Sali Berisha është shpallur non grata nga populli shqiptar

11 Qershor 2026, 13:55Blog TEMA
Sali Berisha është shpallur non grata nga populli shqiptar

Nga Thoma Gëllçi 

Debati për statusin “non grata” të Sali Berishës ka dominuar për vite me radhë jetën politike shqiptare. Mbështetësit e tij e kanë paraqitur atë si provën përfundimtare të një komploti ndërkombëtar, ndërsa kundërshtarët si vulën e fundit të një karriere të gjatë politike. Sot, sipas njoftimeve të vetë Sali Berishës, pas kaq shumë vitesh polemikash dhe përpjekjesh, atij ia kanë hequr non gratën. (Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar.) Por pyetja kryesore nuk është më se çfarë ka bërë apo do të bëjë Departamenti Amerikan i Shtetit. Pyetja është shumë më e thjeshtë: çfarë ndryshon për Shqipërinë?

Edhe sikur të jetë e vërtetë ajo që tha Sali Berisha dhe tani të dilte edhe një njoftim zyrtar nga Uashingtoni që Sali Berishës i hiqet statusi “non grata”, çfarë do të ndryshonte realisht? Ai do të mund të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara. Do të mund të pinte kafe me diplomatë amerikanë. Do të mund të bënte fotografi para institucioneve amerikane dhe nusja e djalit do të mund të postonte foto nga Miami. Por vetëm kaq.

Asgjë nuk do të ndryshonte në Shqipëri.

Asgjë nuk do të ndryshonte në sheshet e Tiranës ku prej ditësh dëgjohen thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. Asgjë nuk do të ndryshonte në perceptimin e qindra mijëra qytetarëve që prej vitesh nuk e shohin më atë si alternativë qeverisëse. Asgjë nuk do të ndryshonte në faktin se ai nuk ka fituar asnjë betejë të rëndësishme zgjedhore kundër Edi Ramës. Për shqiptarët, emri i Sali Berishës është i lidhur me dhunën dhe zgjedhjet e vjedhura të 26 majit, me instalimin e një shteti policor të dhunës dhe represionit politik, duke lënë pa punë të gjithë ata që ai i quante kundërshtarë. Është i lidhur me krizën e piramidave, dërgimin e forcave ushtarake kundër popullit që protestonte, me shkatërrimin e shtetit shqiptar më 1997, me pushtimin me dhunë të institucioneve të shtetit në 1998, me Gërdecin si prova e shpërthimit të korrupsionit më madhor dhe me vrasjen e protestuesve të pafajshëm në bulevardin e Tiranës më 21 janar.
Prandaj statusin më të rëndë politik Berishës nuk ia dha Departamenti Amerikan i Shtetit. Atë status ia ka dhënë elektorati shqiptar.

Ai është shpallur non grata nga një pjesë e madhe e popullit shqiptar.

Në historinë politike moderne është e vështirë të gjesh një shembull tjetër ku një protestë masive kundër qeverisë të drejtojë zemërimin e saj jo vetëm kundër pushtetit, por edhe kundër opozitës. Në tubimet e fundit janë dëgjuar vazhdimisht thirrje si “Opozitë e shitur!” dhe “Opozitë e shitur!”. Kjo nuk është thjesht një parrullë. Është një aktakuzë politike që nuk ka Departament Shteti që mund ta heqë, sado kompani të fuqishme lobimi të përdorësh në Uashington.

Dëmin më të madh në politikën shqiptare Sali Berisha ia ka bërë vetë Partisë Demokratike. Nuk ka turp më të madh sesa përfaqësuesit e saj të përzihen nga turma e njerëzve që proteston kundër qeverisë.

Në vend që të ndihmonte ripërtëritjen e saj, ai është shndërruar në pengesën kryesore të saj. Në vend që të hapte rrugën për një brez të ri drejtuesish, ai e ka mbajtur partinë të lidhur me konfliktet dhe betejat e tij personale.

Ai është bërë paterica më e madhe politike e Edi Ramës. Kryeministri nuk ka pasur kurrë një kundërshtar më të dobishëm sesa Sali Berisha. Çdo palë zgjedhje është kthyer në një referendum mes dy figurave që dominojnë politikën shqiptare prej më shumë se tre dekadash. Dhe sa herë që zgjedhja është paraqitur në këtë mënyrë, rezultati ka qenë i njëjtë.

Ndërsa Shqipëria përballet me emigracion masiv, korrupsion, kapje të institucioneve dhe mungesë përfaqësimi politik, debati vazhdon të sillet rreth pyetjes nëse Berisha mund të marrë apo jo një vizë amerikane.

Ky është një debat që intereson vetëm Sali Berishën dhe Edi Ramën.

Shqiptarët kanë një problem tjetër. Ata kërkojnë një alternativë që nuk e shohin as te Edi Rama dhe as te Sali Berisha. Kjo është arsyeja pse në protestat e sotme dëgjohet po aq zemërim kundër qeverisë sa edhe kundër opozitës tradicionale.

Në politikë ka momente kur një figurë bëhet më e madhe se partia e saj. Por ka edhe momente kur ajo figurë bëhet pengesa kryesore e partisë që pretendon se mbron. Për shumë shqiptarë, Sali Berisha ka hyrë prej kohësh në kategorinë e dytë.

Prandaj edhe çështja e vërtetë nuk është nëse ai do të mbetet apo jo “non grata” në Amerikë. Çështja është se ai prej kohësh është bërë politikisht “non grata” për një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare. Dhe ky është një status që nuk hiqet me firma diplomatësh, me kontrata lobimi apo me fotografi në Uashington.

17 Komente

  1. R
    Rrofte Usa

    Tamam, populli vet e ka shpall nongrata Saliun. Nese Usa eshte cmendur, le ta marre Saliun me familje per streim politik atje.mkeshtu do na bente nderin e shekullit dhe ne do ja kishim nji borxh te madh, jo vetem Zvernecin ta marre, por tere Shqiperine se mire do na bente!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Dhe kete non grata nuk e heq dot as me miljarda dollare. Por veremliu kriminel vazhdon te fluturoj me presh ne bythe, bashke me Tritanin.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O y9v0y vg97g

        Lajme te reja,lajme te reja, qeveria hedh kocka per lehesit. KUSH LEH ME SHUME MERR KOCKA ME SHUME.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berati

          Ate kujdestarin futeni ca kohe ne burg se i ben mire,biles behen edhe me te vlefshem. Fiks per shen Thomain

          Përgjigjjuni
          1. M
            Munika

            Ky eshte problemi. Se Amerika mund ta vere e ta heqe non graten me ca miljona dollare, po shqiptari nuk mund ta fale gjakun e Gerdecit 21 Janarit e plot krimeve te tjera te kesaj kufome.

            Përgjigjjuni
            1. H
              H

              Saliu zotni eshte kriminel,nongrat pa nongrat krimineli eshte kriminel,ka vrar njerez,pak ju duket kjo? Ata qe vun nongraten renditen shume argumenta dhe fakte qe shqiptaret I dinin para tyre,nese krimi dikujt mund ti duket trimeri turp per te.

              Përgjigjjuni
              1. W
                W

                Po qe se Nje superfuqi si Amerika blihet me dollar nga nje kriminel dhe hajdut si Saliu,ky eshte fundi.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  K

                  Nuk besoj se eshte lajm I vertet,te amnistosh nje kriminel si Saliu per 6 milion dollar eshte e pamundur,nuk mundet superfuqia e botes USA te shitet per kaq pak.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lëvizja panshqiptare

                    Nëse është e vërtetë dëshmon që SHBA është peng i sionistëve dhe sillogjeve dhe po jep shpirt si nga trutë, si nga morali, si nga serioziteti. Është momenti për aleatë të rinj, për objektiva të reja, për paradigmë tjetër, që synojnë një shtet etnik shqiptarësh nga Presheva në Janinë, More dhe Egje, që na jep më shumë liri, më shumë dinjitet, më shumë siguri, më shumë mirëqënie, më shumë respekt, sesa 200 vjet luftra dhe intriga perëndimore në Ballkan, gjenocide, persekutime nazi fashiste Integrimi, izolim, rrënim, rracizëm, mjerim dhe margjinalizim. Por edhe jashtëqitjeve të kombit shqiptar, pavarsisht se çfarë bythe lëpijnë, duhet t'ja i japim përgjigjen e hidhur duke i rrjepur për së gjalli, si një mesazh për çdo motërqir që mendon se me lëkurën e Shqipërisë mund të bëjë çfarë të dojë, por edhe për tutorët që i prostutuojnë

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      M

                      Po pse ca u bo Amerika tregu gabelve,qe te blihet kaq lire? Eshte mashtrim I Sali kriminelit,rrofte Amerika,superfuqia e botes nuk mund te bjeri kaq posht,posht krimineli me I madh I kombit shqiptar Sali Berisha.

                      Përgjigjjuni
                      1. Q
                        Q

                        Po ta vuri kadiu nuk ka kush ta bene davan, qe do te thot,po ta vuri populli nuk ka Amerike qe ta heq,dhe Sali kriminelit ja ka vene populli shqiptar.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fshatari

                          E kush pjerdh per populin. Ameriqia e Evropi cfare thone? Ata kane rendesi perne sklleverit fshatare

                          Përgjigjjuni
                          1. g
                            gellc-pacavurja

                            Saliu sehte e vertete qe eshte non grata nga populli, po lloji tend mor Gellci, jeni me shume se kaq: Eshte ngritur, nje revolte e madhe popullore, qe po vazhdon me dite te tera dhe ti gellc-gazetari nuk thua nje fjale.Ju komunistet e pp-ps deri sa te ngordhni, nuk hiqni dore, per te sunduar dhe per te perfituar nga ky vend.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sela

                              Sa të jetë gjallë shpellari Berisha do jetë non gratta nga shumica e shqiptarëve,të tjerat nuk kanë rëndësi

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                I

                                Amerika eshte shtet 250 vjecar,dhe demokracia me e vjeter e botes,keto lajme jan te genjeshtra,perhapen nga krimineli Sali haleja.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Aldo

                                  U ka mbetur mendja tek Amerika o te mjere!? Se kush e llogarit Shqiperine me 2 milion banore( sa 1/2 e nje fshati ne USA ,vetem ju shikoni endra diten per diell. Jane interesa biznesi per te fituar para nga ky vend i varfer, armatim per tju kundervu Europes, baza ushtarake per kete qellim etj.Eshte zemra e Europes ,prandaj ju intereson, jane social imperialiste te thekur( ashtu sic thoshte me te drejte dulla) ,shikojne interesa afatgjata, jo se ju plasi menderja per ne.Kuptojeni njehere e mire, USA na do kavie! Cfare kemi ne per ti dhene asaj, pervecese token dhe detin, po dhe ne sklleverit! Zvernecin, sazanin, karaburunin, ndofta dhe Saranden se Vlora eshte zjarr nuk e marin dot.Shikoni vendin o politiqene, mjaft para droge dhe vjedhje keni, regullojeni qe populli te kete pune, siguri dhe mirqenie, mos shpresoni tek te tjeret ,qofte kjo USA,.Askush nuk punon per te tjeret pa patur interes! E sidomos kjo USA qe ju e mbani ne goje o kafexhinjte e Shqiperise, qe mbetet ne kafene.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Pali

                                    Une nuk jam me Sali Berishen. Por deri tani na qate b... duke bertit Sali Berisha non grata ne Amerike.... ne Amerike....!!!!! Tani na dalin, jo ne Amerike se seshte gje ajo, kot kemi bertitur, ngazellyer, share, ofenduar me ate....te Amerikes. Tani do te bejme nje shpikje "shqiptare" , se Saliu qenka non grada ne Shqiperi.... Keto jane k ... e kuptoni vete.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje