Në qendër të kritikave është mesfushori argjentinas Leandro Paredes. Ish-lojtari i Romës, i cili ishte ndëshkuar me karton të verdhë gjatë ndeshjes, u përjashtua me karton të kuq pas një përplasjeje të ashpër me Gavin gjatë festimeve të futbollistëve spanjollë.
Në fokus të hetimit mund të jetë edhe Nahuel Molina, i akuzuar se goditi Rodrin në momentin kur kapiteni i Spanjës po vraponte drejt shokëve të skuadrës për të festuar suksesin.
Pas këtij episodi, në fushë u krijua një përleshje ku u përfshinë futbollistë të të dyja ekipeve, por edhe anëtarë të stafeve teknike. Sipas raportimeve, ish-mbrojtësi i njohur argjentinas Roberto Ayala, aktualisht pjesë e stafit të trajnerit Lionel Scaloni, dyshohet se ka goditur me grusht Dani Olmon gjatë kaosit.
Edhe pse FIFA nuk ka konfirmuar zyrtarisht nisjen e procedurave disiplinore, mediat ndërkombëtare raportojnë se organi qeverisës i futbollit botëror dëshiron të sqarojë plotësisht ngjarjen. Nëse hetimi zyrtarizohet, pritet që në ditët në vijim të merren masa disiplinore ndaj personave që do të rezultojnë përgjegjës për incidentet pas finales.
C’fare jane keto kafshe more aman!!!!!!Nuk ka ndodhur kurre qe pas nje finaleje, humbesi te godase me grushta fituesin. Hajde skuader halabakesh hajde.Megjitheate fain e kane arbitrat dhe FIFA, e cila beri c’mos qe keta egersira te fitonin!!!!!!KURRE mos i pafshim me keta rrugecer.
Ata i pa gjithe bota. Me shume se futbolliste ata u treguan rrugace... TURP per Argjentinen.
126 minuta loje dhe keta zorrxhijte e Argjentines, nuk gjuajten asnje here ne porte!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Kjo nuk kishte ndodhur ne historine e kampionateve boterore dhe as ka per te ndodhur kurre. Ta gezojne keta rrugecerit kete “rekord historik”. Kishin ardhur ne kete kampionat te pregatitur vetem per grushte. Yt rrace e ndyre.
Kampionatet Latino amerikane janë të dhunshëm e plot sherre.
Kupa e Turpit! Janë paguar para dhe premtuar para që fitues të ishte një skuadër tjetër! Kështu ndodhi me PSG, NË CHAMPIONS LEAGUE, kështu ndodhi me përkëdheljet e tepruara ndaj Mesit dhe Argjentinës në këtë kupë të turpit, dhe të gjithë ne e kuptojmë që gara po vritet, po eleminohet, interesat po dominojnë sportin, fuqitë politike po uzurpojne dhe atë që ishte një lojë popullore ku gëzoheshin njëlloj, të pasur e të varfër! Kjo botë dhe ky sistem botëror po shkojnë drejt humnerës me sy mbyllur! Fatëkeqësisht!