(and you are not bringing it back!)
Gjithnjë e më shpesh po u drejtohemi LLM-ve (inteligjencave artificiale) për të përkthyer tekst nga një gjuhë e huaj – zakonisht anglishtja – në shqip.
Këto përkthime përdoren lirisht edhe nga mediat më mainstream, të cilat ashtu edhe kursejnë honoraret që dikur u paguanin përkthyesve.
Si dikush që i ka kushtuar vëmendje për vite me radhë këtij kalimi nga përkthyesi njerëzor te makina, më duhet të them se cilësia e përkthimit online nga anglishtja në shqip është përmirësuar ndjeshëm.
Madje shumë shpejt po i afrohemi atij pragu, ku kjo cilësi përkthimi nuk do të varet më nga kapaciteti i LLM-së, se nga materialet shqip me të cilat kjo është trajnuar.
Çfarë reduktohet, në analizë të fundit, te pyetja se sa e njohim në mënyrë refleksive gjuhën që flasim dhe sa ua vëmë njohjen tonë në dispozicion të tjerëve.
Për këtë eksperiment, u kërkova LLM-ve të më japin dy përkthime, njërin në shqipen standard dhe tjetrin në shqipe bisedore, për një dialog të thjeshtë:
Dad: Why is the baby crying?
Mom: Because she’s hungry.
Ja çfarë më dhanë LLM-të që interpelova (shpjegimet në anglishte janë të AI-ve):
Babi: Pse po qan bebja?
Mami: Sepse është e uritur.(colloquial)
Babi: Pse po qan goca? (or çuna if it’s a boy, though bebi works too)
Mami: Se ka uri.
Për regjistrin bisedor, GEMINI kalon nga bebja te goca (e cila zgjidhet në bazë të she të anglishtes); dhe është e uritur të versionit standard e zëvendëson me ka uri. Sugjerimi në kllapa, për formën çuna, është lajthitje.
A natural translation into standard Albanian is:
Babai: Pse po qan foshnja?
Nëna: Sepse ka uri.(colloquial)
Option 1 (very natural):
Babai: Pse po qan bebi?
Nëna: Se është e uritur.Option 2 (using “bebja” to make the gender clear):
Babai: Pse po qan bebja?
Nëna: Se është e uritur.Option 3 (slightly more traditional):
Babai: Pse po qan çupa?
Nëna: Se është e uritur.Or, if you want it to sound like a spontaneous family exchange:
Babai: Ç’ka që po qan bebi?
Nëna: Është e uritur.
CHATGPT përdor foshnja për baby, dhe si kallëzues preferon ka uri, edhe në versionin neutral. Për regjistrin bisedor, parapëlqen bebi ose bebja (“to make the gender clear”, gjë që nuk qëndron), ose çupa, një fjalë gjysmë dialektore. Por nuk lëviz gjithsesi nga kallëzuesi “është e uritur”.
Dad: Pse po qan foshnja?
Mom: Sepse është e uritur.
(colloquial)
Dad: Ç’ka, pse po qan kjo?
Mom: Se ka uri.If you want it even more relaxed / spoken (Tirana-style):
Dad: Po qan kjo pse?
Mom: Se është e uritur, more.
Këtu regjistri bisedor fillon të tingëllojë i çuditshëm, sidomos në versionin e dytë, që DEEPSEEK e etiketon si “Tirana style” (por që nuk është i tillë): Po qan kjo pse? nuk është shqipe korrekte, ndërsa përgjigjja Se është e uritur, more shton një notë sfiduese që me siguri DEEPSEEK nuk e ka shtuar me “vetëdije”. Për kallëzuesin, edhe DEEPSEEK lëviz nga është e uritur në ka uri.
Here’s the translation into standard Albanian:
Babi: Pse po qan foshnja?
Mami: Sepse i ka uritur.(colloquial)
Babi: Pse po qan bebja?
Mami: Se i ka ardhur uria.
CLAUDE, në versionin në shqipen standard, lajthit dhe përdor një formë që nuk është shqipe: sepse i ka uritur; ndërsa në versionin bisedor zgjedh shprehjen i ka ardhur uria, që nuk bind, edhe pse korrekte.
Translation into standard Albanian:
Babi: Pse po qan foshnja?
Mami: Sepse është e uritur.(colloquial)
Babi: Pse po qan bebi?
Mami: Sepse ka uri.
Edhe GROK alternohet mes foshnja dhe bebi dhe është e uritur dhe ka uri.
Në vija të përgjithshme, të gjitha LLM-të zgjedhin të thonë është e uritur për is hungry, duke bërë një përkthim literal. Mua ky përkthim nuk më duket i saktë. Në një situatë banale, bebja nuk qan sepse është e uritur; një formë e tillë do të nënkuptonte që bebja është lënë pa ngrënë ngaqë prindërit nuk kanë pasur ushqim që t’i japin – p.sh. ngaqë janë të varfër, ose një situatë ku ushqimi mungon. Më i natyrshëm është përkthimi ka uri, me kuptimin “ndien uri” – që shkon me kam frikë, kam inat, kam gjumë, etj. dhe i referohet shkakut të të qarit. Në fakt, kjo ka uri përmend shkakun e pandërmjetëm, ndërsa është e uritur një shkak më të qëndrueshëm, afatgjatë. Dhe, nga pikëpamja pragmatike, kjo bisedë nuk vjen si refleksion për varfërinë e familjes, por normalisht e fton njërin prej prindërve që të ngrihet dhe t’i japë bebes për të ngrënë (ose “ushqim”, siç do të thoshte LLM-ja).
Gjithsesi, nëse do të zgjidhja, unë nuk do të thoja ka uri, për beben që qan; por e ka marrë uria, sepse kjo më tingëllon më e natyrshme dhe, njëherazi, më idiomatike, për të shprehur një ndjesi aktuale, të tillë që t’i shkojë aktualizimit të formës po qan, te pyetja. Nëse pyetja e kontekstualizon bisedën në momentin “e tanishëm”, atëherë e ka marrë uria e ruan dhe e replikon atë kontekst, më mirë se ka uri dhe është e uritur. Synimit për ta aktualizuar thënien i përgjigjet edhe i ka ardhur uria, e përdorur nga CLAUDE për regjistrin bisedor; por këtë ndërtim unë e kam ndeshur më shpesh në formën i ka ardhur gjumi; mund të jetë thjesht përshtypja ime.
Për t’u shënuar edhe se pyetjen Why is the baby crying? LLM-të e kanë përkthyer rregullisht si Pse po qan bebja/foshnja/goca etj., edhe pse, për mua, një formë krejt korrekte – edhe pse bisedore – do të ishte Ç’ka bebja që qan? (Ça ka (bebja) që qan?), pavarësisht nga nënshtrati dialektor.
Gjuhëtarët, për arsye që i dimë, i kanë kushtuar vëmendje të madhe dialekteve gjeografike, duke nënvlerësuar variacionet jo-gjeografike të shqipes bisedore. Mbase kjo është një nga arsyet që leksiku dhe sintaksa e shqipes bisedore nuk është pasqyruar as kataloguar si duhet në fjalorët, pa çka se atje është edhe thesari i formave më gjenuine, idiomatike të gjuhës, që nuk janë ndikuar nga kalket, si në regjistrin formal ose të shkruar. Tek e fundit, kam uri është njëlloj si ho fame (italisht); jam i uritur është njëlloj si I am hungry (anglisht); por më ka marrë uria nuk më tingëllon si kalk i ndonjë gjuhe me të cilën shqipja jep e merr në këtë moment. Edhe pse idiomatizmi nuk mund të merret dhe as duhet marrë si kriter për zgjedhjen preferenciale të fjalëve dhe të shprehjeve në ligjërim, sërish mënjanimi i formave si më ka marrë uria më duket si një lloj varfërimi, për hir të uniformimit.
Për ta konfirmuar këtë ndjesi që kam, provova t’u kërkoj LLM-ve të mia të më përkthejnë në shqip shprehjen “I miss you”, dhe mora këto përgjigje:
The most common and natural way to say “I miss you” in Albanian is:
Më marr malli për ty.
The most common way to say “I miss you” in Albanian is:
Më mungon. (to one person)
In intimate or poetic contexts, people also say things like:
Më merr malli për ty. – Literally, Longing for you takes hold of me. This is one of the most characteristically Albanian ways to express missing someone, emphasizing yearning rather than absence.
Kam mall për ty. – I long for you / I miss you.
Standard Albanian (Tosk-based, official):
“Ti më mungon.”
Literally: “You are missing to me.”
This is the most direct and correct translation. If you’re addressing one person informally.
For plural or formal (addressing someone with respect, or more than one person):
“Ju më mungoni.”
Colloquial / Everyday (spoken in Albania):
The most common, natural way to say it in daily conversation isn’t the literal translation—it’s this:
“Më ka marrë malli për ty.”
Literally: “Longing has taken me for you.”
This is much more emotional and widely used than “ti më mungon” in casual speech. You’ll hear this all the time.
In Albanian, “I miss you” is:
“Më mungon”
This literally translates to something like “You are missing to me” — Albanian expresses missing someone by flipping the subject/object compared to English (similar to how Spanish does with “Te extraño” being more direct, but Albanian’s structure is closer to Italian’s “Mi manchi”).
A few notes:
Më mungon — informal, singular “you” (to one person)
Më mungoni — formal or plural “you” (to multiple people, or a formal singular you)
If you want to intensify it, you could say “Më mungon shumë” — “I miss you a lot.”
I miss you” in Albanian is:
Most common / literal: Më mungon (pronounced roughly: muh moon-GOHN). This means “You are missing from me” and is the standard, straightforward translation.
More idiomatic / emotional (what Albanians often say): Më ke marrë malin (pronounced roughly: muh keh MAH-ruh MAH-leen). Literally “You have taken my mountain” — a poetic way to express deep longing.
You can add shumë (”a lot”) to either for emphasis: Më mungon shumë or Më ke marrë malin shumë.
The idiomatic version carries more warmth in everyday use, especially with family or close ones!
Vini re se të gjitha LLM-të preferojnë “Më mungon” si përkthim shqip të I miss you, që nuk më duket korrekte. Shqipja që di dhe flas nuk do të ngurronte asnjë çast, për të zgjedhur Më ka marrë malli (për ty), për këtë opsion ma jep vetëm DEEPSEEK; ndërsa LLM-të e tjera më sugjerojnë më merr malli për ty, kam mall për ty, të cilat nuk janë detyrimisht jo-korrekte, por thjesht disi të panatyrshme ose poetike. Ka pastaj edhe ndonjë lajthitje, si kjo e GROK-ut, që ngatërron mallin me malin dhe më sugjeron formën
Më ke marrë malin (pronounced roughly: muh keh MAH-ruh MAH-leen). Literally “You have taken my mountain” — a poetic way to express deep longing.
Në mos qoftë u sajoftë, tha.
(c) 2026 Ardian Vehbiu. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Imazhi ilustrues është realizuar me AI. Botohet me leje te TemA,
Lini një Përgjigje