Dinamo “qan” shanset e humbura dhe ndalet në Maribor, kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit

23 Korrik 2026, 22:33Sport TEMA
Dinamo “qan” shanset e humbura dhe ndalet në Maribor,

Ka përfunduar në barazimin 1-1, ndeshja e parë mes Alumiji dhe Dinamos, e vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Conference League.

Dy gola të shënuar në stadiumin e Mariborit, ku pjesën më të madhe të lojës e dominoi ekipi i Ilir Dajës. Epërsia për dinamovitët erdhi në minutën e 15-të kur sulmuesi Hekuran Berisha gjendet në momentin e duhur për të shfrytëzuar një gabim në prapavijën sllovene.

Në të 21-tën, provon Eridon Qardaku nga një goditje dënimi, por përpjekja nuk kërcënon portën e Raduhas. Me fillimin e pjesës së dytë, ndeshja ndërpritet, për shkak të kushteve atmosferike, duke bërë që skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes për disa minuta.

Me rikthimin në lojë, “djemtë” e Ilir Dajës vazhdojnë me rastet për shënim, përmes Eridon Qardakut që ndalet nga shtylla në të 70-tën minutë, përpara se një minutë më vonë të provojë Fabjan Përdreca, me topin që përfundon sërish larg me katërkëndëshin e portës.

Dhe kur nuk shënon do pësosh. Mesfushori i sllovenëve Vrbaneck shënon të baraspeshës në minutën e 83-të.

Pak minuta para fundit të ndeshjes, Isi Manellari shpërdoron shansin e artë për golin e dytë, duke bërë që ndeshja e parë të mbyllet në baraspeshë, me Dinamon që ka ende shpresë për kualifikimin më tutje në takimin e kthimit.

Lini një Përgjigje