Një nga tiparet që e dalloi protestën qytetare të zhvilluar në Tiranë nga data 31 maji e deri më 18 korrik 2026, ishte karakteri i saj i deklaruar thellësisht paqësor dhe pjesëmarrja dërrmuese e të rinjve. Krahas të qenit 100 përqind e paqtë, protesta në javën e saj të parë ngjalli simpati e shpresë tek shumë qytetarë, pasi Kuvendi i ri i vendit që u derdh në rrugë ishte gati tërësisht rinor.
Pikërisht kjo prani dërrmuese e brezit 18–35 vjeç përbënte kapitalin më të madh moral dhe politik të protestës. Të rinjtë në të krijuan perceptimin e një mobilizimi të ri qytetar, të mbështetur mbi idealizmin, kërkesën për ndryshim dhe angazhimin vullnetar.
Për fat të keq, kjo frymë shprese dhe ndryshimi që rrezatonte protesta dhe ngjallte simpatinë e qytetarëve, mbijetoi vetëm në javën e parë të saj, ose në 10 ditët e para, duke u venitur më vonë dhe duke ia lënë vendin mësymjes së dhunshme mbi Universitetin publik Politeknik për të vënë një pankartë, vezëve mbi makina deputetësh dhe arkivolit në protestën kombëtare të 4 korrikut 2026.
Dje, më 18 korrik 206, disa organizatorë në protestë themeluan në një mjedis të mbyllur Kuvendin Kombëtar Qytetar të protestës, me një përbërje, sipas përshkrimit të bërë publik, ku anëtarët e kuvendi kishin një moshë mesatare mbi 45 vjeç.
Kjo ngre një debat të natyrshëm mbi raportin mes bazës së protestës, fizionomisë dhe frymë së saj, me strukturën e re drejtuese të saj.
Brezi i ri ishte fytyra e protestës
Nëse do të veçohej një element që i dha identitet protestës 50 ditore sot, ai ishte pjesëmarrja e të rinjve. Ata organizuan takime, shpërndanë informacion në rrjetet sociale, morën pjesë në tubime të përditshme dhe kontribuan në ruajtjen e karakterit paqësor të protestës. Për shumë qytetarë, kjo ishte një nga arsyet pse protesta u perceptua ndryshe nga mobilizimet tradicionale politike.
Kur një brez investon kohën, energjinë dhe besimin e tij në një lëvizje, lind pritshmëria që ai të ketë një rol të dukshëm edhe në drejtimin e saj.
Përfaqësimi nuk është vetëm çështje simbolike
Në demokraci, përfaqësimi nuk ka të bëjë vetëm me numrin e pjesëmarrësve, por edhe me mënyrën se si përbërja e strukturave drejtuese pasqyron ata që përfaqësohen.
Nëse shumica e protestuesve i përkisnin grupmoshës 18–35 vjeç, është e kuptueshme që opinioni publik të pyesë: Sa të rinj janë pjesë e Kuvendit Kombëtar? A kanë ata rol real në vendimmarrje? Ku janë studentët? Ku janë organizatorët e ditëve të para? Ku janë aktivistët që mbajtën protestën gjallë për 49 ditë? Sa vende u janë rezervuar vajzave dhe grave të reja? Sa përfaqësues kanë profesionistët e rinj? A është përfshirë Diaspora e re? Si janë përzgjedhur anëtarët e Kuvendit?
Këto pyetje nuk përbëjnë domosdoshmërisht kritikë ndaj moshës së anëtarëve, por lidhen me standardet e përfaqësimit dhe transparencës.
Përvoja politike, profesionale apo organizative mund të jetë një aset i rëndësishëm për çdo lëvizje që synon të kalojë nga protesta, në ndërtimin e alternativave institucionale. Mirëpo, energjia, kreativiteti dhe identiteti i vetë lëvizjes si lëvizje e brezit të ri, ku përfaqësohen në këtë Kuvend Kombëtar Qytetar?
Sfida nuk është të zëvendësohet njëri brez me tjetrin, por të krijohet një ekuilibër që i jep secilit hapësirën e merituar.
