Lançohet Platforma Kombëtare për Informim, Parandalim dhe Raportim të Problematikave, qytetarët dhe bizneset mund të denoncojnë shkeljet online

17 Korrik 2026, 19:50Sociale TEMA
Lançohet Platforma Kombëtare për Informim, Parandalim dhe

Inspektorati i Përgjithshëm lançon platformën sigurt.gov.al (https://sigurt.gov.al/), e cila i vjen në ndihmë qytetarëve dhe subjekteve/bizneseve.

Në sigurt.gov.al, qytetarët mund të futen dhe të denoncojnë një sipërmarrje e cila shkel ligjin e punës, ndot mjedisin apo shkel ligje të tjera të shtetit shqiptar. Qytetarët mund të zgjedhin vetë nëse duan të identifikohen në denoncimin që bëjnë ose të ruajnë anonimatin.

Po ashtu, platforma u jep mundësi edhe subjekteve, bizneseve, që të mund të denoncojnë një inspektor i cili nuk zbaton ligjin, rregulloren apo shkel etikën në punën e tij. Edhe në këtë rast, biznesi mund të zgjedhë të jetë anonim ose të identifikohet.

Çdo raportim pajiset me një kod unik gjurmimi, i cili mundëson ndjekjen online të statusit dhe fazave kryesore të trajtimit të rastit.

Platforma ofron për bizneset checklist-a sektoriale, materiale vetëkontrolli, udhëzime praktike dhe rekomandime për reduktimin e riskut dhe përmirësimin e përputhshmërisë me standardet ligjore në inspektim.

Publikohen statistika dhe të dhëna të agreguara e të anonimizuara mbi problematikat dhe trendet, pa ekspozuar identitetet e raportuesve apo masat administrative.

Platforma synon të rrisë transparencën ndaj shërbimeve publike, bashkëpunimin e qytetarëve dhe bizneseve me institucionet shtetërore, veçanërisht ato lidhur me inspektimin.

2 Komente

  1. p
    pjeter

    Ec aty, na kishin munguar titujt me fjale te pa kuptimta, " lançohet", ah te dhjefsha gjuhen ty o artikullshkrues.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Lançoi mënyrën si të bëj para edhe ky opingari I PDsë që tani lançon për PSnë. Do vejë inspektori të mbarojë muhabetin pas ankimit... Sa morra paskemi patur o Enver!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje