“Janë të pasjellshëm”/ Moderatorja sportive “thumbon” futbollistët e Kombëtares: mendjemëdhenj live, më ndryshe në Instagram

11 Qershor 2026, 14:33Lifestyle TEMA
“Janë të pasjellshëm”/ Moderatorja sportive

Moderatorja dhe modelja shqiptare Françeska Rustem ka bërë deklarata të forta për disa futbollistë të Kombëtares, gjatë një interviste në emisionin Pardon My French.

E ftuar në studio, ajo foli për eksperiencën e saj në televizion por vëmendjen më të madhe e mori komenti i saj për sjelljen e disa futbollistëve.

Sipas saj, disa prej lojtarëve nuk janë gjithmonë aq të sjellshëm dhe të hapur sa pritet në komunikim me të ftuarit apo median.

“Jam më e rreptë me futbollistët sepse shoh që nuk janë aty ku duhet… janë pak të pasjellshëm,” u shpreh ajo gjatë intervistës.

E pyetur më tej në studio, ajo shtoi se ndonjëherë futbollistët “ngrinë” në komunikim dhe nuk tregojnë afrimitet.

“Mendjemëdhenj live, se në Instagram pastaj i shikojmë ato ‘like’-t që shkojnë,” tha ajo me ironi.

Megjithatë, ajo theksoi se kjo sjellje nuk vlen për të gjithë, duke shtuar se lojtarët më të rritur dhe ata që kanë familje, sipas saj, janë më të komunikueshëm dhe më të sjellshëm në raport me publikun.

1 Komente

  1. m
    merçedezi çoles

    ta varin sa te te fusin njehere rroten e karit Françeska, aq e ke vleren apo se ke kuptuar akoma

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje