“Amerika është vendi më i mirë në botë”! Kjo shprehje nuk pranohet edhe nga shumë amerikanë, por për shqiptarët është postulat. Në kulmin e luftës së ftohtë e, madje në momentet më të pasigurta të Shqipërisë, amerikanët kanë qenë gjithnjë pas derës, të gatshëm të bëjnë çdo gjë për shqiptarët. Vetëm një muaj pas prishjes me Bashkimin Sovjetik dhe afrimin e mundshëm me Kinën, Presidenti amerikan në detyrë Xhon Kenedi dhe administrata e tij, hartuan politikën e jashtme ndaj Shqipërisë. Kjo politikë e jashtme e Kenedit kishte disa shtylla kryesore.
Së pari, pranimin në heshtje të afrimit të Shqipërisë me Kinën, për ta shkëputur atë nga influenca sovjetike. Së dyti, hapjen e rrugëve ekonomikë dhe tregtarë ndaj Shqipërisë, në çdo rast që ajo do e kërkonte dhe afrimin e Shqipërisë me vendet jo komuniste.
Së treti, imponimin ndaj vendeve fqinjë që të hequr dorë nga politika “hands off” (të mos bëjmë asgjë), ndaj Shqipërisë. Së katërti, SHBA-të do ishin të hapura ndaj çdo kërkesë për afrim nga ana e Shqipërisë.
Së pesti dhe më e rëndësishmja, në rast urgjence dhe nëse Kina nuk do mund të mbështeste mjaftueshëm Shqipërinë dhe nëse asaj i rrezikohej një krizë për mbijetesë, amerikanët do të siguronin që shqiptarët nuk do e përjetonin diçka të tillë.
Dhe sigurisht, që shteti komunist i Enver Hoxhës as nuk kishte ndërmend të afrohej me aleatët historik të shqiptarëve përsa kohë paranoja e liderit komunist thoshte se atij i rrezikohej pushteti.
Dokumenti i plotë i ndryshimit të politikës së jashtme amerikane pas prishjeve të marrëdhënieve shqiptaro – sovjetike:
Departamenti i Shtetit, 1 Shkurt 1962
Subjekti: Orientimi i politikës së jashtme në lidhje me situatën në Shqipëri.
Ky dokument ka qarkulluar mes anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe ata ranë dakord në mbledhjen e datës 26 Janar me parimet e kësaj politike të rekomanduar. Këto propozime japin orientimet për t’u përballur me problemin të ngritur me situatën aktuale në Shqipëri, si pika reflektimi në konfliktin mes Kinës dhe sovjetikëve. Departamenti i Shtetit dhe i Mbrojtjes kanë ndjekur nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe kanë planifikuar çdo të papritur që mund të ngrihet.
Për informacionin tuaj, këto janë pikat përkatëse;
“Në të mirën e kursin tonë…Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të përfshihen hapur apo direkt me regjimin aktual, apo në marrëdhëniet mes regjimit shqiptar e Moskës apo Pekinit. Ndaj, SHBA-të duhet:
A – Heshturazi të pranojë zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës dhe lënien në këtë stad të barrës së mbështetjes shqiptare ndaj Kinës.
B – Të vazhdojmë të qëndrojmë formalisht dhe publikisht të ftohtë ndaj marrëdhënieve shqiptare normale apo kontraverse, që mund të dalin rrugës.
C – Të shmangim iniciativat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-ve dhe Shqipërisë dhe t’i përgjigjemi me maturi dhe të rezervuar ndaj çdo iniciative shqiptare.
D – Shmangien e çdo aktiviteti propagandues nga ana jonë përkundrejt Shqipërisë si dhe çdo përpjekje tjetër për të shtratëzuar propagandën në vende të tjera ndaj qëndrimin kontranversal të Shqipërisë.
E – Injorimin e çdo ashpërsimi të Shqipërisë ndaj SHBA-ve
F – Lejimin pa zhurmë të tregtisë shqiptare dhe çdo shitje në ShBA në të njëjtat kushte siç janë lejuar vende të tjera satelite të sovjetikëve nga Europa Lindore, me përjashtim të Polonisë.
G – Të favorizohet çdo mundësi rritje tregtie me vendet anëtare të NATO-s dhe Shqipërisë siç ta kërkojnë autoritetet shqiptare por në këtë fazë nën baza strikte tregtie (jo kredite shtesë për tregtinë), ose nëse mund të punohet për marrëveshje përkatëse. Në lidhje me këtë duhet të punojmë në Këshillin e NATO-s në lidhje më çështjet e tregtisë që prekin Shqipërinë.
H – Të favorizohet zgjerimi i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe shteteve jo komuniste por nën kushtet që nuk do sugjerohet asnjë plan i këtyre vendeve që të përpiqen të fitojnë ndaj Shqipërisë. Edhe për këtë çështje duhet të përfshijmë Këshillin e NATO-s.
I – Të përgatitemi për të konsideruar çdo urgjencë që do të adoptonte masa të mundshme ndaj Shqipërisë përmes një pale të tretë nëse një krizë përfshin Shqipërinë, gjithnjë nëse Pekini nuk do të japë mbështetjen e duhur për mbijetesën e Shqipërisë.
J – Të vazhdohet konsultimi me qeveritë greke, jugosllave dhe italiane në lidhje me situatën në Shqipëri dhe në këtë kuadër të bëhet i qartë shqetësimi i SHBA-ve në lidhje me çdo përpjekje nga ana e secilës prej tyre për të braktisur çdo politikë drejt Shqipërisë./ Memorie.al
Sa larg-pames per kohen qe jetoj dhe punoj ? Lexoni ju shalatane te kesaj kohe mender politikane , nuk ju bejne dem veprat e Enver Hoxhes perkundrazi ju formojne POLITIKISHT ??? Kush e di se sa kohe do te duhet te dale nje Enver Hoxhe per popullin fukara !!!!
Domethënë se në kohën e merhumit shqiptarët, në mos zengjinë ishin të lumtur?! As njëra as tjetra. Enverit gjithë jetën i ka interesuar pushteti i tij personal, si diktator. Tani dhe diktaturë, nëse me këtë së pari kuptojmë mungesën totale të lirisë dhe varfëri, sidomos kjo si "barazi në varfëri" pra për gjithë shqiptarët, kjo nuk shkon fare, pavarësisht atyre që mezi presin ta kenë përsëri një Enver tjetër. Po duhet mësuar nga historia dhe ajo që na ka mësuar ajo, të cilën shqiptarët nuk duhet ta harrojnë kurrë përmblidhet në thënien e Çurçillit se "komunizmin e njohin më mirë vetëm ata që e hoqën në kurriz!" dhe shprehjen tjetër të Reganit se "komunistët aq shumë i duan të varfërit sa i shtojnë vetë!". Këtë të dytën pra shtimi i të varfërve, për shqiptarët merrte më shumë kuptim, që të vetmen liri që kishin pa kufi bile për këtë shteti ofronte shpërblime, sa që në fund atij regjimi popullsia u rrit në mbi 3.2 mln. banorë dhe sot ky fakt përdoret nga nostalgjikët si argument të morëqënies në atë regjim. Harrojnë mavritë nostalgjikë se vetëm për periudhën njëvjeçare (korrik 1990-korrik 1991) nga vendi ("parajsa" komuniste) të lemerisur u larguan afro 1 mln. shqiptarë, të cilët nuk shkuan as në Rusi e as në Kinë po andej ku 'dielli lind andaj nga perëndon', siç Sami Frashëri e ka thënë bukur në veprën e tij "Shqipëria ç'ishte, ç'është dhe çdo të bëhet", kur ka dash t'u tregojë shqiptarëve rrugën nga duhet të ndjekin për liri dhe prosperitet.
Rrofsh Bureto per perpjekjen e sinqerte qe bene per ti treguar ketij mileti pa kujtese historike, se kush ka qene komunizmi dhe cilet jane miqte e vertete te Shqiperise. Dogmat dhe genjeshtrat komuniste, me te cilat pushtetaret komunist ruanin sundimin e tyre, jane ngulitur perjetsisht ne mendejen e komunisteve. Por e keqja qendron ne faktin se ata po i percjellin ne brezin tjeter, duke pergatitur keshtu shtratin per nje mizori te re. Sundimi 35 vjecar i komunisteve dhe bijve te tyre eshte shkaku qe ne nuk kemi bere asnje hap perpara per konsolidimin e shtetit te se drejtes. Sipas zakonit te eterve, ata kujdesen vetem per pushtetin dhe jo per shtetin. Te lesh ndertimin e demokracise ne duart e komunisteve dhe femijve te tyre sic kemi bere ne keto 35 vjet, do te thote ti varesh ujkut melcite tek gryka. Komunisti ka bindjen se ne kapitalizem 'njeriu per njeriun eshte ujk', ndaj ata jane sulur per te zhvatur gjithcka. Demokracia per ta konsiderohet si nje mundesi e arte per te vjedhur dhe pasuruar me cdo menyre dhe mjet ne kurriz te njerzve te ndershem.
Po Bureto ke thene plot fjale : Por qe e gjeti Shqiperine nga MIZERJA ku te hante mori syte dhe gjithe ato semundje qe benino kerdine qe nga malarja fal kenetave qe prodhonin mushkonjen anofele , per mos thene per analfabetizmin ku shumica vinin gishtin me boje ne vend te firmes se nuk dini te shkruanin asnje germe e plote te tjera qe dihen ? Shqiperia pas clirimit ishte nje fshat i madh , pa rruge pa industri dmth nga nje mocalishte e ktheu ne nje vend industrial , zhduku semundjet si malarjen tifo , tybekolozin , zgjeben qerosen si dhe semundjet venerjane sifilize gonorre qe vazhduan deri nga vitet 1970 me kokra dhe mjekoheshin ne fshetesi duke i prure ne klinika me polic nga turpi , por qe duheshin mjekuar ? Pasqyre e realitet it te kesaj Shqiperie jane fshatrat qe kane ngelur sic kane qene nga mesjeta per shkak te shpopullimit , sidomos zonat malore kur dikur gumzhinin nga zerat dhe puna qe behej .Ne cdo fshat kishte nje vater kulture nje shkolle si dhe nje qender shendetesore ? Ka plot per te thene , une kaq munda te shkruaj per ate te kaluar te dhimbeshme por plot jete , thuaje ti arsyen pse mbeten fshatrat dhe nuk u zhvilluan me , krhasoje me kete te sotmen per mrekullite qe solli hapja duke lene te moshuarit vetem dhe me nje pension minimal deri ne 200 euro ? Ndoshta ju keni perfituar nga ndryshimi pas 90-tes por shumica e popullit kane dale me te humbur se ne kohen e Enver Hoxhes sidomos pensionistet dhe nje rini e cthurur e degjeneruar parazite te droguar ? Kush na i solli gjithe keto ? DEMOKRACIJA !!!!!
Enver muti! Ndau kombin per inetersa bolshevike sllavoruse. La pasardhës bolshevik grabitqare qe po coptojne vendin si te mos ishte i tyre.
Dhe tani qe na ofruan na kenaqen..Enver Hoxha bente Politike per interes te Kombit….shikoni si behet politika sot te kuptoni qe Enveri ishte Politikani me i mire qe ka pare Kombi Yne ….
Mero filloi prape Kaloshi me keto carrlleqe .Dikur ka qene nje shprehi:"Germo Tare ,germo se qenin e ngordhur ke per te gjetur".
Sote amerika edhe per nje foto me presidenta koqe te kerkon dollare
Z. " Ameriqente " , " Enveri politikani me I mire ..." E thote subkoshien a Jote leifeniste ( ose dhe e njeriut te RI , I cili , me gjase , do te rroje shume gjate ne keto troje ) dhe nuk ke faj . Ama per keta hajdutet e sotem , te gjithe pjella te enverizmit dhe , ne keto dekadat e fundit , te BERISHIZMIT , Enveri duhej . Ai ua leronte te katermbedhjetat : ne litar , ne plumb dhe ne burgje ...
E ke gabim : Pjellat e soteme nuk jane te Enverizmit por te Ramiz halese dhe bashkepuntorit te tij 24 karat kriminelin sali qeni ? E kane filluar propaganden qe pas vdekjes se Mehmet Shehut , partia i kaloj komplet Ramizit ? Luften e klases e ka zhvilluar me shume ramizi dhe takemi i saliut plus mesiguri kontribut ka dhene dhe nexhmija shoqja e ngushte e Ramizit . Enverin e ruanin per mos ta “ shqetesuar” me pretex se ishte I semure ? Eshte bere nje politike e qelbur ne kuris te popullit te ndershem dhe pas vdekjes se Enver Hoxhes u cliruan te gjithe keta bashibuzuke ? Saliun e vuri ramizi per te ruajtur bythen e tyre qe te mos jep in llogari para drejtesise , u Denuan per kafe e jo pse e cuan ekonomine ne zero ! Pas 90-tes ta kishin kollaj mellefi qe ishte krijuar ne popull duke e bere Enver Hoxhen Krokodil dhe duke i hedhur balte dhe keta zoterinje te gjithe kane faj te byros te dil in burra te mire packa se edhe ajo pak qe prodhohej vidhej prej tyre ? Une sot jam mbi 80vjec I kam gjerat shume te fresketa per cfar kemi kaluar fale memorjes ? Sot eshte me kollaj ta vleresosh figuren e Enver Hoxhes natyrisht pa mellef dhe jo i nje aneshem sipas OREKSIT ? Bejne mire qe i nxjerin keto shkrime se e kane mbytur rinine sipas deshires se sejcilit , o burra kush te hedh me shume balte per ate periudhe ? Cfar eshte e mir duhet mare dhe cfar eshte bere gabim duhet te korigjohet .
Te mos perkrahet asnje perpjekje e Shqiperise per afrim me SHBA.....mban era ....merde ketu.
Ke te drejte. Kete konstatova edhe une. Kjo bie ndesh mesa thote autori ne parathenie.
E kuptuat qe Enverin e mbante amerika ne pushtet.... Na ben kurban si popull sepse Enveri beri marreveshje per te hequr bazen e Traktatit te Varshaves ne Pashaliman. Kjo shpjegon qe gjithe ish sigurimsit emigruan ne USA pas nderrimit te sistemit.
A thu se ishte kaq e thjeshtë? Si duket ti je nga ata që llogaritë i bëjnë me mend 1 plus 1 baraz 11.
Mos rreni o milet se u vranë Zoti.Edhtë e vertet se Amerika shu herë e ka ndihmuar popullin shqiptarë por jo politika amerikane por politika individuale e presidentëve të caktuar.A nuk ishte Aëajo Amerika që shumë vite bashkë me UDB-në Jugosllave stërviste kriminel dhe i fuste në Shqipëri për ta bërë Republikë të Shtatë të Jugosllavisë.Nuk harrojën këto ngjarje,janë vrar me qindra civil e ushtarë shqiptarë,pardon jo qindra por mijra.Kosovaret i kanë parë me sytë e tyre duke i ushtruar banditet e ikur nga Shqipëria për tu fut si kriminel në Shqipëri për të vrar e masakruar .Të bardhës do ti themi e bardh ndërsa momenteve të zeza e zez.
Ne shqipkaret jemi si puna e asaj qe tha Lym Alla per 17 Nentorin e Tirones, nuk ka vorbe qe na zien, Nje grusht njerez dhe ca e adhurojne Enver Bythen, ca e shajne, ca thone nuk vjen patriot tjeter si ai, ca thone ai ishte armiku me i madh i Shqiptareve, ca thone eshte bastard i bimbashit turk, ca thone aneja ishte virgjereshe kur e zuri me burrin e vet, a me vellain e burrit te vet, se edhe Enveri babait i thoshte xhaxham xaxhait i thoshte baba. Ne funbd te fundit o shqiptare, kush varet akoma mbas boleve te Enverit o eshte i pjerdhur nga mente, o nuk e heq dot shallin e pionerit nga qafa.
Me sa duket shume persona e lexojne mbrapsht edhe kete Memorandum.Te mos perkrahet asnje tentative per normalizimin e marredhenieve me Shqiperine.Asnje nga vendet qe e rrethojne te mos e zbutin luften kunder Shqiperise.E te tjera.Ishte USA qe nuk pranoi te njihte Qeverine Shqiptare te pas luftes te II-t boterore.Te gjitha ato nuk u bene se kishin problem me Enver Hoxhen,por donin ta kishin baze te tyre per te dominuar rajonin.Ishin po politikat Amerikane qe ne bashkepunim me fqinjet e vende te tjera pergatisnin banda per rrezimin e rendit kushtetues.Sot Shqiperia eshte nje baze e sigurt Amerikane.Ishin politikat e tyre dhe perendimit qe shkateruan cdo gje,nen pretekstin se ishin komuniste.Vazhdojme te na genjej mendja se bashkepunimi me ta dhe BE-n do na sjelle "begatine".Atyre dhe te tjereve nuk u behet vone se vidhet,vritet populli.Atyre u duhet vendi per baze,tregje ekononomike,shfrytezim te resurseve te vendit dhe natyrisht "skllever te bardhe"qe do te vazhdojne te marrin.Eshte normale sot kur perendimi e "mundi"socializmin dhe lufta per liri e barazi humbet sens kur po punohet per globalizem.Ne kushtet e sotme politikat e Enverit nuk do te mund te jetonin,se edhe po te tentohej do te fillonin embargot e deri ne nderhyrje ushtarake.Sot luftohet te mos kete kombe por, miliardere dhe njerez te neneshtruar.
Ja pse Enveri dergonte me studime ne europe studente shqiptare dhe ja pse Italia dhe Franca ishin modeli qe kopjoi me mire Enveri.