Dështimi më i madh i qeverisë

14 Korrik 2026, 09:25Blog Nga Ylli Manjani

Ka shumë mënyra për të matur suksesin ose dështimin e një qeverie: ekonomia, rrugët, shkollat, investimet, papunësia. Por ka një tregues shumë më të rëndë, që nuk hyn pothuajse kurrë në statistika: shëndeti mendor i shoqërisë.

Ky është dështimi më i madh i kësaj qeverie. Në fakt, i të gjitha qeverive që kemi pasur. Por kjo mban peshën më të madhe të përgjegjësisë, sepse ka më shumë se një dekadë në pushtet dhe nuk ka më justifikimin se gjeti një problem të trashëguar.

Po ecim drejt një shoqërie ku njerëzit me çrregullime të rënda mendore enden rrugëve të padiagnostikuar, të patrajtuar dhe të braktisur. Jo sepse janë fajtorë ata, por sepse shteti ka hequr dorë prej tyre.

Shërbimi psikiatrik nuk është i lehtë për t’u ngritur e për t’u mbajtur. Kërkon specialistë, investime, institucione dhe durim. Por është një domosdoshmëri sociale, jo një luks.

Avokati i Popullit konstatoi dje, me të drejtë, probleme serioze me shërbimin psikiatrik në burgje. Por problemi nuk fillon në burg. Burgu është fundi i zinxhirit. Deficiti i vërtetë është në të gjithë sistemin shëndetësor.

Sot sistemi nuk arrin as të motivojë formimin e psikiatërve. Brezat e rinj largohen nga kjo degë, ndërsa nevoja rritet çdo vit. Si rezultat, shërbimi degradon dhe pacientët mbeten pa trajtim.

Prandaj psikopatët janë rrugëve.

Kjo nuk është më çështje psikologësh. Ka raste kur duhen psikiatër, trajtim mjekësor dhe, kur është e nevojshme, shtrim në institucione të specializuara. Të pretendosh se çdo problem zgjidhet me këshillim psikologjik është një naivitet që kushton shtrenjtë.

Një anekdotë e vjetër e përshkruan me humor të zi realitetin tonë.

Një kalimtar pyet në Sheshin Skënderbej:
— Më fal, ku është psikiatria?
Tjetri i përgjigjet:
— Këtu je. Vetëm thuaj për cilin pavijon e ke fjalën.

Qeshim me batutën, por ajo po bëhet gjithnjë e më pak shaka.

Sepse kur pacientët shtohen dhe mbeten pa trajtim, nuk rrezikohen vetëm ata. Rrezikohet e gjithë shoqëria. Atëherë lindin sjellje agresive, akte vandalizmi, thirrje për dhunë dhe, në raste ekstreme, edhe veprime me tipare guerrilase.

Sulmet ndaj bizneseve, përpjekjet për të penguar koncerte, urrejtja ndaj njerëzve që duan thjesht të jetojnë jetën e tyre, nuk mund të romantizohen si aktivizëm politik. Në shumë raste ato ngjajnë më tepër me manifestime të një shëndeti mendor të patrajtuar sesa me bindje politike të mirëartikuluara.

Dhe në këtë pikë as burgu nuk bën më punë. Burgu ndëshkon një vepër, por nuk shëron një sëmundje.

Po ata pronarë biznesesh që dalin në televizione për të justifikuar ose për të duartrokitur sulmet ndaj bizneseve të të tjerëve, çfarë janë?

Është e vështirë të gjesh logjikë në një sjellje të tillë. Të mbështesësh shkatërrimin e pronës private vetëm sepse nuk është prona jote, nuk është shenjë ekuilibri. Ndoshta nuk janë raste aq të rënda sa ata që kalojnë në dhunë, por sigurisht nuk është një normalitet që duhet marrë si model.

Jam i bindur se po t’u sulmohej biznesi i tyre, do të ishin të parët që do të kërkonin mbrojtjen e shtetit dhe zbatimin e ligjit.

Prandaj, dështimi në trajtimin e sëmundjeve mendore nuk është vetëm një problem i sistemit shëndetësor. Është një problem i rendit publik, i sigurisë, i ekonomisë dhe i vetë demokracisë.

Kur shteti nuk kujdeset për shëndetin mendor të qytetarëve të tij, shoqëria fillon të jetojë në një çmendinë kolektive, ku sociopatia trajtohet si aktivizëm, agresioni si idealizëm dhe urrejtja si virtyt.

Dhe ky është, ndoshta, dështimi më i madh i një qeverisjeje.

9 Komente

  1. S
    Sateri

    Veshtrim shume interesant ky I Manjanit. Sigurisht qe shqiptari I sotem eshte I semure rende. Jeta e tij eshte ne dileme. Nga njera ane ka opoziten e kriminalizuar, me te cilen ka bere divorc e nga ana tjeter nje maxhorance fluturake qe kerkon parajsa ne qiell.

    Përgjigjjuni
    1. I
      I madhe si gjithmone Manjani

      Ylli je ylle sic ke emrin , rrespekt ..i ke thene te gjitha , Shqiperia eshte nje spital psiqiatrik ne qielle te hapur. Shiko boulevardin dhe gjyko psiqiken shqiptare ( burge , vrasje , varrje , terheqje zvarre, ik ti te vije une, ......dhe idiotsira pa mbarim..

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ylli manjani ilustrim i psikopatit

        Dhe ti manjani je ilustrimi me i qarte i psikopatit qe endet si ne rruge ashtu dhe ne hapesiren digitale me problemet e tua te verteta mendore! Po te kishte shtet, minimalisht ti do ishte duke marre qetesuesin tend te forte ndaj krizave te pasherueshme prej psikopati qe je!

        Përgjigjjuni
        1. Y
          Ylli manjani ilustrim i psikopatit

          Dhe ti manjani je ilustrimi me i qarte i psikopatit qe endet si ne rruge ashtu dhe ne hapesiren digitale me problemet e tua te verteta mendore! Po te kishte shtet, minimalisht ti do ishte duke marre qetesuesin tend te forte ndaj krizave te pasherueshme prej psikopati qe je!

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Ylli i mjeri

            Sipas ketoj dhe ata qe protesotjne ne europe. Fermeret qe djegin goma para ndertesave te KE ne bruksel, taksistet qe bllokojne rruget ne itali, pilotet qe bejne greva dhe bllokojne fluturimet kudo be europe etj etj shprehje te pakenaqesive, qenkan psikopatira! O Ylliiii, i vetmi psikopat je ti! Je bere per tu mbyllur ne cmendine! Madje ti ke psikopate dhe gruan! Jeni te dy psikopeter! E thote tere shoqeria qe ka patur fatkeqesine t ju njihte

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje qytetare

              Shume bukur, edukimi I shoqerise me ate qe njeriu duhet ti dal jetes se vet vet zot pavaresisht nga shteti dhe nga ana tjeter shteti duhet te garantoje mundesite per te aftesuar njerezit per pune, kjo duhet te ndodhe, cdo pretendim tjeter eshte teper per Shqiperine

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lidheni kete te shkretin

                Vallaj o Ylli, duhet te jesh psikopat si puna jote qe te punosh ne qeverine e ilir Metes dhe Sali Berishes, pastaj Ilir metes dhe Edi Rames dhe tani ti lepihesj Rames per nje post duke vjelle vrer neper media sociale me shpresen se AI, PSIKOPATI ME I MADH NDER JUSH!, do ta lexoje dhe do te te hedhe nje kocke!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bake

                  E drejte z. Manjani........ por sikur jane rralluar pak te semuret mendore..... Mbreme pashe se rreth 100 psikopate kishin ngelur ne Bulevard....... 50 psikopate Jane te Albin KurTHit 30 psikopate jane te Sali Karaxhicit dhe 10 psikopatet e hoxhallareve te Maqedonise dhe 10 jane keta zvarraniket e Tiranes si Kone Shehaj me ate kokmadhin Erald KARpi. Tik Lapanjozi me tezen. Arlind Qorri me Red Mutin Tos Spiun Lubonja Malkaj etj psikopate te vegjel

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Q*resi i Algoritmit

                    Te lesh budallenjte e te marret te enden te lire pa limit ne sheshe e rruget kryesore te kryeqytetit, nuk eshte demokraci por dorezim para marrezise e cmendurise! Dhe kur kesaj kategorie i bashkohen maskarenjte, banditet e sekte te gjithefarellojshme, imagjinoni cfare pislleku e helmi mbulon ambientin shoqerore.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje