“Mirënjohje të përjetshme për djemtë”, Lionel Scaloni mbron të tijët dhe s’i kursen vlerësimet për Spanjën pas finales: Ishin më mirë se ne, dhamë gjithçka kishim

20 Korrik 2026, 10:30Sport TEMA
“Mirënjohje të përjetshme për djemtë”,

Argjentina nuk ia doli dot që të mbronte statusin e kampiones në fuqi, pasi u mposht në finale nga Spanja me rezultatin 0-1. Sigurisht, një disfatë që dhemb për “Albicelestet” e sidomos për trajnerin Lionel Scaloni i cili u shfaq i prekur në konferencën për shtyp të dhënë pas ndeshjes.

Megjithatë, edhe pse me “lot” në sy për shkak të mënyrën se si rrodhi ndeshja, por edhe për faktin se Argjentina e tij i rezistoi goxha presionit të rivalit në fushë, Scaloni nuk fshihet, madje duke përgëzuar kundërshtarin në fushë dhe mbrojtur të tijët.

“Jam vërtet i trishtuar, por mbi të gjitha, gëzoj mirënjohje të përjetshme për këta djem. Të arrish deri këtu është tepër e vështirë. Duhet të ndihemi të mëdhenj, si në fitore ashtu edhe në humbje e të kujtojmë atë që arritëm. Dhamë gjithçka.

Ata (i referohet Spanjës) ishin më të mirë sot për të qenë i sinqertë, por jam i kënaqur për atë çfarë bëmë. I pranojmë gjërat si shkuan. Një falenderim shkon për tifozët, lojtarët e mi dhe t’i themi vendit se dhamë gjithçkja”, është shprehur Scaloni.

8 Komente

  1. T
    Tavuni

    Tjesht ju ishit Muti footballit Boteror.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skypion

      Ju a ka vjedhur fitoren ai "I GJATI", kaq nuk kupton!!!?

      Përgjigjjuni
      1. H
        Humbëm kohën kot

        Thjesht; finalja me e dobët e të gjitha kohërave dhe finalja me e dobët e çdo lloj kupe- titulli që egziston ne botën e futbollit nga kategoritë e treta e der tek kombëtaret...duke mos harruar kurrë se edhe Spanja ishte ku rrjetet qiameti.... na e shpifën... Argjentina çdo pasë të dytë e humbiste topin ose nuk ekzistonte fare pasa e dytë...ndersa Spanja me një ekip që as dy pasa nuk realizonte,bëri gol në 120-en....mjerim i futbollit quhet kjo...të fshihet çdo përmbajtje filmike e kësaj finaleje pasi përbën dhunim të sportit, në çdo aspekt.

        Përgjigjjuni
        1. Y
          YxxxxxxXyyyyyy

          Për momentin skuadra Spanjolle është futbolli i xhonglimit artistik i djemve të rinj dhe të talentuar. Kujtoni vetëm përballjen me Francën dhe atë me Argjentinën dhe mos harroni Skuadrën e djemve të rinj spanjollë në kampionatin Europjan të para dy vjetve.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Amx

            Spanja shpetoi futbollin mbreme. Mendoni te kishte fituar Argjentina pas asaj "loje". Nje skuader rrugaçesh te perkedhelur e mburravece. Njerez ,perjashto Mesin,qe me futbollin nuk kane lidhje. I perkedhelin mbi shpinen e te tjereve. Duhet te skualifikoheshin qe me Egjiptin. Me pas provokuan dhe nuk u ndeshkuan per pisllekun me Angline. Nuk mjaftuan shkelmat dhe provokimet po kaluan ne ofendime shoviniste fashiste. Kam lexuar mijera komente ne rrjetet sociale dhe jane te urryer nga te gjithe tifozet ne gjithe boten.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Muhameti

              Spanja ka nje merite te madhe se mbi te gjitha arriti qe ne dy ndeshje te rendesishme izoloj dhe beri kaps Mbapen, Olisen, Dembelen dhe Mesin.

              Përgjigjjuni
              1. a
                astrit

                Burrë i logjikshëm!

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ...

                  Thank you, Lionel Messi! The best ever football player.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje