FIFA fsheh të vërtetën, Paredes s’u dënua fare pas finales së Botërorit, mbyllen hetimet!

21 Korrik 2026, 19:30Sport TEMA
FIFA fsheh të vërtetën, Paredes s’u dënua fare pas

FIFA i ka konfirmuar zyrtarisht për BBC-së se nuk do të merret asnjë masë disiplinore ndaj mesfushorit argjentinas Leandro Paredes, pas skenave kaotike që u panë menjëherë pas fishkëllimës përfundimtare të finales së Botërorit 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës.

Argjentina humbi finalen 1-0 pas kohës shtesë ndaj Spanjës, në “New York/New Jersey Stadium”. Menjëherë pas ndeshjes, shpërtheu një përleshje e ashpër mes dy skuadrave. Paredes u përfshi drejtpërdrejt në incident, duke shtyrë me forcë mbrojtësin spanjoll Eric Garcia dhe duke e kapur atë për fyti, ndërsa Gavi u përpoq të mbronte shokun e skuadrës por përfundoi i rrëzuar në tokë nga argjentinasi.

Fillimisht, sistemi zyrtar i informacionit të FIFA-s për komentatorët raportoi se gjyqtari sllovak Slavko Vinčić e kishte nxjerrë me karton të kuq Paredesin për përfshirjen e tij në sherr. Pak kohë më vonë, ky karton i kuq u hoq nga raporti zyrtar i ndeshjes, duke lënë kështu paqartësi të mëdha mbi atë çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Konfuzioni mes “e kuqe e anuluar” dhe “asnjë e kuqe fare”

Gazetari i BBC Sport, Dale Johnson, sqaroi situatën duke thënë se në fakt nuk kishte pasur asnjë karton të kuq të “anuluar”, pasi karton i kuq realisht nuk ishte dhënë kurrë zyrtarisht, informacioni fillestar ishte thjesht i pasaktë dhe më pas u fshi nga sistemi i FIFA-s.

Vetë FIFA nuk ka dhënë shpjegime publike se përse u hoq raportimi fillestar i kartonit të kuq, por konfirmimi i saj për BBC Sport se nuk u mor asnjë masë disiplinore e mbylli praktikisht çështjen në nivel ndeshjeje.

Skena e përleshjes tërhoqi kritika të forta nga ish-futbollistë të mëdhenj. Sipas raportimeve, Zlatan Ibrahimović komentoi ashpër sjelljen e Paredesit, duke thënë se do të kishte reaguar me kokëfortësi nëse do të ishte në vendin e kundërshtarëve spanjollë dhe se qëndrimi i argjentinasit ishte joprofesional. Kritika erdhën edhe nga emra si Wayne Rooney dhe Alan Shearer.

Në incident u përfshinë edhe lojtarë të tjerë argjentinas, mes tyre Nahuel Molina, i cili u pa duke goditur me grusht Rodrin, i shpallur më pas lojtari më i mirë i turneut.

Ndonëse Paredes personalisht nuk do të përballet me ndëshkim, FIFA ka hapur një hetim ndaj sjelljes së përgjithshme të skuadrës argjentinase pas ndeshjes. Komiteti disiplinor i FIFA-s ka caktuar një prokuror për çështje disiplinore dhe etike për të vlerësuar ngjarjet e ndodhura pas fërshëllima së fundit, dhe hetimi mund të prekë edhe Federatën Argjentinase të Futbollit (AFA). Sipas Kodit Disiplinor të FIFA-s, sjellje të tilla si përleshjet fizike parashikojnë normalisht një pezullim minimal prej tre ndeshjesh për kombëtaren.

Deri më tani, mbetet e paqartë nëse do të ndërmerret ndonjë rishikim i brendshëm mbi mënyrën se si u trajtua vendimi i gjyqtarit në kohë reale.

2 Komente

  1. F
    Fat Man is a SORE LOSER

    C'mund te presesh tjeter prej FIFA-s!? FIFA eshte nje farse, qe si nje rrospi e shet veten vetem per para!! Lojtarve te Shqiperise ose me origjine Shqiptare u vinte gjobe kur benin simbolin Kombtar te Shqiponjes, kurse Argjentinasit me bandiera te hapura politike dhe lojtare halabak rrugesh duke ber nje sken te turpshme ne fund te ndeshjes final, akoma s'u eshte dhen ndonje denim...!? FUCK FIFA!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      FIFA komandohet nga cifutet. Argjentina eshte pushtuar nga cifutet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje