Policia e Shtetit ka liruar pas rreth dy orësh shoqërimi aktivistin e protestave, Arben Kola, i cili u shoqërua mëngjesin e kësaj të hëne gjatë tubimit para Parlamentit.
Sipas informacioneve, në total janë shoqëruar katër persona nga uniformat blu, mes tyre edhe një vajzë. Pas qëndrimit në dhomat e shoqërimit, policia ka lënë të lirë aktivistin Arben Kola dhe vajzën, ndërsa pritet të lirohen edhe dy protestuesit e tjerë.
Pas daljes nga ambientet e policisë, i pyetur se si ishte ndjerë gjatë shoqërimit nga efektivët, Kola u shpreh se ishte ndjerë “si shqiponjë”.
Shoqërimet u kryen gjatë protestës së kësaj të hëne para Kuvendit, ku forcat e policisë kishin vendosur masa të shtuara sigurie dhe kordone sigurie rreth godinës së Parlamentit.
Lini një Përgjigje