Aksident në aksin Elbasan–Metalurgji, përplasen katër automjete

28 Korrik 2026, 10:20Kronika TEMA
Aksident në aksin Elbasan–Metalurgji, përplasen katër

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 09:45, në aksin Elbasan–Metalurgji.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë katër automjete, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale si pasojë e përplasjes.

Paraprakisht dyshohet se është lënduar drejtuesi i një fugoni. Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

1 Komente

  1. H
    Haku

    Te lujt menç. Idiote e psikopate... ishte me mire kur skishin. E pasura e tepert te ben psikopat e ordiner te cmend, se ne fillim te jep fuqi dhe krah, me pas te perplas perdhe fort, direkt tek gropa e varrit. Vk

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje