Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes

25 Korrik 2026, 15:39Sport TEMA
Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i

Andrea Pirlo do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë. Federata Italiane i ka besuar ish-mesfushorit legjendar misionin për të rikthyer “Axurrët” në nivelet më të larta, duke firmosur me të një kontratë katërvjeçare.

Emërimi i tij vjen me pritshmëri të mëdha, por ka hapur edhe debat për eksperiencën e kufizuar si trajner. Pas përvojës te Juventusi, Fatih Karagumruk dhe Sampdoria, Pirlo do të përballet me sfidën më të madhe të karrierës së tij në stol.

Përtej aspektit sportiv, diskutime ka ngjallur edhe roli i tij si ambasador global i Fonbet, një prej kompanive kryesore të basteve në Rusi, bashkëpunim që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik.

Federata shpreson që eksperienca dhe autoriteti i Pirlos si një prej figurave më të rëndësishme të futbollit italian të shërbejnë për të rindërtuar kombëtaren dhe për ta rikthyer mes pretendenteve në arenën ndërkombëtare.

2 Komente

  1. k
    koli

    Me Pirlon me keq do shkoj Italia sepse nuk eshte trainer te ringrej Italin.Ai as per seria A nuk beri mire kudo shkoi

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cika

      Me Pirlon nuk e shoh te sukseshme Italine! Si lojtar, Pirlos i mungonte grinta. Kishta nje fare teknike. Ai ishte mire kur ekipi ishte mire. Pirlo nuk kishte aftesi te nxirrte ekipin nga balta. Kete pres edhe si trajner ... not good per Italine ... Gjynah qe nuk e morri Conte

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje