Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën, shqiptari e rrëzon dy herë në raundin e parë

26 Korrik 2026, 09:25Sport TEMA
Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën, shqiptari e

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së shumëpritur me Tyson Fury në muajin nëntor, por jo pa vuajtje. Ndonëse fitoi, boksieri britanik u rrëzua dy herë në tapet në raundin e parë nga Prenga, duke qenë shumë pranë një humbjeje shokuese.

Joshua arriti të përmbyste gjithçka me një nokaut të fuqishëm në raundin e dytë. Goditja vendimtare e la Prengën të shtrirë në tapet, i kapur mes litarëve të ringut, duke i dhënë fitoren ish-kampionit të botës dhe duke shmangur një poshtërim që do të rrezikonte edhe duelin e shumëpritur me Tyson Fury.

Pas tre minutave të para të ndeshjes, përballja e planifikuar me Fury dukej se ishte në prag të dështimit. Joshua, megjithatë, reagoi me vendosmëri dhe arriti të rikthehej, duke shpëtuar jo vetëm këtë sfidë, por edhe vazhdimësinë e karrierës së tij. Kjo ishte ndeshja e parë e Joshua që prej aksidentit automobilistik të dhjetorit të kaluar, ku humbën jetën dy nga miqtë e tij më të ngushtë, Sina Ghami dhe Latif Ayodele.

Për këtë duel, britaniku ishte përgatitur me Oleksandr Usyk dhe ekipin e tij, duke synuar të përfitonte nga eksperienca e ish-rivalit të tij. Vetëm 20 sekonda pas sfidës, Prenga e befasoi me një goditje të fortë "uppercut" me të djathtën, që e rrëzoi menjëherë në tapet. Joshua u ngrit i tronditur dhe, në mesin e raundit, vazhdonte të kishte vështirësi në ekuilibër. Rreth 30 sekonda para fundit të raundit të parë, shqiptari e rrëzoi sërish, duke e vendosur shumë pranë humbjes.

Por Joshua reagoi në fund të raundit dhe hyri në të dytin me një tjetër ritëm. Ai e vuri menjëherë në vështirësi Prengën, i cili nisi të tërhiqej pas goditjeve të britanikut. Pak çaste më vonë, Joshua e mbylli ndeshjen me një nokaut spektakolar, duke siguruar fitoren dhe duke mbajtur gjallë supersfidën e shumëpritur ndaj Tyson Fury.

2 Komente

  1. P
    Prenga super amator

    E ndoqa direkte ndeshjen haaaa A.J...e ka mbaruar , A.J eshte nje arnaqueur duke mashtruar publikun boksdashes nepermjet publicitétit dhe karrires se tije brillante, te ndeshesh me nje amator qe nuk di te boksoje dhe te maresh dy nokaut ne nje raund, se di..... Nese ne vende te amatorit Prenga do ishte Dubois çfare do ndodhte......?. Ndersa per peshkun Prenga qe nuk kishte lene pleq e plakat nga fshati me qylaf ne koke duke i futur ne ringe nuk ke çfare thua .... katundar 100% . Nuk ishte ndeshje por nje mashtrim , A. J. mori milionat duke zgjedhur nje amator dhe amatori Prenga mori nje pjese lekesh qe nuk jane pak dhe nje dose publicité... Te dy te fituar por sportdashesi eshte i humbur.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .....

      fiton me veshtiresi ,KO ne raundin e dyte !!!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje