Filmi “Odiseja” realizuar nga regjisori i njohur Christopher Nolan dhe me muzikë të kompozitorit fitues të çmimeve Oscar, Ludwig Göransson, solli në qendër të diskutimeve jo vetëm jehonën ndërkombëtare të filmit, por edhe sensacionin mbi potenacialin dhe vlerat e jashtëzakonshme të trashëgimisë muzikore shqiptare.
Shkruan: Dr.Elizabeta Qarri
Traditat mijëra vjeçare muzikore të popullit shqiptar të Labërisë e Toskërisë, u bënë pjesë e filmit më aktual në botë “Odiseja” për të konfirmuar botërisht vlerat e jashtëzakonshme artistike të muzikës shqiptare (muzika e interpretuar në film nga fyejtë e Gramshit, grupi i Djemve të Delvinës dhe fyelltari Vendin Kapaj-Vlorë).
Pas këtij rrugëtimi të gjatë të afirmimit të vlerave muzikore shqiptare, qëndron puna e jashtëzakonshme e kompozitorit dhe etnomuzikologut shqiptar Vasil S. Tole, një nga emrat më të rëndësishëm në dokumentimin, studimin dhe promovimin e iso-polifonisë shqiptare. Përfshirja e kompozitorit dhe entnomuzikologut Tole në grupin e ekspertëve të muzikës së filmit ” Odiseja” dëshmon jo vetëm rolin e tij në këtë projekt gjigant kinematografik ndërkombëtar, por një përkushtim shumëvjeçar në ndërkombëtarizimin e vlerave të trashëgimisë muzikore shqiptare në botë, duke u bërë një nga emrat më të rëndësishëm të studiuesve e krijuesve shqiptarë në dokumentimin dhe promovimin e muzikës shqiptare.
Në këtë kontekst, emri i Vasil S. Toles lidhet me rëndësinë e studiuesve dhe misionin e rëndësishëm mbi ruajtjen, interpretimin dhe ndërkombëtarizimin e një prej vlerave më të çmuara të kulturës muzikore shqiptare.
Lidhja mes botës homerike dhe traditave të lashta muzikore ka qenë prej vitesh objekt i kërkimeve të Vasil S. Toles, i cili përmes studimeve dhe botimeve të tij ka sjellë këndvështrime mbi marrëdhënien ndërmjet mitit, memories kulturore dhe muzikës shqiptare.
Kontributi i tij në dokumentimin dhe promovimin e iso-polifonisë shqiptare ka pasur një rëndësi të veçantë edhe në përgatitjen e dosjes dhe procesin e njohjes së saj nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit. Përmes punës së tij shkencore, kjo traditë unike është bërë pjesë e diskutimeve dhe vëmendjes ndërkombëtare.
Me një veprimtari të gjerë krijuese dhe shkencore, Vasil S.Tole është ndër studiuesit më të njohur të trashëgimisë muzikore shqiptare. Përmes kërkimeve, botimeve dhe angazhimit të tij në dokumentimin e iso-polifonisë, ai ka kontribuar dhe vijon intenzivisht të kontribuojë në afirmimin e kësaj tradite si një vlerë me rëndësi universale.
Në kohën kur filmi “Odiseja” sjell në qendër një nga rrëfimet më të njohura të qytetërimit antik, vëmendja ndaj lidhjeve mes kulturës homerike dhe trashëgimisë sonë muzikore, rikthen në fokus rëndësinë e punës së studiuesve shqiptarë në afirmimin vlerave tona kulturore në botë./KultPlus.com
me pak fjale keta tanet e shiten kulturen per greqine.
Hera e pare qe nigjoj polifoni Shqiptare:::cfar oshte kjo pulfieri::????