Rreziku i shkëputjes nga baza
Në historinë e lëvizjeve qytetare është vërejtur shpesh një fenomen: protestat nisin nga qytetarët, ndërsa me kalimin e kohës drejtimi i tyre institucionalizohet dhe kalon në duart e një rrethi më të ngushtë drejtues. Nëse kjo ndodh pa mekanizma të qartë përfaqësimi dhe pa komunikim të vazhdueshëm me bazën, atëhere krijohet reale distanca mes atyre që kanë protestuar për ditë me radhë dhe atyre që vendosin.
Kjo distancë ndikon negativisht në besimin dhe kohezionin e protestës. Një lëvizje qytetare fiton besueshmëri, kur arrin të ndërthurë përvojën e brezave më të vjetër, me energjinë dhe pjesëmarrjen e brezit të ri. Pikërisht ky ekuilibër është shpesh një nga treguesit më të rëndësishëm të pjekurisë demokratike të një organizimi qytetar.
Shumë protesta në botë kanë kaluar nga faza spontane në fazën organizative. Por pikërisht në këtë moment shpesh lind problemi. Kur drejtimin e marrin figura më të konsoliduara politikisht ose publikisht, protesta mund të humbasë karakterin e saj fillestar qytetar. Në vend të një lëvizjeje horizontale krijohet një strukturë vertikale. Në vend të aktivizmit spontan lind burokracia.
Legjitimiteti ndërtohet përmes përfshirjes
Nëse Kuvendi Kombëtar Qytetar i themeluar dje, synon të jetë zëri politik i protestës, legjitimiteti i tij do të varet jo vetëm nga përvoja e anëtarëve, por edhe nga aftësia për të përfshirë brezin e ri, që deri tani ishte fryma, shpresa dhe aseti më i vyer i protestës.
Kalimi nga një protestë qytetare në një strukturë organizative është gjithmonë një moment vendimtar. Ai kërkon jo vetëm vizion politik, por edhe aftësinë për të ruajtur lidhjen me bazën, që e bëri të mundur ekzistencën e lëvizjes.
Nëse protesta e 31 majit–18 korrikut 2026 e ndërtoi identitetin e saj mbi pjesëmarrjen masive të të rinjve dhe karakterin thellësisht paqësor të saj, atëherë sfida e saj e ardhshme është që këto tipare të reflektohen edhe në mënyrën se si organizohet dhe drejtohet. Këtë sfidë, për fat të keq, lëvizja qytetare dje e humbi.
Ca mut proteste,kur pash Kreshnik Cipin duke fol mu kujtua protesta per teatrin qe ishte komplet me pleqt e PD, Kalaja, Malkaj, Cipi,ai kokemadhi vlonjat actor me than etj etj.
Po pse akoma nuk e kuptoni qe jane protesta te stisura nga "Pleqte e Krujes" te cilet nuk po gjejne dot nje mundesi te kthehen ne karriget e ngrohta te pushtetit dhe krijone situata te ndryshme qe me vone te dalin si shpetimtaret e situatave dhe zgjidhjeve te problebeve qe i shqetesojne qe ne fakt per mua eshte shume e qarte qe nuk jane as Flamingot e shkreta qe me siguri do i kete zene lemza kaq kohe qe po i mbajne ne goje as lejleket apo zogjte e fshatit me pilaf ne furre etj etj Pushteti i ben keta te tjerrin lloj lloj bisedash por Lesht e Currit do marrin.
Protesta e fundrinave dhe kuvendi I pleqve te PD
Revolucioni ēshtē skenari mē i keq pēr turizmin.Sot organizimi i jetēs nē çdo pjestar familje, ēshtē mē e fortē nga ajo qē mund t'ju sjell protesta. Pritshmērit dhe realiteti qē vitin tjetēr do jet mė keq , dhe pēr ata qē janē legjend e gjallē, ku çduhet bērē ,ç'na shohin sytē , nga me u mbytur dhe a kan dēshir frpdsh frpssh tē bējnē politik.Jeta egēr dhe receta mbiprodhuese ku regjimi ushqimor me mbēshtetēs kundērshtues .Tē kryqēzuarit ose tē vēnēve dy kēmbēt nē njē kēpucē ,pa mēshirē drejtuese , ku shumica dērmuese gjithpērfshirēse i ngre pyetje vetes ç'do bēja po tē isha mē pak budalla dhe si isha i verbēr nē atē mēnyrē pērball kētij problemi.
Proteste e gjeneracion Z me : Ylli Rakipi , Mehdi Malko , Mithat Havari,Pilinçi Sazan,Gurri Alfred Çako,Fatos Lubonja , Armand Shkullaku ,Andush Bushati, Romeo Kari, Preç Zogaj, Qerrozi me bisht Dritan Goxhaj ,Baki Goxhaj, Altin Goxhaj , Shpernd Gashi pove mbylle se jane shume PD ista te gjeneracionit Z.. ,
O Cocol! Po ku rrroni ju mor aman! Po ti i vjeter relativisht ne keto pune cna ben ca analiza leshi. Po thuaji mor gjerat tulle dhe si jane pse vjen verdalle si pordha neper breke. Vertet filloi si proteste qytetare por lindi e vdekur. Po ne edhe kur jemi ne nje mendje rruges zihemi e sherosemi kush do jete i pare jo me te besh bashke e te kesh hajer te bashkosh Gonen me Qorrin, Llapen me Sazan Gurin, Tosin me Shpend Gashin, Mitat Havarin me Malkon, Mendjendriturin me Andi Bushatin, e Tit Qylafin me Kreshnik Osmanin e plot gomare e kurva rreth e qark. E para kjo. E dyta pse 1 milion protestues nuk arriten qe ne fillim te nxirrnin koken drejtuese dhe te benin organizimin me program me kerkesa etj. Po futja pordhes e gri sallate sa ta shtyjme dhe kete nate. E treta a pati kerkesa te drejta. Po. Te ambjentit, te zhvillimit, te pensioneve, te qeverisjes vendore e qendrore etj. E keto brima i rregullon vete qeveria dhe do shikosh qe bulevardit do verdallisen ca qe kerkojne vrime, ca budallenj e kurva te cilet do tregohen me gisht kush jane dhe c perfaqesojne. Atehere ku ishim asgjekundi, cfare beme, nje mut. Dhe revolucioni triumfoj per lesh. Je intelektual dhe ndrico njerezit thjesht e jo me analiza e shkrime bajate e idiote qe si lexon as vete dhe kane aq jete sa rete ne pantallona. Hajt tung
Ky Cocol nje morr i ripjelljes.
Kaq ke kundershtim me shkrimin or injorant
Protesta e malokve thuj me mire me ate karin shpend gashi qe ben sikur ka ardhe nga planet tjeter bashke me kte karin tjeter qe ben tatuazhe .po lat nam ku dini ju ca quhet shtet dhe si funksionon shteti o ditzinj.aty jan ca gomer e ca kalamj te ndyre hiqi ata debilat e pd .sazanrat cakot malkot lubonjrat ky debili I fundit ka 50 vjet qe pi ilace qe ne burg .ju doni revolution me kta kurva shkullak e bushat me kompani .dhe une nuk e dua ramen se e ka qelb .por kur shif kto fytyra qe duam ta marin them me mire ky debili qe kemi se sa kta kafshet dhe kriminelet e sales maloket e pishter.
Ne proteste u shfrytezuan keta tw rinj qe vetem rijne kafeneve.tw pa shkolluar femra qe fryhen me botoks duke shpresuar se me keta do vazhdojne tw bejne qeejf sic kane bere deri tani pa pune.po kur pane qe dhe keta si ndihmojne dot iken
Po pse more mereni me injorancen ,llumin e shqiperis???????????????????????? Po pse me lubonjen,me goxhajn, me malkon,jenisherin e te tjer pa fund.do ec revolucioni leshit.
Meqë Edvin Vučić e shpërguli rininë shqiptare, tani s'ka kush të protestoj.
Dhe Sala me PD ka formuar disa herè qeveri nè hije , por ato ngelèn vetèm hije . éshtè vota e votuesève qè i trasformon nè realitet . Dhe kjo formè e re , kanunore , me kuvend sheshi , kèrkon tè hedh poshtè njè sistem botèror demokratik qè bazohet nè votat e popullit ,kujton se do tju imponohet tè gjithève ? Shqiptarève dhe Evropianève ? Gabimi mè i madh i kètyre karavidheve èshtè qè atè shpèrthim popullor tè fillimit nuk e shèndrruan nè njè forcè te re politike , parti tè re , qè duhej ti pèrfaqèsonte me programin e saj politik . Por kèshtu me kuvendin antiligjor tè leshit gjthèshka do tè shkoj pèr lesh.