Nga Preç Zogaj
Hedhja e kapeleve është një rit i studentëve në gjithë botën. Ata festojnë ashtu përfundimin e studimeve të larta.
Në kopshtin e tyre të kujtimeve ajo mbetet një nga ngjarjet më të bukura. Sepse shënon “fluturimin” në jetën e re si profesionistë të diplomuar.
Në protestën e pardjeshme një grup studentësh bënë një gjest simbolik të kundërt me vallëzimin kremtues të kapeleve.
Nuk i hodhën, por i flakën. Për të dhënë mesazhin se vlera e diplomave të fituara me përpjekje të mëdha humbet me shpejtësi në “ bursën” e një realiteti politiko-shoqëror, ku dija është e fundit.
Ti mund të kesh një, madje dy diploma me nota të mira e shumë të mira. Mund të kesh mbaruar studimet me rezultate të shkëlqyera në një univeristet prestigjioz në Europë.
Të gjitha këto kanë një vlerë relative ose nuk kanë vlerë fare për t’u punësuar në administratën shtetërore nëse nuk ke “diplomën” e diplomave: Përkatësinë partiake familiare në PS-në të Ramës. Apo të qënit simpatizant dhe votues i verifikuar i saj. Apo të kesh një lidhje me dikë që bëhet garant se vota jote do të shkojë për partinë në pushtet. Apo të jesh vetë dikush që e garanton këtë. Apo falë rrethanave të caktuara të jesh pjesë e një “ fondi” të vogël që kryeministri dhe zyrtarë të tjerë në shembullin e tij e mbajnë për të sajdisur ndonjë “rrebel” të partive kundërshtare. Por, deri në një pikë, sepse sapo të shohin se përfituesi nuk po merr ngjyrën mavi të partisë e largojnë me një pretekst çfarëdo. Shembujt janë pa fund.
Nuk është e thënë që të diplomuarit e rinj të kenë në mendje të gjithë të punësohen në sektorin publik. Kjo është e pamundur teorikisht. Shumë prej tyre kanë zgjedhje të parë dhe nganjëherë të fundit punësimin në sektorin privat. Por duke shkuar me mendimin se shteti është i të gjithëve, frustrohen, revoltohen, ndihen të diskriminuar, të përjashtur dhe të huaj në vendin e tyre kur shohin si dominon kriteri partiak-elektoral në sektorin publik.
Përveçse të diskriminuar ndihen dhe janë viktima të këtij sistemi, ia shohin sherrin kudo ku ndodhen, edhe në sektorin privat ku punojnë a duan të punojnë. Sepse politizimi për qëllime elektorale prodhon një pushtet të denatyruar në raport me trajtimin e funksionit si shërbim ndaj vendit dhe qytetarëve. Sekush ka si merak të parë ta ketë mirë me punëdhënësen Parti. Më tej, prodhon mediokritet, arrogancë, korrupsion. Prodhon një administratë të fryrë që merr shumë më shumë se jep.
Pra gjiithçka që vetëm “ ha” në kurriz të nismës së lirë, vetëm i vështirëson potencialet e sipërmarrjes private, për rrjedhim i redukton hapësirat për profesionistë të rinj, që detyrohen të punojnë jashtë profesionit, ose të shohin si alternativë emigrimin.
Popullsia në Shqipëri është prej vitesh në rënie. Lindshmëritë janë në trendin e plakjes. Emigrimi vazhdon pa pauza. Por ka një gjë që nuk zvogëlohet pavarësisht se popullsia zvogëlohet. Pavarësisht se shërbimet online kanë mbyllur shumë sportele. Administrata publike. Rreth njëqind e tetëdhjetë mijë me statusin e nëpunësit publik, disa mijëra të tjerë me kontrata të përkohshme. Brenda kësaj armate të stërmadhe në një vend me dy milion e treqind mijë banorë, ku një e treta janë pensionistë, vegjetojnë dhe gëlojnë grupet e patronazhistëve që mbajnë nën vëzhgim bllokun elektoral të shtetpartisë, të cilin kanë mundësi ta menaxhojnë emër për emër.
Dhe kështu, në vendin ku popullsia është në pikiatë partia në pushtet rritet e rritet. Pa ideologji, thjesht si ide pushteti, s’ka rëndësi me çfarë politikash. Kufinjtë e pushtetit të saj me shtetin janë zhdukur, siç vinte në dukje raporti i OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e vitit 2025. Kjo është shtetpartia e kryeministrit Rama, të cilin s’reshtin ta tradhëtojnë, në të vertetë ta pohojnë si pasha lloj-lloj episodesh. Më i fundit një skenë pas përfundimit të samitit të NATO-s në Ankara. Të gjithë liderët po informonin vendet e tyre për rrezultatet historike të atij samiti, Rama prodhoi një kllounadë ku vuri Ministrin e Jashtëm dhe gjithë anëtarët e delegacionit në rolin e yllkave të kopshtit që thërrasin njëzëri fjalën që pret prej tyre edukatorja.
Përmendem vetëm disa aspekte të aktulitetit politiko-shoqëror shqiptar të ditëve tona që përbëjnë kontekstin e flakjes së kapeleve nga disa studentë në protestë.
Ata dhe qindra mijëra të rinj e të reja rreth qëllimeve të pastra të protestës nuk kanë ndërmend të flakin fatin dhe misionin e gjeneratës për një Shqipëri të re. Në të kundërtën: po e kalisin në betejën e tyre paqësore fitimtare me kastën e vjetër Rama-Berisha.
“Shqipëri e Re” nga një predikues politik i viteve 1990! Lëri të rinjtë të predikojnë o z. Preç, se ti je parahistorik, i lashtë!
Sot studentet,sepse kane te drejte te gjithe te studjojne,konkurojne ne shte,publik,ata qe sfitojne shkojne tek privatet.Po mire,pa studjuar ne te mesme,pa mesatare,pa e pa..si mund te pretendosh qe do dalesh me rezultate te larta si student qe te konkurosh ne tregun e lire?Ndaj ata trasmetuan nje mesazh qe "ta befsha moj shkoll qe me le holl"...Diplomat sot jane per tu mburur rinia tek njeri tjetri se sa cope kane,dhe jo se sa te afte jane...Konkretisht pa e banalizuar,mbarojne gazetari dhe belbezojne per te nxjerre nje fraze,apo shkruajne nje copez pa drejteshkrim si ne celular...,Mehjithate ke dhe plot te afte e te zote di ne administrate,ne biznese,ne kerkime shkencore,ne pedagogji..etj
C'ja fut pordhes mer zoti Perc sipas teje te gjithe duhet te punojne ne administrate? Jane bere me mijra juriste se ka fakultet juridik universiteti I Tiranes kane dege juridiku dhe te gjithe universitetet private e ku do gjejne pune ata? Keshtu dhe me shume dege te tjera.
Rregjisor i kinostudis Shqiperia e re haaaa keshilltar i Spiropalit... Kazanxhi profesionel...te mbarosh universitétin nuk do te thote qe do filloshe pune .....nese nuk e keni kuptuar do te thote qe per 30 vjet nuk keni mesuar asgjeeee...... I perket komunizmit ai lloje te punesuari , ne kapitalizme universitéti eshte kulture. Shoket e mi qe kemi mbaruar ne nje université perendimore nje pjese punojne puntore. Kam takuar nje vajze qe kishte mbaruar per Sience Po shkencat politike ne université Nanterre dhe nga qe nuk kishte gjetur pune ishte rregjistruar ne nje shkolle dy vjeçare per guzhinjere
Po ky mpr vella ,jo per za ofenduar ,po kx spiun i sigurimit ze shtetit po, bridh hu me hu ne cdo parti po,, lepires i Berishes e Rames ,pastaj sheres i tyre po, pa njeqendrim korrekt e koherent po,Vetem per nje gje eshte i madh: gjuan keto sitiatat qe i duket se po oermbyset dicka dhe rremben lugen per te ngrene dicka
O spiun Preci, ti i pe hajrin komunizmit dhe kerkon Komunizem ne Kapitalizem??!! P……te cfryhesh!
Respekte autorit,por une mora tjeter mesazh: Kapelet e diplomimit i flaken me duf sepse studentet qe "prodhon" Fanja tek Luarasi,Cili tek mesdhetari,etj nuk i ofron kush ne treg.Ky eshte mallkim per nivelin e mesimdhenies ne krahasim me pagesat e studimeve ( "edhe pse jemi fuksrenj")
Rrofte ciftelia
Degjo mor Preç ari qe djalin e ke rregulluar ne administratë gjoja me konkurim, duhet të dish diçka që nu e di ndaj ia fut kot .Diploma nuk është vend pune por një aset për të konkuruar aty ku mendon se ke aftësi më shumë. Kapitalizmi ëhtë sistem i shanseve të barabarta por ku fiton aftësia ndaj ato kapelet ti fusin në prapanice keto njerëz të pa afte që kurrë nuk do bëjnë hajër me OJF. Të dalin në tregun e punës jo në tregun e administratës së Partisë.
Qellov si kalama o Mane z ( Preç)
PASKA HARRUAR MERUA DHE PASKA LENE HAPSIRE PER TA SHARE PRESIN E ZOGUT ....PO KY ESHTE KOKRRA E HAJVANIT
Shkrim qe mbeshtetet ne koncepte te vjeteruara dhe te paverteta! - Studentet e shkelqyer punesohen te gjithe ne profesionist e tyre dhe paguhen shume me mire se ne administrate; - studentet qe mbarojne ne universitete ne Perendim me resultate te larta qendrojne te gjithe ne boten perndimore, madje mjaft prej tyre ne pozicione shume te preferuara. Sot shqiptaret i gjen te punesuar qe nga universitetet e njohura, te bankat dhe spitalet prestigjoze! Ne Shqiperi kthehen ne pergjithesi deshtaket ose kush mashtron me diploma false! Nuk them se s’ekziston nepotizmi dhe dukuri te tjera negative ne trajtimin e kapaciteteve njerezore, por kundeshtoj menyren sesi e trajton problematikem z. Zogaj.