Pas sulmit me review të rreme, Google aktivizon mekanizmat mbrojtës për bizneset në Shqipëri

13 Korrik 2026, 12:12Kronika TEMA

Pas sulmit me review të rreme, Google aktivizon mekanizmat mbrojtës

Google ka konfirmuar se ka aktivizuar mekanizmat mbrojtës për bizneset në Shqipëri, pas valës së sulmit të koordinuar me review të rreme në platformën Google Maps.

Në një email drejtuar Policisë së Shtetit dhe të siguruar nga TemA, Google bën të ditur se po heton të gjitha llogaritë e raportuara, përfshirë edhe rastet më të fundit, ndërsa mekanizmat mbrojtës janë vendosur tashmë në funksion.

“Ekipi ynë po heton të gjitha llogaritë, përfshirë edhe atë më të fundit që keni raportuar. Mekanizmat mbrojtës janë vendosur tashmë dhe do t’ju kontaktojmë sa më shpejt të jetë e mundur me zgjidhjen përfundimtare”, thuhet në përgjigjen e Google.

Emaili vjen në mes të hetimeve mbi fushatën e komenteve dhe vlerësimeve të rreme ndaj bizneseve në industrinë e turizmit, të cilat u bombarduan review të rreme negative brenda një kohe të shkurtër.

Ndërkohë, Google më herët ka realizuar rikthimin e vlerësimeve autentike të bizneseve të prekura, ndërsa procesi i verifikimit dhe heqjes së review-ve të manipuluara vijon.

2 Komente

  1. G
    Gjergj Erebara bir dhe nipi spiunash sigurimit

    Google mua me ruan bythen

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Çudi që shteti shqiptar nuk është kaq i zellshëm të shkojë tek blloku te kapi kriminelet , trafikantët , drogaxhijtë dhe oligarkët e kerkuar nga interpoli .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje