Ja çfarë parashikon kredia 302 mln USD nga SHBA-të: Shqipëria pritet të blejë pajisje e sisteme luftarake amerikane

27 Korrik 2026, 18:55Kronika TEMA
Ja çfarë parashikon kredia 302 mln USD nga SHBA-të:

Foreign Military Financing (Financimi ushtarak i huaj) i njohur si FMF, është programi përmes të cilit Shqipëria do të marrë 302 milionë dollarët e parashikuar në marrëveshjen e miratuar sot. Ky program parashikohet nga Akti i Kontrollit të Eksportit të Armëve dhe u mundëson vendeve partnere të përshtatshme të blejnë artikuj, shërbime dhe trajnime të mbrojtjes së SHBA-së.

Është Sekretari i Shtetit ai që përcakton se cilat vende do të marrin FMF-në, së bashku me shumat përkatëse. Ndërsa, Sekretari i Mbrojtjes ekzekuton programet e Financimit përmes Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes, me seli në Pentagon, dhe lëshon grante dhe kredi për marrësit që plotësojnë kriteret në përputhje me Aktin.

Bisedimet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen e kredisë kanë nisur që në vitin 2024. Dhe e gjithë vlera e kredisë, do të përdoret për blerjen e prodhimeve amerikane. Shqipëria synon të marrë pajisje dhe sisteme luftarake, madje disa prej tyre edhe ofensive. Sipas marrëveshjes, dy vitet e para lihen si një dritare kohore për të negociuar llojet e pajisjeve dhe sasinë që synohet të blihet, pavarësisht se ky moment konsiderohet thuajse i ezauruar që gjatë bisedimeve paraprake.Kredisa do të lëvrohet pjesë pjesë, sipas kontratave të blerjeve, të cilat do të duhet të përmbyllen brenda 4 vitesh.

Vetë kredia ka një kohëzgjatje prej 12 vitesh me një interes që luhatet mes 4 dhe 5 përqind. Por nga ana tjetër ajo parashikon që të mund të shlyhet edhe përpara kohe, pa penalitete.

Ministri i mbrojtjes Ermal Nufi e konsideron marrëveshjen një ngjarje historike.

“Që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në në vitin 1990 dhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ky është akti më domethënës i mbështetjes ndaj Shqipërisë në terma konkretë dhe financiarë. Ajo nuk është thjesht një instrument financiar, por një investim strategjik”, deklaroi Nufi.

2 Komente

  1. S
    Sekret ?

    E ku është sekreti këtu ?

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jari N

      Po mirë more shoku Sali Non Grada edhe këtë marveshje nuk votove sot në Parlament. O të hëngëtë mortja e mos të zëntë Gushti. O Sërb e bir Sërbi po a e lexove marveshjen o i 12 në përrua. Po ke surrat të dalësh në koferencë shtypi nesër me gazetarët e Kapter Irfanit. O shoku Sali Non Grada, unë të dal përpara e ti them në sy se ça i ke punuar Shqipërisë e ça po mundohej me këtë prtotestë e Flamingove. Do ngelesh Pinoçeti i ri i Shqipërisë dhe një gjë ; të qifsha Racën e Racës tënde, të shkërdhefsha të 14 e të qiftë e gjithë CINA Mëmë fisin o Sali Non Grada o Mut Muti !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje