Dita e Euros po vjen – lekët jashtë bankave duhen shkëmbyer me euro…

18 Korrik 2026, 14:10Blog Eduard Zaloshnja

Në projektligjin e ri "Për Bankën e Shqipërisë", është përfshirënjë kapitull ku përcaktohet se, me antarësimin tonë në BE, Euro do të përdoret si para zyrtare e vendit. Më tej, theksohet edhe se Banka e Shqipërisë do t’i përshtatet rregullave të BankësQendrore Evropiane.

I gjithë kapitulli XV i këtij projektligji të hedhur për konsultimpublik sqaron sesi do të funksionojë qarkullimi i Euros në Shqipëri dhe sesi do të mbahet rezerva valutore shtetërore.

Në 100 vjetët e fundit, Leku ka qenë paraja zyrtare e Shqipërisë, pavarsisht se ndër qytetarët dhe tregtarët mund të kenëqarkulluar florinjtë, frangat, liretat, stërlinat, dollarët, dhramitë, markat, dhe, së fundmi, eurot.

Aktualisht, nga gjithë lekët që ka emetuar deri më sot Banka e Shqipërisë, rreth 40% janë jashtë sistemit bankar (në kuletat e qytetarëve dhe nën dyshekët e tregëtarëve). Por deri në ditën kurLeku do të dalë nga qarkullimi, kushdo që ka lekë (në kuleta aponën dyshekë) do duhet t’i shkëmbejë me euro – sepse lekëtpastaj do të kenë vetëm vlerë muzeale.

Një faktor që duket se e ka mbajtur në nivel të lartë sasinë e lekëve jashtë sistemit bankar ka qenë rënia e kursit të euros pas bumit turistik të viteve të fundit. Kush kishte euro nën dyshekmund t’i ketë shkëmbyer me lekë në tregun jobankar valutor, duke parë se vlera e eurove të tyre po binte nga muaji në muaj. Dhe këto shkëmbime duket se e kanë përforcuar edhe më tejkurbën rënëse të Euros (përmirësimi i bilancit të pagesave tëvendit nuk e shpjegon dot i vetëm rënien e Euros me 22% në 5 vjetët e fundit).

Sidoqoftë, ata që kanë akumuluar lekë nën dyshekë kanë 3-4 vjet kohë që t’i shkëmbejnë lekët me euro, se më pas do t’umyken poshtë dyshekut…

 

Lini një Përgjigje