Botërori 2026/ FIFA ‘fërkon duart’, shkon drejt një rekordi të ardhurash…15 miliardë dollarë

19 Korrik 2026, 19:00Sport TEMA
Botërori 2026/ FIFA ‘fërkon duart’, shkon drejt një

FIFA ‘fërkon duart’ pasi pret që nga ky botëror të regjistrojë një rekord të ardhurash që mund të kapë kufirin e 15 miliardë dollarëve(13 miliardë euro), një shifër kjo që është më e lartë nga vlerësimi i bërë prej 11 miliardë dollarë(9.6 miliardë euro).

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike ‘The Guardian’ sipas së cilës kjo rritje u ndikua nga tregu dytësor i rishitjes së biletave nga të cilat FIFA mban komisione prej 15% si nga blerësi ashtu edhe nga shitësi dhe nga biletat që përfshijnë shërbimet premium.

Sipas të përditshmes britanike, duke qenë se ka mundësi që federatat kombëtare do të përfitojnë nga rritja e fondeve  të përcaktuara për to nga FIFA, kjo do të reflektohet pozitivisht edhe në pozicionin e presidentit të qeverisë së futbollit botëror, Gianni Infantino, sidomos atyre që e preferojnë më pak.

Për më tepër, gjithnjë sipas The Guardian, tashmë janë 200 federata, dmth praktikisht të gjitha që e kanë dhënë mbështetjen e tyre për Infantinon në prag të rizgjedhjes së tij në postin e presidentit të FIFA.

Po kështu, thekson e përditshmja britanike, suksesi i eventit përforcon edhe hipotezën që SHBA të kthehen të presin një tjetër botëror në një të ardhme të afërt. Edicionet e 2030 (Marok, Spanjë e Portugali) dhe të 2034 (Arabia Saudita) janë përcaktuar tashmë, por për 2038 gjithcka është në dyshim dhe SHBA mund të aspirojnë dhe të vendosin kandidaturën e tyre.

3 Komente

  1. X
    Xha

    Një shit show ishte dhe është botërori këtë vit. Tallen bythën me të gjithë shikuesit.

    Përgjigjjuni
    1. s
      specialisti

      eshte vetem maja e ajsbergut. jane te pakten edhe 30 miliard dollare nga trukimi i planifikuar i ndeshjeve.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi plak

        Me keto para ndertohen qendra stervitore si shtepia e futbollit .Si mendoni ju se infantino pjell flori nga bitha ?ja me keto i financon perhapjen e futbollit ne bote .problem eshte se edhe sikur ta zgjerojne prape te nuejtat skuadra qe fitonin kur ishte me 16 do fitojne prape .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje