Arrestohet aktorja e njohur turke, Beren Saat

11 Qershor 2026, 10:54Lifestyle TEMA
Arrestohet aktorja e njohur turke, Beren Saat

Policia turke ka ndaluar 22 persona, përfshirë disa figura të njohura të industrisë së filmit dhe muzikës, në kuadër të një hetimi për vepra të dyshuara që lidhen me substance narkotike dhe prostitucionin në Stamboll, sipas raportimeve të mediave lokale.

Mes të ndaluarve raportohet se janë këngëtari Kenan Doğulu, aktorja e njohur turke Beren Saat, muzikanti Ozan Doğulu, aktori Enis Arıkan, këngëtari Berdan Mardini dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kerimcan Durmaz, shkruan Turkiyetoday.

Operacioni u zhvillua nga njësitë kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stambollit, në kuadër të një hetimi të udhëhequr nga Zyra e Kryeprokurorit Publik.

Autoritetet kishin lëshuar urdhra ndalimi për 22 të dyshuar, përpara se ekipet e policisë t’i merrnin ata në paraburgim. Ky rast është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Turqisë për të luftuar narkotikët, të cilët zyrtarët i konsiderojnë një shqetësim serioz për shëndetin publik dhe sigurinë.

Lista e plotë e të ndaluarve përfshin: Ayşe Hatun Önal, Tolga Cam, Ferhan Kaya, Murat Saygı, Enis Ahmet Onat, Ahmet Karoğlu, Emre Tari, Hasan Vatan, Kerimcan Durmaz, Kenan Doğulu, Beren Saat, Mehmet Cem Karcı, Berdan Mardini, Reyhan Küçükyegen, Ozan Doğulu, Yaşar İpek, Mehmet Yıldız, Tessy Ramos Correira, Enis Arıkan, Rafet Eren Yorulmazer, Ali Efe Bezci dhe Selin Ciğerci.

Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me akuzat specifike ndaj secilit person apo me fazën aktuale të procesit gjyqësor.

Lini një Përgjigje