Nga salla e Parlamentit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lëshoi një seri akuzash të drejtpërdrejta ndaj kreut tëm partisë Mundësia Agron Shehaj, duke e cilësuar atë “hajdut”, “gjobaxhi” dhe person të dënuar për vjedhje të të dhënave personale. Kreu i grupit socialist tha se Shehaj ka përvetësuar listën e anëtarësisë së Partisë Demokratike dhe e sfidoi publikisht të japë shpjegime për këtë çështje.
“Ti je një hajdut. I vodhe Partisë Demokratike listën e anëtarësisë. Je një hajdut të dhënash personale, je një gjobaxhi. Ktheji Partisë Demokratike listën e të dhënave personale që i ke vjedhur”, deklaroi Balla gjatë fjalës së tij.
Socialisti akuzoi gjithashtu Shehajn se po përpiqet të përdorë politikisht protestën kundër projektit në Zvërnec, duke pretenduar se lëvizja qytetare nuk ka lidhje me të dhe me forcën politike që ai drejton.
Ai deklaroi se shqetësimi real i Agron Shehajt nuk lidhet me investimin, por me çështje pronësie në zonën e Vlorës.
Sipas Ballës, një i afërm i kreut të Partisë Mundësia, Agim Shehaj, rezulton i përfshirë në hetimet që lidhen me pretendimet për manipulim pronash.
“Ky Agron Shehaj që bërtet nuk e ka hallin te protesta. Halli i tij është Agim Shehaj. E di gjithë Vlora sa tokë ka Agim Shehaj. Të sfidoj, dalim nga kjo sallë dhe shkojmë bashkë në Vlorë për t’ua shpjeguar qytetarëve problemet që keni me pronat”, u shpreh Balla.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së shpotiti Shehajn duke i thënë se ish-kreu i PD, Lulzim Basha mund të bëhet i penduar edhe mund të tregojë se sa e pagoi ai që të futej në listën e partisë disa vjet më parë.
Replikat me kryetarin e partise Mundesia, Agron Shehaj:
Kryetar, pa merak se shantazhin e këtij unë as nuk e marr në konsideratë, ia kam thënë para një jave...
Po ta përsëris: ti je një hajdut!
I vodhe Partisë Demokratike listën e anëtarësisë!
Listën e anëtarësisë!
Dole, dole!
Zoti Kryetar, ju lutem, mund t'i tërhiqet vëmendja një zhurmuesi i cili shkon dhe bën selfie në protestë; protesta s'ka asnjë lidhje me ty, sepse, sepse protesta lindi si një reagim për një projekt. Ti je mësuar që në çdo projekt që bëhet në Shqipëri, shkon natën dhe i thua investitorit: "Më sponsorizo që të të mos përmend emrin", i shkon televizioneve edhe i thua televizioneve sa lekë do të më nxjerrësh mua në prime time; ti je një hajdut të dhënash personale, ti je një gjobaxhi! Dhe je një person i dënuar për vjedhje të dhënash personale, je nën hetim për vjedhje të tjera të dhënash personale; ktheji Partisë Demokratike listën, ktheji Partisë Demokratike listën e të dhënave personale që i ke vjedhur, sepse sot ka një lajm të mirë: Luli mund të bëhet i penduar edhe mund të tregojë se sa e pagove ti që të futi ty në listë. Kaq!
Replika 2
Pavresisht se ma përmendi emrin Porta Borsa, do t'i përgjigjem "mbajtësit të çantës", sepse mendoj që, mendoj që, e para, sa i përket agjencisë më të madhe në botë të lajmeve Reuters, kam komunikuar, komunikoj çdo ditë me drejtuesin e zyrës së Reuters në Tiranë, më ka shkruar vetë, i kam shkruar, nuk kam në vlerësimin tim... e drejta e fjalës është një e drejtë e pakushtuzuar. Në vlerësimin tim, në rastin në fjalë, i kam thënë: "Spostoje pak planin mos e mbaj një vend, është gjë shumë e thjeshtë."
Tani për "mbajtësin e çantës", jo për "çantën". Tani që ta dini të gjithë këtu, ky Agron Shehaj që bërtet, ky ka hall tjetër, s'ka lidhje fare me protestën. Ky s'ka lidhje fare me protestën. Halli i tij është djali i xhaxhait, Agim Shehaj, i cili është një ndër personat që ka manipuluar pronat atje, që është hetim. Ky bërtet për pronat e djalit të xhaxhait, s'ka lidhje fare ky me... S'ka. E di gjithë Vlora, e di gjithë Vlora se sa, sa hektarë tokë, sa hektarë tokë ka Agim Shehaj. Unë të sfidoj: ikim tani të dy, dalim nga salla dhe shkojmë në Vlorë dhe sqarojmë Vlorën për problemet që ke ti dhe Agim Shehaj. Ty, këta këtu... O Agron, o Agron, pusho ti Porta Borsa, o Agron, këta këtu, këta këtu të besuan vetëm regjistrin e partisë, edhe atë ua vodhën. Imagjino, vetëm regjistrin e partisë. Ma ka thënë Luli, se tani do i tregojmë të vërtetat. Kështu më tha Luli: "Ja besova atij L, se nuk e them dot se s'ma le etika parlamentare."
Ktheja regjistrin e anëtarëve të Partisë Demokratike. S'ka replikë me replikën time, mësoje dhe ti se u bëre 6 muaj këtu.
Po repliken e Agronit pse e nuk e lexojme dot?
Gazetatema eshte blere me kohe tani nga grupi kriminal i PS-se. Gabim qe spaku nuk e filloi nga media.
Gomar jo detar, gazeta TemA qenka shitur e te le ty dhe ca cyryke te tjere si puna jote te kakarisni ketu e te shani edhe te zotin e shtepise!? Ju jeni komplet budallenj, por budallenjte jane kripa e jetes, prandaj dhe Mero, i fut nje te qeshur dhe ju toleron, sic tolerohet cdo budalla ne cdo lagje.
Po perse or legen kerkon tu a tregosh qytetareve te Vlores pronat e grabitura nga fisi i Shehajve. Shko mor legen tregoja iinstitucioneve te drejtesise. Keshtu i ndihmon qytetaret e Vlores dhe jo duke na care carin me propogande fshatareske
Katundaret kerkojne te perplasin brieer.si kafshet,per zenje territore e dashnore!?
Pronat i ka vjedhur Saleh Berisha me Edvin Ramën me ligjet hajdute ndër vite dhe jo fisi Shehaj. Manipulimet me fjalime të paqarta deri në fund, janë vazhdimësi e dashakeqësisë për ata që kanë gjithshka me djersë ndër breza dhe jo të vjedhur me ligjet hajdute të pronave. Këta hajdutë ordinerë pronash me pushtet, e futën Shqipërinë në listën e zezë të drogës dhe trafiqeve, rrëmbimit të pronave kundër të drejtave të njeriut si dhe vazhdojnë shpopullimin masiv. Këta injorantë me pushtet duhet të dinë se me ligjet e hajdutërisë së tyre, nuk do arrijnë kurrë qëllimet e tyre, sepse ligjet duhet të kenë moral dhe respektim të të drejtave të njeriut. Në të kundërt, herët a vonë shbëhen dhe krijuesit dhe mbështetësit e këtyre ligjeve hajdute, përballen ashpër me drejtësinë. Edhe kriminelët e fashizmit, etj..., vepruan mbi bazën e ligjeve të kohës së tyre, por ato ligje ishin kriminale dhe të kuptueshme nga çdo njeri si ligje kriminale në shkelje të të drejtave të njeriut. Prandaj edhe ata që i zbatuan në kohra të tilla u përballën më vonë me drejtësinë e vërtetë dhe u dënuan e vazhdojnë të dënohen.
Mos ngaterroni kete Shehajn e Sevasterit me Shehajt e Kanines, jan larg me njeri tjetrin, Shehajt e Kanines jane fisnik denbabaden dhe te pa trazuar me asnje parti politeke perjetesisht.
Po flet për lista, kur lista e patronazhistëve përbën shkelje të rëndë ligjore dhe vjedhje të privatësisë të shqiptarëve kudo që janë. Hajdutët me pushtet thërrasin: Kapeni hajdutin.
Nuk e di por ky balla, edhe kur nuk do te prishesh gojen prape te provokon. Sapo shfaqet ky, te vjen ta shash nga rrobt. Nuk e di pse e ka kete aftesi. Te qifsha rrobt o t balla