Dokumentet - Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15 milionë euro

13 Korrik 2026, 15:50Kronika TEMA

Dokumentet - Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15

Një pasuri e paluajtshme, truall plus ndërtesë vetëm 251 m2 gjithsej, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Shehaj thotë se e ka shitur shtatorin e kaluar plot 15 milionë euro.

Në deklaratën e ndryshimit të pasurisë të depozituar marsin e kaluar, kreu i Partisë Mundësia thotë se ka qenë 100% pronar i kësaj ndërtesë, prej së cilës tashmë ka arkëtuar shifrën e jashtëzakonshme në llogaritë e tij bankare.

Dokumentet - Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15

Edhe pse në deklaratë, Shehaj nuk e thotë adresën ku ndodhet kjo pasuri, shifra e deklaruar duket jashtë çdo logjike tregu, edhe për vendet më luksoze të Evropës, qoftë edhe në Milano të Italisë ku deputeti thotë se zotëron një numër të madh pronash. Nga një kërkim i thjeshtë në rrjet në zonat më të njohura të Milanos maksimumi i shitjes së pasurive të paluajtshme shkon diku rreth 13 mijë euro për metër katrorë, ndërsa sipas llogarive i bie që Shehaj ta ketë shitur 59.760 euro metri katrorë pasurinë e tij, pra miniminalisht 4.5 herë më shumë maksimumi.

15 milionë euro për një godinë plus truall 251 m2 duket edhe më paradoksale kur në të njëjtën deklaratë pasuri, vetë Agron Shehaj jep shifra shumë herë më normale për pasuri të tjera të paluajtshme në Itali, të cilat këtë herë i ka blerë dhe jo shitur.

Për shembull, një pasuri të ngjashme, pra truall + ndërtesë, por këtë herë 2000 metra katrorë, pra 8 herë më e madhe se ajo që ka shitur, Shehaj deklaron se e ka blerë 2 milionë euro, pra 7 herë e gjysmë më pak. 

Gjithashtu kreu i Mundësia, Shehaj, thotë se ka blerë edhe një tjetër godinë, edhe kjo truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe totale prej 1980 metrash katrorë. Edhe kjo pasuri e paluajtshme e blerë 6.15 milionë euro, është rreth 8 herë më e madhe se ajo që deputeti thotë se e ka shitur 15 milionë euro. 

Dokumentet - Agron Shehaj shet një ndërtesë 251 m2 për 15

Kjo situatë, minimalisht paradoksale, ende nuk është shpjeguar nga Agron Shehaj, edhe pse nga parlamenti kreu i grupit të socialistëve i kërkoi informacion.

"Gone na shpjego se si e shite për 15 milionë euro, petët e byrekut po hapen", tha Balla. 

Sa i përket pjesës tjetër të deklarimit të pasurisë, Shehaj thotë se ka dhënë hua rreth 2 milion e 825 mijë euro, një herë 1.7 milion e një tjetri 1 milion e 125 mijë euro.  Për të ardhurat, përveç 15 milionë eurove që thotë se i ka marrë nga shitja e 251 metrave katrorë, Shehaj thotë se nga rroga si deputet ka marrë  rreth 2.8 mln lekë dhe të ardhura të tjera deklaron plot 2 milion e 80 mijë euro.

Pasuria e deklaruar e deputetit Agron Shehaj

-Truall dhe ndërtesë, 1980 m2, 6.1 milionë euro (2025)

-Truall dhe ndërtesë, 2000 m2, 2 milionë euro (2025)

-Garazh, 50 m2, 168 mijë euro (2025)

-Shitur truall + ndërtetë, 251 m2, 15 milionë euro (2025)

-Shitur apartament, 106 m2, 150 mijë euro (2025)

-Llogari banakre, 437 mijë euro (2025)

-Huadhënie 1.7 milionë euro (2025)

-Huadhënie 1.1 milionë euro (2025)

-Të ardhura të tjera 730 mijë euro (2025)

-Të ardhura të tjera 1.3 milionë euro (2025)

-Apartament dhe 4 parkime në Milano, 6.6 milionë euro (2020).

-Apartament në Milano, 1.9 milionë euro (2017).

-Apartament në Bolzano, Itali, 1.3 milionë mijë euro (2020).

-Ndërtesë dhe truall në Itali, 2.9 milionë euro (2019).

-Apartament në Tiranë, plus 3 parkingje, 729 mijë euro (2019).

-Apartament në Tiranë, 125 mijë euro (2009).

-Ndërtesë dhe truall në Itali, 1.1 milionë euro (2020).

-Apartament me dy vendparkime në Milano, 2.4 milionë euro (2020).

-Apartament në Itali, 950 mijë euro (2023).

-Shitur apartament në Itali, 2.1 milionë euro (2023).

Shitur apartament, 2.2 milionë euro (2024).

-Pagat në shoqërinë ‘Intercom Data Service’, 2.4 milionë euro.

-Dividendët në shoqërinë ‘Intercom Data Service’, 1.2 milionë euro.

-Aksione në kompaninë “Sestante Holding” Srl, me kapital 10 mijë euro.

-Dividendët në shoqërinë ‘Intercom Data Service’, 1.2 milionë euro.

-Shitja e kuotave të shoqërive ‘Intercom Data Service’ Sh.p.k, “Alpine Invest” Srl, “Lokal Web” Srl,“Scelta Chiara” S.r.l, “Homepal a better place” S.r.l, “IDS Italia” Srl, “Spazio Agenti” S.r.l, në vlerën e paguar prej 2.2 milionë euro.

-Të drejta në shoqërinë “Prime Capital”, 150 mijë euro.

-Të drejta në shoqërinë “Sestante Holding” Srl, 7. 3 milionë euro.

-Llogari bankare, 242 mijë euro (2021)

-Bashkëshortja Enida Shehaj, llogari bankare, 62 mijë euro (2021)

-Të ardhura 240 mijë euro nga shlyerja e pjesshme e huasë nga një shoqëri.

-Të ardhura 2.5 milionë euro (dividend, hua etj).

-Enida Shehaj, 10 mijë euro nga puna pranë “IDS Italia” Srl.

-Të ardhura 390 mijë euro nga investimet financiare.

-Detyrim 3.5 milionë euro sipas kontratës së shitjes së pasurisë (2020).

-Detyrim 1.4 milionë euro sipas kontratës së shitjes së pasurisë (2020).

-Aksione, Beta Sestante Srl, 10 mijë euro (2022).

-Aksione Alpha Sestante Srl, 10 mijë euro (2022).

Aksione, Alkemy Spa, 115 mijë euro (2022), shitur 1 milionë euro në 2024.

-Huadhënie 2 milionë euro (2022).

-Huadhënie 1 milionë euro (2022).

-Të ardhura në 2022, 93 mijë euro, 73 mijë euro dhe 1 milionë euro.

-Të ardhura nga shit-blerja e aksioneve 2 milionë euro (2022).

-Huadhënie 4 milionë euro (2023).

-Huadhënie 1.3 milionë euro (2023).

-Huadhënie 540 mijë euro (2023).

-Të ardhura nga shit-blerja e aksioneve, 2.1 milionë euro (2023)

-Të ardhura 470 mijë euro (2023).

-Huadhënie 1.5 milionë euro (2024).

-Huadhënie 250 mijë euro (2024).

-Huadhënie 1.2 milionë euro (2024).

-Huadhënie 440 mijë euro (2024).

Të ardhura nga shit-blerja e aksioneve 1.2 milionë euro (2024).

Të ardhura nga shit-blerja e aksioneve 440 mijë euro (2024).

Të ardhura të tjera, 124 mijë euro (2024).

Të ardhura të tjera, 345 mijë euro (2024).

Të ardhura të tjera, 325 mijë euro (2024).

Të ardhura nga shit-blerja e aksioneve, 100 mijë euro (2024).

Tërheqje dividenti, 100 mijë euro (2024).

Paga si deputet, 25 mijë euro (2024) etj. /Prapaskena

Dokumenta bashkëngjitur

12 Komente

  1. K
    Karikatori

    Presim nga Gazeta Tema t'i bëj inventarin dhe Ballukut...presim....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ariu

      M. Agroni ashte bixnesmen. kur ka hy ne politik, ashte LSI qe vodhi thesarin, po ke qe nuk kane pas brek , dhe jane ba miljarder Rama erdhi nga \\PARIS\\tu shit ikona te vjedhura, qe rrinte poshte ures me thonje te pa prer, Berisha pa kapital po tashe ,ashte ortak me Ramen e pastrojne miljardat, qe i grabisin popullit e dojen me perxen shqiptaret , i coje i mallkumi hipotekat ne tirane , qe mos bafte hajer brez pas brezi AMEN .

      Përgjigjjuni
      1. t
        temo

        Këtë ndyrësirë e nje Vlora dhe gjith Shqipëria po këtu po nuk je hajdut nuk bëhesh dot deputet.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjatsia me Hitlerin e ka favorizuar

          Kētu frymēzohet Rama pēr tē ç'vlersuar euro çdo ditē.Shtet mafioz, jo vetēm qē nuk ndēshkohen kēto raste, por përkundrazi bēhen deputet dhe ju jepet mundēsia tē formojn parti politike, Rama n'burg, Berisha n'burg, Shehaj n'burg.

          Përgjigjjuni
          1. S
            SPAK... ja ujku!

            Spak... merret me breket, nuk ka kohe per Milionat qe bejne muuu... e te kesh besim te keta!?

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komunisti

              Ku eshte problemi ketu mund ta shese 100milion nqs ka pagu taksat ok ne rregull Ne Bote keshtu funksionon .

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vëzhguesi

                Shiti ti 250m2 me 15 milione euro, paguaj taksat dhe je Ok. E bën dot?

                Përgjigjjuni
              2. 2
                22

                Pse spaku nuk heton edhe per kete siç ben me te ps.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gone konia i protestes

                  O moterqira iraniane te protestes. Hani mut e ngopuni o kerrma. Dilni bashke me kone Gonen dhe bertisni: “kapeni hajdutin”. Aty e keni o grashkerdhyer te protestes. Agron Shehaj ju terheq prej hunde o kerrma dhe ju e mbroni qe te vjedhe me shume. Qelbesirat te mbledhur bashke ne protesten e hajduterise.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Petrit

                    U nis PS -ja ne gjueti shtrigash. Lerini more keto se nuk i ha kush, po jepni llogari per shperdorimin e taksave tona.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vjosa

                      Dhe ketij i vjen keq per Shqiperine dhe Shqiptaret . Si e ka vene gjithe kete pasuri ? Ku eshte SPAK PSE NUK HETON KETE PLEREN E MUNDESIS ?

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Agushkari

                        I takon te behet kryeminister, se siç pasuroi vehten e tij, dhe keshtu do pasuroje me aftesine e tij dhe popullin trim dhe sylesh shqiptar

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje

                        Blog Tema