AQSHF ka kujtuar kohët kur "Odiseja" më i famshëm Bekim Fehmiu vizitonte Shqipërinë.
Në foto shihet me personalitete si Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli.
Më poshtë postimi i plotë i AQSHF:
Kur Odisea shqiptar i Hollywood-it vizitoi Shqipërinë!
Bekim Fehmiu e vizitoi Shqipërinë në pranverën e vitit 1972, kur ishte në kulmin e famës së tij ndërkombëtare.
Gjatë atyre ditëve ai pa Tiranën, Durrësin, Krujën, Shkodrën, Gjirokastrën, Sarandën, Butrintin etj...
U takua me figura të njohura të kulturës shqiptare, përfshirë Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin.
Mori pjesë në aktivitete kulturore dhe vizitoi institucione artistike e historike.
Vizita e tij pati jehonë të madhe, sepse ndodhi në një periudhë kur kontaktet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë ishin të kufizuara.
Vetë Fehmiu shprehu dëshirën që një ditë të luante edhe në një film shqiptar, por kjo nuk u realizua.
Njëri nga djemtë e Bekim Fehmiut quhet Uliks.
Ndërsa djali tjetër Hedoni, emër i etimologjisë antike greke, tha dikur në një intervistë për gazetën e Beogradit Alo:
“Dëshira e babait ishte që fshati Lumbardh i Prizrenit, të jetë edhe varri ku të prehet përjetë trupi i tij”, deklaroi Hedon Fehmiu.
“Gjithmonë i thoshte nënës, që kur të vijë ai moment, hiri i tij të shpërndahet në Lumbardhin e Prizrenit, pasi e donte shumë atë qytet, ishte shtëpia e tij të dytë.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje