Pse shqiptarët e Kosovës e zbukurojnë turizmin e Shqipërisë?

19 Korrik 2026, 16:00Blog TEMA
Pse shqiptarët e Kosovës e zbukurojnë turizmin e

Dje po pija kafe te Toni, miku im në Golem, i cili ka një hotel me 50 dhoma.


Temperaturat shënonin 34 gradë dhe po qëndronim në holl, ku hynin e dilnin turistët e huaj. Kryesisht ishin nga Polonia dhe Rumania.


Ajo që më bëri përshtypje ishte se të gjithë hynin me qese të mëdha me ushqime dhe ngjiteshin në dhoma. Ushqimet ishin të ndryshme, fruta dhe perime, por edhe ushqime të gatshme, ku kundërmonte era e qofteve dhe byrekëve.

E pyeta mikun tim: “Ore, ç’bëhet kështu? Lart ke dhoma hoteli apo apartamente me kuzhina?”

Toni ngrysi vetullat dhe, i tërbuar, ma ktheu:

“Lëre, lëre, vëlla, se ankoheshim kot nga kosovarët kur thoshim që vijnë me bukë me vete në plazh. Ata së paku e hanin një vakt në restorant dhe, maksimumi, në dhomë merrnin fruta. Ndërsa me këta polakët dhe rumunët kam tre muaj që paguaj kuzhinierët kot, se nuk hyn askush në restorant.”
Pasi e dëgjova, e ripyeta Tonin: “Sa nga këta turistët e huaj rikthehen sërish në Shqipëri?”

Përgjigjja ishte e prerë: “Asnjë.”

Kjo histori na bën të reflektojmë dhe rivlerësojmë vëllezërit dhe motrat tona nga Kosova, që me dekada i qëndruan besnikë bregdetit shqiptar:

* Ata nuk na braktisën kur ne i nënçmuam.
* Ata nuk u larguan edhe kur ne i mashtruam për çmimet.
* Ata u rikthyen edhe kur ne nuk i ofronim shërbimet e duhura.
* Ata vazhduan të vinin edhe kur i injoronim.

Ata na qëndruan besnikë edhe kur Mali i Zi apo Kroacia ofronin cilësi, shërbim dhe çmim më të mirë se Shqipëria.

Kosova i qëndroi Shqipërisë por kurrë nuk mori dashurinë që meriton.

Sot asnjë turist i huaj nuk rikthehet për herë të dytë në Shqipëri, ndërsa qindra mijëra shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia kanë blerë shtëpitë e tyre në plazh, madje kanë hapur edhe biznese në bregdet.

Pas tre dekadash, Shqipëria duhet t’i kërkojë falje Kosovës për keqpritjen në bregdet.

Ata ishin klientët e parë dhe ata do të mbeten të fundit. Ata na mësuan si duhet të ndryshojmë dhe të përmirësohemi, me parimin që në turizëm: “Klienti dhe turisti janë mbret dhe pronar të biznesit.”

Qartazi, djemtë dhe vajzat nga Kosova e njohin biznesin, shërbimin dhe turizmin më shumë se shqiptarët e Shqipërisë. Dikur, kur ata shëtisnin turistë pa viza deri në Amerikë, ne shqiptarëve të Shqipërisë na duhej vizë të hynim në Drilon apo Butrint. Ne vriteshim në kufi, kur ata bënin turizëm evropian.

Pas tre dekadash, ne duhet të na vijë turp që nuk i kemi vlerësuar dhe nuk i kemi dhuruar dashurinë që ata meritonin.

Ne nuk e meritojmë turizmin elitar, por duhet të shpallim prioritet kombëtar turizmin patriotik.

10 milionë shqiptarë nga diaspora, Kosova, Maqedonia dhe çdo trevë shqiptare duhet të kenë kartë jeshile për lehtësira në turizmin shqiptar, kudo në bregdet.

Shqipëria është e bukur, por lulet dhe magjia e saj janë shqiptarët e Kosovës.

Ndoshta një ditë të gjithë do të na braktisin gjermanët, francezët, polakët, holandezët, por ne kurrë s’do të ngelim vetëm, sepse edhe në ditët më të zeza të turizmit shqiptar do të kemi patriotët kosovarë.

Shqipëria i ka shumë borxhe turistëve nga Kosova.

36 Komente

  1. p
    pjeter

    Ata, ne?? E kush jemi ne??!!! Tregoja kete mikut tend, e kolegeve te tij, mos na fut te gjitheve ne nje thes, mos vall ishte vullneti i gjithe shqiptareve te rrisin çmimet ne stratosfere??apo prenotime vari lesht, se asnje garanci nuk ke, rezervon nje periudhe sepse do ti programosh gjerat, me nje cmim qe te ofrohet, dhe kur prezantohesh, gjen cmim te dyfishuar, o merre o lere te tjote tipi, sepse ne ate moment jane rritur kerkesat?? Si mund te pretendosh qe une mund te kem besim heren tjeter ke ajo strukture? E ky nuk eshte rast i izoluar, eshte praktike. Vendi yne nuk ka ate lloj infrastrukture qe con ne suport te atyre çmimeve. Duhet te gjejne strategji afatgjata qe klienteka e tyre te jete me baze shqiptare, kjo nuk do te thote thjesht per ndonje propagande te rendomte patriotike, por thjesht per faktin, se ka shume elemente , geografike e kultural nder shqiptare, qe te çojne te kesh nje bisnes turizmi te garantuar afatgjate, pjesa tjeter turiste te huaj, qe varet shume nga rrethana te ndryshme prezenca e perseritur nder vite. Ju duhet ta kultivini peshkun qe te keni per here, se po u sevdallise gjuetise, disa here te con gjueti te mbare, disa here, del jek e jek, e shum here del me humbje, sepse gjuetia i ka keto, sado peshkatar i mire te jesh.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muci, diplomat karriere dhe prozator

      po ike or idiot se kush vjen per here te dyte ne kete hale, mashtrohen me propoganden turistike, cojne disa foto nga llogaraja dhe ksamili dhe fluturojne me k.. ne by.. turistet e huaj, kur e shikojne realitetin tmerrohen por nuk kane mundesi te anullojne rezervimet, ky eshte realiteti i vertete

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lekdushi

      Nuk e di çfarë ndodh me mikun tuaj, por kjo nuk është e vërtetë. Polakët dhe italianët vijnë aq shpesh në Shqipëri sa shumë syresh nuk largohen më. Nëse restorantet do të ishin bosh nuk do shkonte rroga e kamarierëve e kuzhinjetëve 1000 euro pa bakshishe. Tema për mirësinë dhe ndihmën prej turizmit kosovar mund ta nënvizonit, pa derdhur helme të tilla në dyshemetë e turizmit shqiptar.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Kreshnik,i yti mishin ta ha,por kocin ta lë!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nik SPERDHIMA

          ...na RROFSH BOLET ti, tony dhe KOQEVRARET qe pasken ngrene nje vakt 1 sallate e 1 patate...

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dini

            Koqet futja pi…. satame, gruas motres

            Përgjigjjuni
          2. H
            Hasoni

            Duke i hedhur nje sy shkrimit me linden dy pyetje: e para, pse Kreshniku cdo vere boton shkrim ku hedh balte mbi turizmin ne vendin tone; dhe e dyta pse ju te Temes ia botoni?! Shkrimi eshte trillim! Edhe une pushoj ne Golem cdo vit, madje ne nje hotel mesatar ku shumica e pushuesve jane te huaj, por nuk kam pare kurre dhe askend me qese te mbushura me ushqime!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vëzhguesi

              Jo vetëm që gatuajnë nëpër dhoma hoteli, por marrin me vete edhe furrnela me fitila me vajguri, dhe dhoma nxihet nga tymi.

              Përgjigjjuni
              1. f
                fiqiri ismaili, demokrat part time.

                ki kreshniki se kam kuptu asiher pse e lane kte me i majt lekt e korrupsionit. do thoni ca lesh mo vlla? ki ska bo as i tender. shume e vertete. ki ka bo vetem ankande. dmth e fiton postin e caktuar ai qe ofron me shume ndryshe nga tenderet qe fiton ao qe afron me pak. ki vetm 500k euro donte per nje gjyqtar/ prokuror te mbante vendin ku ishte ose te vinte me pune ne tiron. etj per vende drejtuese me shume. cca ia jepte bomirit/president me ner. po bomiri merrte cfare i jepte kina se mos merrte vesh ai car nodhte ai vetem per pace dhe pidh e kishte menjen. shpresoj dhe lutem qe te te vija radha ene ty qe bo si engjell anej nga larg.

                Përgjigjjuni
              2. S
                Sqepari

                Si e kishte emrin ajo politikanja e larte e VV se Kosoves, qe u beri thirrje qytetarve shqiptare te Kosoves te mos bejne pushime ne Shqiperi, me qellim qe te rrezonin Ramen nga pushteti qeverisjes?

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dielli parë

                  Kosovarët ua falin edhe "çmimin special" për ta edhe përbuzjen edhe mashtrimin por kurr nuk do ua falin faktin që jeni bërë krah me Serbin dhe u lëshoni muzik serbe kosovarëve mextë cilën muzikë u janë prer fëmijet në fyt,me të cilën muzik janë dhunuar me mijra gra e vajza kosovare.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dielli parë

                    Kosovarët ua falin edhe "çmimin special" për ta edhe përbuzjen edhe mashtrimin por kurr nuk do ua falin faktin që jeni bërë krah me Serbin dhe u lëshoni muzik serbe kosovarëve mextë cilën muzikë u janë prer fëmijet në fyt,me të cilën muzik janë dhunuar me mijra gra e vajza kosovare.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dielli parë

                      Kosovarët ua falin edhe "çmimin special" për ta edhe përbuzjen edhe mashtrimin por kurr nuk do ua falin faktin që jeni bërë krah me Serbin dhe u lëshoni muzik serbe kosovarëve mextë cilën muzikë u janë prer fëmijet në fyt,me të cilën muzik janë dhunuar me mijra gra e vajza kosovare.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Edi

                        Une kaloj 3 muajt e veres ne plazh dhe nuk kam degjuar asnjehere muzike sllave..!

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dielli parë

                          Po gënjen si qeni.Me dhjetëra herë kamë lut pronaret e lokaleve ta ndalin muzikën serbe shumica e tyre plus kërcënonin se me ndal jo se jo.Thonin ne nuk ishim në luftë me ata!

                          Përgjigjjuni
                      2. k
                        kle

                        O Kreshnik mos bo krahasime të tilla,po ata që hanë te rëra çfar janë....megjithatë shembujt nuk përgjithsohen sepse në çdo vënd ka shtresa të ndryshme....në se ka ndodhur kështu si thoni ju thuaj ati mikut tënd pronar që nuk hanë në restorant sepse i keni çmimet në stratosferë.... Është më lirë të shkosh në Antale se sa aty.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alex

                          Nuk shkon aq gjate ky p oatritizmi turistik or mik…sherbimi,sherbimi kultura dhe cdo sherbim tjeter …Nderkohe shqipetaret gjithandej jane nje plus i madhe,por turizmit Nuk mund te jete vec per shqiptaret…

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Berti

                            Po kush tha qe Kosovaret nuk e zbukurojne turizmin o palaço njeri.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              E

                              E ke dhjere Nik kete radhe. Cfare te ofrosh do marresh. Turist shqiptar nga Kosova apo Shqiperia. ?? Ti vazhdo shko tek Toni , turistet do shkojne sipas pageses qe bejne dhe nivelit te hotelit qe pronotojne. Falje keta pronaret si ky miku yt ti kerkojne vetes per cfare ofrojne. Me keto mundesi qe ka momentalisht, ku ne gjithe Europen mund te fluturosh me bileta te lira pse duhet te vijne cdo vit tek i njejti hotel ose i njejti vend.Nuk jane martuar me hotelin. Dikur Shqiptaret e Kosoves nuk e dinin cfare ishte deti dhe peshku. Tani eshte rritur niveli dhe kane te drejten e tyre te mos vijne ne Golem. Por shkojne ne Ksamil , Vlore ose dhe Greqi , Itali etj. Atehere ku eshte problemi??

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Golemsi

                                O Kreshnik kur llap cdo dize edhe do tja fusesh kot ne mos i ben me qellim.Po ci ke keto me kosovaret .Do te hedhrsh helm edhe ti.Gjithe Shqiperia eshte mbytur me te huaj ky Toni jot thot nuk vine dy here.Shiko mos hatian qullta ai qe se vene te huajt.Sa per kosovaret mos u ne merak se po te mos ishin te kemaqur nuk mbushin plazhet e shqiperise .Nuk degjojne ty dhe Kurtin .

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mul Nuli prej Kuksi

                                  Kreshleshi do një m.t të madh se po na hiqet si specialst për gjithçka , në një kohë që ka qenë ndër njerzit më të korruptuar të drejtësisë kur ka qenë zv/kryetar I organit më të lartë të drejtësisë shqiptare . Më vonë krijoi një parti që u bë shtojcë e plakut Sali dhe kurr e pa që i doli boja dhe u ka zoraxhi pazari u arratis në Gjermani , duke jetuar si parazit me paret e gjyqtarëve të emëruar në poste të ndryshme . Tani na bën dhe specialistin e turizmit për interesa klienteliste . Unë jetoj më Golem dhe nuk ja kam parë ndonjëherë surratin këtij megalomani që gjithjë i ka pëlqyer vetja .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Pensionisti

                                    Titull ma rrenacak shkrimi nuk me kane zene syte!?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dardani i Ri

                                      Z. Kreshnik, ju kam menduar shumë më të mençur se tregoheni në këtë shkrim të gabuar. Ju i idealizoni kosovarët, ulni shqiptarët dhe na paraqisni një portret shumë të gabuar të turistëve të tjerë, polakë, rumunë etj. Uroj të jeni mirë me shëndet, është shumë vapë tani, nëse jeni në Shqipëri. Kujdes!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. u
                                        uskania

                                        Një shkrim-pështymë kundër vendit tënd!!!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Temla

                                          Po si të rrisë çmimin për një shishe ujë 7 euro po ajo nuk është verë dreqi emori po ujë e lëre më për të tjerat kështu që thuaj atij mikut tënd të jetë i arsyeshëm me çmimet dhe mos hunbasë klientë

                                          Përgjigjjuni
                                          1. O
                                            Ola

                                            Qendrova nje muaj ne plazhin e durresit dhe golemit dhe ne det,rere,shetitore e cdo njesi tregtare vetem te kosoves ndesha....plot e perplot me kosovare

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Next level

                                              O kërriç berishist që flet gjuhën e sodomisë. Herë gjuhën e pabuksit të Tropojës, herë gjuhën e grekut, herë gjuhën e serbit, herë gjuhën e sorrosit, herë gjuhën e palloshit pederast, herë gjuhën e bashkimeuropjansit, herë gjuhën e Trampit, herë gjuhën e sionistëve, herë gjuhën e fashistëve, por kurrë atë të shqiptarëve. Shqiptarët nuk janë turistë në vendin mëmë, qofshin kosovarë, qofshin emigrantë, qofshin çamë, qofshin shqiptarë të Turqisë, qofshin arbëreshë, qofshin edhe shqiptarë etnikë të Greqisë që vijnë si bij të këtij kombi dhe jo si prostituta të kishës kurvë greke. Ti do bashkoje kombin dhe ja mbathe kur të pagoi Greqia për t'ja lënë vendin Bejlerit. Këto kufij turpi na i kanë vënë të tjerët, bashkë me kryqet dhe gjysëm hënat, por ne duhet gjithmonë të mendojmë si komb, si kulturë dhe mbi të gjitha si territor . Nga Presheva, Kosova e Maqedonia deri në Janinë, Çamëri dhe More, biles deri në Athinë dhe Mesdhe. Sa perandori kemi parë të shkojnë në gop të s'ëmës në dhjetra shekuj në këto troje?! Do shkojë edhe kjo që i lëpijmë pandoflat dhe këtu do ngelemi po qe se nuk na shfarosin " fqinjët tanë strategjikë" po të na gjejnë si gjithmonë në histori me brekët në tokë dhe me trutë e të tjerëve. Andaj duhet të ujisim që sot farën e dhjetra brezave pas nesh që të dinë çfarë të mendojnë, për çfarë të punojnë dhe të jenë gati t'i lajnë fitoret e tyre me gjak, nëse nuk duan të përfundojnë në thertore e historisë si stërgjyshërit e tyre analfabetë.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. R
                                                Rorirota

                                                Me që ke ardhur në Shqipëri, po i bën elozhe kosovarëve… nuk e di ku është Toni yt, por këtej nga OAZ, GEAND BLU FAFFA, ka nga të gjitha llojet, dhe sheh të hanë në çadër, por edhe në restorant. Varet ç’lokal ka ky Toni. Sa për çmimet, nga vjet sivjet nuk shoh ndryshime…uji njësoj, buka njësoj, pica njësoj, birra njësoj etj. Prandaj mos abuzoni me mashtrime, flas për Golemin ngjitur me hotelin Grand Blu Faffa.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. 1
                                                  19

                                                  Po ik mor besnik kari se golemi eshte mbush me cek polak e rumun e gjerman plot i ke shko te tomi ti aty ri .debil .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. H
                                                    Hotel Rebelat

                                                    Ne nje kohe kur shkoniim turiste ne Poloni apo ne Rumani, ata kane qene te varfer çothuajse sikir Shqiperia ne kohen e komunizmit. Aslund ne Rumani ne asnje restorant nuk kane pas letra higjeni te tavolines, e le me te tjerat. Me lujtohet me nje kuti çamçakeza apo ndonje çokolate mund te benim per vehet kedo qe ja mesyenim. Mjerim, mjerim kam pa ne ruamni e poloni... Polak e rumun, sot rusit... haaaa. Nuk ka njerz me te varfër ne koke dhe me xhep sesa polaket dhe rumunet. Sa per gjermanet, mos ja futni kot. Ata kurr nuk jane gjerman. Ata ane ruse, polak e rumun me pasaport gjermane.

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. V
                                                    Vl

                                                    Te jemi réaliste ata koqevaet nuk iken nga cmimet po iken se tani kan pashaport qe levizin pa viza. Se kur skishin ku te vinin benin patriotin si gjithom hipokritat. Ndersa kush u ka then qe ata qe flen ne hotel duhet te han edhe aty ne hitel. Ate byrekun ato qoftet etj etj nuk i ka marr nga polonia apo ukraina te ai dyqani i vogel i ka marr qe eshte po shqiptar.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. B
                                                      Bastardi i qelbur VI

                                                      Nofka "VI", Shqiptaret e Kosoves s'mund te pushojnë rehat sepse goja yte eshte epangopur per koqet e shqiptarve te Kosovës. Nuk arrijmë te pushojmë dot gjersa goja yte e qelbur mban brenda koqet e mija. Ju jeni shume hajdute dhe te pa edukate, ju lidhje me turizëm nuk keni. Ju per dy lek futni turistet e botes ne shtepite tuaja, kete nuk e ben asnje popull normal ne bote qe ka kulture dhe edukate, me perjashtim te Tajlandes apo filipineve. Ju per lek ishit ne gje dje te beni gjithçka. Duhet edhe dy shekuj jete ti kaloni qe ju te edukohrni e te mësoni nga fillimi se cfare eshte njerzilleku, turizmi, hoteleri, restorantet....

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. H
                                                        Hotel rebeli

                                                        Te jeni realist, Deri dje rebel e sot me turizëm. Duhet kohe, sepaku edhe 3 gjenerata.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. 7
                                                          77

                                                          Shko e çoji motrën grekut dhe lëpi kockën e grekut motërqir 300 eurosh, se shqiptarët ne jemi; kosovarë, çamë, labë, lalucë, malsorë. Po fole pa respekt dhe si motërqir për pjesët e kombit tënd, ke zgjedhur rrugën e tradhëtisë dhe bythqirjes. Por për këtë nuk është fajtore krahina jote, por familja që të ka pjellë

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Lugano

                                                            Kqyr ti 77 e lexo pak komentet ne Tema qysh komentojnë shkijet ne shqip. Mbi 80% e komenteve jane komente te shkruara nga shkijet ose greket. Kane urrejtje ekstreme ndaj shqiptarve te Kosoves dhe shqiptarve maqedon. Sa per veti, kam kajt pej gëzimi kur kam shkel ne 2000 per te paren here ne Shqipëri. Ama , prej ku nisa te ju njoh e te shkembej lëafe, pej qe e keni qit tranin ne Kukës, kurr ma kamba ime nuk shkel ne Shipni. Jemi mbi 80 anëtare te familjes se ngushte neper europe, kurre me nuk vijmë ne Shipni....sa per sjellje e kulturës ndaj neve ju jeni sikur me qene rumun ..disa edhe si shkije... Tash vetem najhere aty ketu shkoj ne Bajram Curre apo ne Kukës e rrethanë, ma posht sdu me sytë me ua pa.

                                                            Përgjigjjuni
                                                        2. V
                                                          Vlonjati

                                                          Idiot! Kosovaret nuk jane turiste, jane te vendin e tyre. Jane shqiptare. Eshte njesoj si te themi per ty qe na vjen turist ne Vlore. Pastaj ca keni ket idiotsi "me buk me vete"? Ne Frace e Itali eshte shume normale shumica shkon me buk me vete ne plazh.

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje