“Do të na dhembë gjatë”, letra e ndjerë e Kylian Mbappé pas humbjes në Botëror

27 Korrik 2026, 14:23Sport TEMA
“Do të na dhembë gjatë”, letra e ndjerë e Kylian

“Ndoshta ju detyroheshim një fund më të mirë. Por, jo gjithmonë mund ta zgjedhim se si përfundon një histori,” shkruan kapiteni i kombëtares franceze.


Një letër e hapur nga kapiteni i ekipit, Kylian Mbappé, drejtuar tifozëve të kombëtares franceze, u publikua këtë të hënë nga disa media në Francë.

Në letrën e tij të titulluar “Faleminderit”, Mbappé shkruan për humbjen në Kupën e Botës se “dhemb dhe do të dhembë për një kohë të gjatë”.

“Ndoshta ju detyroheshim një fund më të mirë, por jo gjithmonë e zgjedhim dot se si përfundon një histori. Ajo çfarë mund të zgjedhim, është ajo që japim nga vetja. Dhe ne dhamë gjithçka. Kjo është arsyeja pse jemi krenarë,” shton sulmuesi francez, i cili thekson gjithashtu: “E pranoj me krenari titullin e golashënuesit më të mirë, por do të ishte shumë më e bukur nëse do të shoqërohej me trofeun.”

Në këtë letër, kapiteni i “Gjelave” falënderon shokët e skuadrës, trajnerin Didier Deschamps, si dhe pjesën tjetër të stafit.

“Kjo Kupë Bote ka mbaruar, por historia vazhdon. Do të ketë ndeshje të tjera, net të tjera vere apo dimri ku do të gjendemi sërish të gjithë bashkë përpara të njëjtës lojë, me të njëjtën dëshirë të pashuar. Nuk kemi mbaruar ende së luajturi bashkë. Faleminderit për gjithçka,” përfundon Kylian Mbappé në letrën e tij.

 

Lini një Përgjigje