Federata s’do të paguajë për Klopp, në shenjë “falenderimi” i dhuron 1 mln € “Wings for Life”

23 Korrik 2026, 13:25Sport TEMA
Federata s’do të paguajë për Klopp, në shenjë

Federata Gjermane e Futbollit nuk të paguajë asnjë euro për shërbimet e Jürgen Klopp edhe pse ky i fundit ishte nën kontratë me Red Bull ku shërbente si shefi i “Global Soccer”, departament ky i kompanisë në fjalë.

Por drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit në shenjë falenderimi karshi kompanisë austriake, e cila prishi kontratën me trajnerin në mirëkuptim, do të dhurojnë plot 1 milionë euro për organizatën “Wings for Life”.

Siç dihet “Wings for Life” është një fondacion ndërkombëtar jofitimprurës i Red Bull, misioni i të cilit është të gjejë një kurë për dëmtimet e palcës kurrizore. Fondacioni organizon eventin global të vrapimit “Wings for Life World Run”.

Lini një Përgjigje