardit. Madje as nga vetë Vatikani, për të cilin, me sa duket, nuk donte t’ia dinte shumë. Sipas Etikës së Shërbimit Katolik, një murgeshë, normalisht, nuk mund të përfshihet në politikë, në asnjë angazhim aktiv. Murgesha i përkushtohet misionit shpirtëror, ajo ruan misionin e saj fetar dhe unitetin e besimtarëve.

Për këtë urdhër, murgesha nuk do t’ia dijë; punë e saj.

Është tjetër gjë për disa gra dhe vajza të tjera, të mbuluara me burka, që morën fjalën herë pas here, besoj mjaft më të çlirëta. Ato ishin disa, murgesha katolike një e vetme në skenën e bulevardit.

Nuk kaloi shumë kohë, vetëm dy ditë pas ngjitjes në skenë politike të murgeshës katolike, kur Irani, Republikë Islamike, sulmoi shtetin shqiptar dhe u deklarua si mbështetës i protestës së nisur prej dhjetë ditësh në bulevardin e Tiranës. Qeveria shqiptare e kishte paralajmëruar ndërhyrjen e Republikës Islamike të Iranit në nxitjen dhe mbështetjen e protestës në Tiranë. Shteti shqiptar ka vuajtur mjaft, dy vitet e fundit, nga sulmet kibernetike të Iranit. Është mbrojtur vetëm në sajë të mbështetjes së aleatëve perëndimorë të Shqipërisë, SHBA, BE.

Shteti shqiptar e ka përzënë nga vendi ambasadorin e Iranit dhe i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Vendimi është përkrahur si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga Bashkimi Evropian.

Por ja ku jemi, jo thjesht një murgeshë e trembur, as vetëm një thërritje ‘urgjente’ e një murgeshe katolike për të ‘prishur synin e keq’ në bulevard

Në Tiranë tani po luhet loja e rëndë, lufta mes Lindjes dhe Perëndimit. Këtu janë gjetur njerëz të gatshëm që ta zhvillojnë këtë luftë të largët në tokën e tyre, por jo se kjo vjen në dobi të shqiptarëve. Veçanërisht, sikur larg qoftë, këtu të fitojë luftën Republika Islamike e Iranit, ose edhe një segment tjetër që nuk është Perëndim.

Dikush thotë se barrën e kanë Edi Rama dhe Donald Trump. Barra, demek, pse u morën me Bordin e Paqes, që cenon direkt ‘folenë e grerëzave’, Iranin, i shpallur si sponsor i vetë terrorizmit Islamik. Po atëherë, vallë, duhet që të dalin disa shqiptarë që të sulmojnë ‘mikun e Amerikës, shtetin shqiptar’, me këtë rast. Që të marrin hak?

Dikush tjetër thotë se ‘tani Trump ndodhet në pozita të dobëta’ për shkak të luftës me Iranin. Në kohën kur ‘ti mik nuk je mirë, unë nuk jam me ty’. Aq më tepër që linjat Islamizuese të ardhura nga Irani prej vitesh në Shqipëri, tani e ndiejnë veten si më mirë, duke pasur Iranin në mbështetje. Me këtë rast këta shpresojnë se do ta kthejnë Tiranën në Teheran: ‘Ti në burg, ai në burg, ata ose ato në burg, të gjithë në burg!’. Ky është etydi.

Sulmi alias jatullah kundër hebrenjve, që nga Bulevardi në Tiranë, është lajmi më i zi për kombin shqiptar. Dëgjova një protestues nga Shkodra, doli në podium dhe tha se ‘boll ua krehëm bishtin hebrenjve në vitet dyzet, tani të na shikojnë se nuk jemi ata’. Mu dridhen gjunjët. Po i hyjnë në themel vlerës kombëtare, kodeve tona, shpirtit të kombit tonë për ta bërë zero, ose për ta bërë… Iran.

Le pastaj për vetë prosperitetin e vendit tonë që do të rritet vetëm përmes mbështetjes së Perëndimit dhe investimeve prej SHBA dhe BE. Këtë e fshijnë këta nga letra e fjalimeve. Asnjë minutë e gjithë këtyre ditëve në protestë, nuk është thënë asnjë fjalë për ‘SHBA, për Evropë, për Perëndim, për Qytetërimin Kristiian.

Lufta këtu vazhdon jo me ne, por mes Lindjes dhe Perëndimit. Pa diskutim.

Murgesha katolike që u shfaq në politikën e Bulevardit, nuk mundi të ndryshojë asgjë.

5 Komente

  1. E
    E pa pranueshme

    Sì Mundet nje murgeshe te mirret me politike?????

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari

      Keshtu ndodh kur je nje vend jo me vete, jo i lire dhe i varum. A nuk ka ka ndodhur keshtu tere jeten tone pas 1912? U nda Italia me Austrohungarine, na sollen nje mbret Prusian, dhe ne filluam luften per Dum Babem. U nda Itali nga Anglia dhe ne filluam luften komuniste, U nda ugosllavia nga BS dhe ne filluam luften e klasave. U nda Kina nga BS dhene filuam Revolucioin Kulturor. U nda Amerika me Lindjne e Mesme ne filuam luften civile te 97es. Kur teshtijne ata qe na kane ne pronesi, ne fillojme luftera, sepse ne nuk jemi vend me vete, i lire e i mosvarum (neutrale) sic e themeluan baballaret e kombit tone ne 1912

      Përgjigjjuni
      1. F
        FRROKU NË SHËRBIM TË RAMËS

        Me sa duket, Frroku e paraqet një protestë qytetare si pjesë të një komploti ose përplasjeje gjeopolitike "Lindje-Perëndim" pa sjellë prova bindëse. Në vend që të analizojë shkaqet konkrete që mund t'i kenë nxjerrë njerëzit në shesh, ai ua atribuon motiveve ideologjike dhe gjeopolitike, duke u mbështetur më shumë te retorika dhe frika sesa te faktet e verifikueshme. Frroku barazon një protestë të tërë me disa individë. Ai merr disa episode, disa folës apo disa figura të pranishme në protestë dhe prej tyre nxjerr përfundime për gjithë protestën. Ky është një gabim logjik. Në çdo protestë të madhe ka njerëz me bindje të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se të gjithë protestuesit ndajnë të njëjtat ide. Nuk sjell prova për lidhjen mes protestës dhe Iranit. Kjo është më shumë një asociacion sesa një provë. Frroku ngatërron korrelacionin me shkakun. Thotë se dy ditë pasi murgesha foli në protestë, Irani ndërmori një sulm, duke lënë të kuptohet një lidhje mes ngjarjeve. Por fakti që dy gjëra ndodhin afër njëra-tjetrës në kohë nuk do të thotë se janë të lidhura shkakësisht.Injoron arsyet reale të protestuesve Në tekst pothuajse nuk diskutohet asnjë nga shqetësimet konkrete të njerëzve në protestë: korrupsioni, ekonomia, papunësia, emigracioni, çmimet, drejtësia apo problemet e tjera që mund t'i kenë nxjerrë në shesh. Në vend të kësaj, motivet e protestuesve interpretohen si pjesë e një konflikti gjeopolitik global. Kjo shmang debatin mbi problemet reale që njerëzit mund të kenë. Përdor gjuhë emocionale në vend të analizës. Shprehje si: "ta kthejnë Tiranën në Teheran", "sulmi alias jatullah", "lajmi më i zi për kombin shqiptar", "po i hyjnë në themel vlerave kombëtare", janë formula retorike që synojnë të krijojnë frikë dhe alarm, jo të provojnë një argument.Krijon një zgjedhje të rreme: ose Perëndimi ose Irani. Sgkrimi i Frrokut e paraqet situatën sikur ekzistojnë vetëm dy alternativa: të jesh me qeverinë dhe Perëndimin; ose të jesh me Iranin. Në realitet, një qytetar mund të kritikojë qeverinë shqiptare dhe njëkohësisht të jetë pro orientimit euro-atlantik të Shqipërisë. Frroku gjeneralizon padrejtësisht protestuesit, i përshkruan ata "grupe dhune", "ziliqarë", "pritës për përfitime", etj. Këto janë etiketime pa prova dhe nuk përbëjnë argument. Një analizë serioze do të duhej të mbështetej në të dhëna, jo në karakterizime fyese. Mungojnë faktet dhe burimet. Shkrimi paraqet shumë pretendime, por pothuajse asnjë referencë konkrete pra : Kush e mbështeti protestën nga Irani? Cilat organizata? Cilat deklarata? Cilat prova? Pa këto, argumenti mbetet spekulativ. _______________________ Shënim: Pra është e qartë propaganda e Frrokut në shërbim të Ramës. Spekulim dhe sharlatanizëm total. Për këtë po protestojnë edhe qytetarët këto 11 ditë, pra që mos të katandisen si Frroku, të mos i përkulen regjimit, mos të bëhen qesharakë me pseudo analiza spekulative.

          1. N
            Naimi

            Nuk e kuptoj se çfarë është ai sheshi para kryeministris?Kishë apo vënd proteste?Ja pra që dhe feja bënë gjynahe.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje