Gjenerata ‘Zh’, revolucioni seksual, neomarksizmi dhe milionat e Gones

19 Korrik 2026, 19:30Blog TEMA
Gjenerata ‘Zh’, revolucioni seksual, neomarksizmi dhe milionat e

Nga Jakin Marena

Protesta në bulevardin qëndror të kryeqytetit të vendit, Tiranë, është ngushtuar së tepërmi përsa i përket shkallës së pjesëmarrjes, teksa kemi mbërritur në ditën e 50-të të saj!

Nuk po themi se është ‘fikur’ e gjitha, pasi ende mblidhen njerëz çdo mbrëmje para godinës së kryeministrisë, por ama është ‘krehur’ goxha dhe nuk e ka më atë fuqinë që kishte ndoshta në 20 ditët e para të ngritjes së një mase të madhe njerëzisht të zemëruar, ku secili dilte në bulevard për asyet e veta, shprehte mllefin ndaj qeverisë, ndaj kryeministrit, ndaj sistemit politik, por dhe ndaj vetes, për situatën në të cilën ndodhen, dikush gjysmë i realizuar dikush i parealizuar fare!

Eshtë ngushtuar dhimbshëm dhe fjalori në këtë protestë, e cila nisi si një revolucion në mbrojtje të Flamingove, vijoi si një revolucion politik neomarksist dhe i islamit politik, me mbështetjen e Albinit dhe axhendave të huaja, për t’u katandisur në një tubim ku secili ‘përtyp’ hallet e veta dhe me një podium ku secili që kalon aty pari merr mikrofonin në dorë, për të manifestuar që nga mllefi kundër Ramës, qeverisë, biznesit, SHBA-së së Trump, BE-së e deri tek përpjekjet publike për qarë dhe halle të tjera me karakter personal.

Dhe hallet personale kanë qënë me të vërtetë të një game të gjërë, tepër të larmishme, ku në krye të herës e deri në ditën e 50-të të kësaj proteste, përmes mikrofonit, dikush ankohej kundër kësaj qeverie si fajtore se e ka lënë burri, dikush tjetër se ka mbetur pa burrë, e deri te këto hallet seksuale, të një rinie e cila pas 36 vitesh post-komunizëm ndjehet ende e frustuar seksualisht!

Nuk duam të paragjykojmë askënd që proteston për hallin e vet, pasi në krye të herës, pjesa më e madhe në atë shesh kanë qënë, të paktën në fillim, por dhe tani ndonëse në pakicë, idealistë që manifestojnë në të drejtën e tyre për atë që i shqetëson, duke i dhënë madje dhe atë copë bukuri që kishte kjo protestë, e cila sado që u fry dhe mediatikisht, me ndihmë dhe financim vendas apo të hyaj, nuk arriti të ngrihej në nivelin e një revolucioni, që mund të përmbysë gjithçka! Fundja në 2 mijë vjet, një revolucion kemi bërë, dhe atë e bëri një prift, Fan Noli, që qëndroi pak muaj në pushtet, pasi ndodhi rastësisht e s’kishte çfarë të bënte me të! Skemi histori revolucionesh ne!

Por s’mund të parashykojmë as atë të riun e shkretë që një natë më parë deklaroi në mes të bulevardit, i mbështjellë me flamurin kombëtar dhe në sytë e turmës që e ndiqte, por dhe të shqiptarëve që e ndiqnin live nga ekrani protestën, se ‘Shqipëria është e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve. Ne duam të hamë, të pimë dhe të q**ë”. I doli nga fundi i shpirtit një manifest i tillë politik të gjorit, por që kishte të bënte me nevojat bazike biologjike dhe nuk e mbajti dot!

E kryqëzuan të gjitha palët, që nga kundërshtarët e kësaj proteste e deri tek vetë organizatorët e pjesëmarrësit e këtij “Revolucioni”, djalin që artikuloi këtë mesazh ‘rozë’, duke e akuzuar se ishte i infiltruar nga qeveria, nga opozita e vjetër, apo nga grupet e interesit brenda protestës për t’i prishur bukurinë dhe imazhin kësaj proteste, e cila është vetëquajtur më e madhja e këtyre 36 viteve! Pavarësisht se numri ha diskutim, por kemi dëgjuar dhe më keq, Sali Berishën, që çdo protestë e quan më të madhen e tërë hisëtorisë së vendit, deri dhe në një 1 milionë njerëz!

Pavarësisht se protesta ka nisur dhe ka vijuar akoma më keq për nga shkalla e artikulimit ‘rozë’ apo dhe me motive vdekjeje, në podiumin e improvizuar të saj përballë kryeministrisë, teksa nuk është lënë gjë pa thënë, që nga “T.Q.R” në kor me zë e pankarta, kundër kryeministrit, qeverisë dhe politikës në përgjithësi, me një ‘oktavë’ më poshtë kur përmendej Berisha në fakt, e deri tek thirrjet për vdekjen e Ramës apo kujtdo që del kundër frymës së “Revolucionit”, me ‘prelud’ hyrjen në shesh të disa demokratëve të Durrësit, me arkivolin e improvizuar për Ramën si dhe ‘vajtojcat’ e Gones në grupin ‘polifonik’ të Gones që vdes për pak kandidat për kryeministër!

Duhet ta kuptojnë në fund të herës se djali që artikuloi atë hallin e rëndë seksual, për të cilin ai kishte dalë në shesh dhe protestonte, thjeshtë dhe vetëm ka vijuar fjalorin pa doganë të përdorur në tërë këtë protestë, duke e degraduar gjuhën ditë pas dite. Në fund të herës ai mendoi me zë të lartë, duke u treguar më se i sinqertë, teksa tha pikërisht në versionin ‘shqip-shqip’ e publikisht hallin e një shumice që kanë mbërritur aty dhe protestojnë! Prandaj as nuk duhet paragjykuar, as anatemuar dhe mbi të gjitha as nuk duhet etiketuar si një i infiltruar në këtë ‘revolucion’ për t’i nxjerrë bojën, revolucion që deklarohet se do të përmbysë qeverinë dhe këtë klasë politike, por që asesi nuk ka treguar se çfarë do të bëjë pas kësaj ‘përmbysjeje’ dhe mbi të gjitha kush do të jenë ata që do të menaxhojnë ‘post-përmbysjen’!

Nuk di pse paragjykohet! Ka dhe hall robi, përderisa kjo protestë është quajtur që në krye të herës ‘revoltë popullore’! Ka dhe nga këto halle populli, dhe ai djali ka qënë aty si përfaqësues dhe i kësaj pjese të popullit, që ka probleme dhe ka dalë në bulevard për implementimin e ‘revolucionit seksual’! Ka dhe atë filozofinë e një pjese të shqiptarëve, që të hamë e të pimë pa përmendur në asnjë cep punën, por popull është dhe ky që mendon kështu!

Ndoshta, mesazhi i këtij djalit të ri ka qënë dhe kundër këtyre neomaksistëve e islamit radikal! Kush e mban mend periudhën e para vitit 1990, njerëzit ishin të frustuar seksualisht, pasi PPSH, organizatat e Frontit, Rinisë dhe levat e tjera të masave të bënin gropën nëse ishe një çikë i lëvizshëm dhe shfaqje tendencat e një qejfliu femrash! Flas për djemtë e asaj kohe! Të këpusnin në shkollë riedukimi nëse ishe nën 18 vjeç ose të kalonin në prodhim apo punë të rënda nëse ishe në moshën mbi 18 vjeç! Për shkollë të lartë, as që bëhej fjalë për këta të rinj të etiketuar!

Teksa ka parë në protestë neomarksistët e Qorit që tentonin të dominonin protestën, ndoshta është ndjerë i frikësuar ky djali, për rrezikun e rikthimit të asaj kohe të rëndë për rininë dhe i ka dalë nga shpirti ajo thirrja që përmendëm më lart si revoltë anti-marksiste! Por dhe teksa ka parë përzierjen e islamit politik, djali është trembur se mos në Shqipëri mund të instalohet regjimi i ajatollahëve që i shkon në ‘satër’ të rinjtë që kërkojnë të jenë të lirë dhe është ‘rebeluar’ duke artikuluar atë fjalor rozë! Mund t’i ketë folur dhe budallallëku, teksa është munduar që të japë një version ndryshe të fjalorit të deritanishëm “T.Q.R”, të kuptohemi! Ndaj mos e paragjykoni!

Nga ana tjetër, kjo protestë ka kapur dhe kulmin e vet, teksa “Mendjendrituri’ arriti që të mbledhë një pjesë të grupit organizator në një sallë të vetme, për të themeluar “Kuvendin e Popullit”, i cili, referuar platformës së shpërndarë ditë më parë, premton zhdukjen e kësaj klase politike, të sistemit parlamentar, politik, të drejtësisë dhe rikthimin në epokën e “gurit”, ku qeveria tranzitore ‘pas rrëzimit të Ramës’, nuk shpjegohet si do rrëzohet në fakt, do përzgjidhet me short, letër me vrimë, Kuvendi i Popullit, përmes votimit me rrjetet sociale e gjithçka jashtë sistemit, pavarësisht se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, një hap anëtarësimit në BE dhe shihet si një vend lider në rajon, për nga shkalla e stabilitetit, politikës së jashtme, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik dhe më gjërë! Madje vlerësimi pozitiv për Shqipërinë nga SHBA, BE dhe PE është goditur fort nga organizatorët e protestës, duke artikuluar që nga akuzat ndaj aleatëve të mëdhenj për ‘thikë pas shpine’ ndaj shqiptarëve, e deri tek letra drejtuar KE, ku kërkohet mes të tjerave dhe rikthimi në pikën e nisjes, pra zhbërjen e të gjitha negociatave të deritanishme!

Dhe ky ‘Kuvend’ nisi me sherre, ku plasi lufta për të qenë në rreshtin e parë të ‘bankave’ në sallën ku ishin mbledhur iniciatorët e ngritjes së këtij institucioni që sipas tyre është i popullit dhe vendos për popullin, e nuk po e merrte vesh i pari të dytin, ku askush nuk binte dakord me askënd, dhe ku tërë mllefi u shpraz mbi ish deputetin Jenisheri dhe bashkëmoshatarët e tij! Nga fillimi e deri në fund, në këtë sallë ishin mbledhur jo gjenerata ‘Z’ por gjenerata ‘Zh’, ku mosha mesatare e pjesëmarrjes ishte mbi 50 vjeç, për të shkuar deri në 80 vjeç! Ky ‘Kuvend’ solli dhe distancimin e grupeve të tjera, të shfaqura që në tubimin e të shtunës, ku disa nga organizatorët u deklaruan kundër tij, duke nënvizuar se sheshi është Kuvendi dhe jo fshehja nëpër zyra! Ndoshta dhe reagimi i atij djalit se ‘Shqipëria është e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve. Ne duam të hamë, të pimë e të q**ë”, kishte një farë spuntoje dhe nga kjo tradhëti e protestës nga “Kuvendi”.

Dhe në fund të herës nuk mund të rrimë pa përmendur dhe ‘motorin’ mediatik të kësaj proteste, Agron Shehajn që po bën çfarë është e mundur që të tregojë se ka ambicie për të qënë kandidat për kryeministër i vendit! Nuk la spot dhe video pa xhiruar, teksa lëviz në bulevard ku në sfod duket godina e kryeministrisë, për të treguar se pretendon postin e kryeministrit! Dy mandate deputeti ka në fakt, por ama, ambicien e ka më të madhe se ‘shtatin’! Por e kanë zënë një çikë ‘pisk’ Gonen e shkretë me ato luhatjet e forta të pasurisë, për të cilat, nënvizojmë se nuk kemi asnjë akuzë ndaj tij, pasi nuk e dimë si është e vërteta, por thjeshtë dhe vetëm të gjithë duan të kuptojnë, nga sqarimet e vetë Gones të kuptohemi, se si implementohet artithmetika ekonomike në Itali, por dhe në Shqipëri!

Duket se Gonja është ngatërruar me këmbët e veta, shumë po e thonë këtë pa e akuzuar për abuzime, teksa ka deklaruar se ka blerë një vilë 2.9 milionë euro në Itali, dhe e ka shitur një vit më pas me 15 milionë euro! I është vënë keq Balla, Gones, duke i kërkuar që t’ua shpjegojë shqiptarëve deklarimin e pasurisë dhe si ka arritur që brenda një viti të fitojë plot 12 milionë euro me një shtëpi bashkë me pronën përreth, me një sipërfaqe prej 251 metra katrorë!

Shehaj deklaroi më 2025 shitjen e një prone 251 m² në Forte dei Marmi, Itali, për 15 milionë euro, një çmim rreth 20-30 herë mbi çdo pronë tjetër që ai vetë ka deklaruar në të njëjtin vend. Por këtë të dielë Gonja deklaroi se kishte investuar 4 milionë euro në këtë pronë, që bëjnë 6.9 milionë euro të shpenzuara, por prapë janë shumë euro të fituara nga shitja e saj, një vit më pas, plot 15 milionë euro! Duhen shpjeguar shifra të tilla, pasi ekspertët e pasurive të paluajtshme thonë se është një ‘marzh’ shumë i lartë fitimi, dhe për vetë Shqipërinë, të cilën vetë Gonja e akuzon se tregu i pasurive të paluajtshme është tepër i ‘luajtshëm’, jo më në Itali, ku ta masin kokën me pe! Tani ose Gonja është një gjeni për shit-blerje pronash, duam të besojmë sinqerisht këtë, dhe ua ka ‘futur’ rëndë këtyre italianëve, ose është është prishur rregulli dhe në Itali dhe ka ndonjë problem në këtë lëvizje të pasurisë së deputetit të “Mundësisë”!

Gonja duhet të bëjë sqarimet e duhura, nuk i kushton asgjë kjo punë por dhe protesta bën dhe pa këto xhirimet e tij, sepse me sa duket Balla nuk ka ndërmend të ndalet! Pasi kreu i grupit parlamentar socialist hedh dyshimet e tij, nëse deputeti i ‘Mundësia’ e ka shitur pronën apo jo! Pasi Gonja ngatërrohet vetëm me këmbët e veta, teksa deklaron se Balla i ka përndjekur dhe fëmijët e familjen e tij që po pushonte në Itali, duke precizuar si shtëpi banimi pikërisht pronën për të cilën bëhet fjalë se është shitur! Duhet ta sqarojë Gonja këtë ngërç të madh, që dhe ne të qëndrojmë në bindjen e fortë se ai është një gjeni në biznes, pavarësisht se në politikë lë pak për të dëshiruar! Se shpenzon shumë për të arritur rezultate të vogla! Por lekët e tij janë! Thjeshtë të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me deklarimin e pasurisë, dhe të na gëzojë me pastërtinë e saj!

19 Komente

  1. T
    Taipi

    BravoJakin!. Teper holle dhe bukur e me realizem . Ka plas mori zi keq. Dhe nga qe nuk kane cfare te hane po hane dhe do hane njeri tjetrin. Shenjat po i japin. Po deri ne fund se shpejti do pallojne nje tabor me intelektuale koqe si Mitat Havari, Sazan Guri, Tos Qorri, Medi Malko, Ylli Raqipi etj Dhe kur marrin vendim ata e zbatojne se jane revolucionare. per Gone Kryeministrin ne hije do e palloje shteti autocratic me formule matematikore .

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muzaka i Ri

      O Taip, o shoqi Taip. Të kam rixha të mesme, bëju çfar të duash atyre intelektualve,çoju kë të duash ti që ti Q.. . Po aman atë Gonen jo, jo Gonen se do ti rrije shtërnguar, se është si i pakët,si I voglëz si ato kokonet. Ose gjeji një karçin të vogël,jo Cjap se e more mqafë.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gjenerata Z po ngordh rrugeve te Tiranes

      Ata ne rruge nuk jane gjenerata ZH por Z=zombi. Ata jane tamam si turmat ne filmat me zombi qe turren per te ngrene njerez. Ata kane kryecar nje zombi te cakerritur me kapele republike si Fatos Lubonja, ish spiun i kohes komunizmit.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kush është krycari këtu?!

        O kar me zile. Fatos Lubonja ka qënë i persekutuar politik në kohën e komunizmit, jo spiun. Por kujt i humbën trutë që t'i gjesh ti?!

        Përgjigjjuni
      2. O
        Oficeri dulles

        Generate e Zhabave dhe zhapikeve

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pensionisti

          Doli djaloshi dhe qau hallin e tij por ama e dëgjuan të gjithë, si ata te mitingu por edhe ata matanë ekranit dhe oqeanit. Biles e dëgjoi dhe Koli nga Toronto që mori me vrapë familjen dhe erdhi në Toranë menjëherë e ju bashkua halleve të këtij djaloshit. Jemi shqiptarë, jo llafe.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Totololi

          Po ju qe jeni kunder protestes, ju ben pershtypje nje plere (qe me siguri eshte i futur nga plerat e PS per te degjeneruar protesten) dhe nuk ju ben pershtypje ndyresira Rama kur thote qe per tu zhvilluar duhet te shesim Shqiperine. Po kaq qorra jeni? Fanatizmi eshte dukuri e injoranteve. Rama eshte nje egoist e arrogant dhe ajo qe e ben gjendjen me te veshtire per popullin dhe vendin eshte dhe perkeqesimi agresiv i gjendjes se tij mendore. Zoti na ruajt.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sandwich americon

            jo,na ben pershtypje qe nje plehre si ty dika shume.fantazia juaj nuk paska te sosur…kujt i plas raku ke ju mer,njerezit kane vape,duan pushime,prandaj jeni 60 vet aty ne rruge ju,dhe ato me borxhe…duke kap njerez rruges.ti dhe ato sinpuna jote jeni te degjeneruar qe kaloni rruges dhe doni me mare njerez me zor ne proteste,duke share,ofenduar e ndoshta dhe keqtrajtuar.komunisteve te tille duhet me i shurru siper(te pakten).ne proteste del kush do me dale ,te tjeret qe nuk jane aty e kan ne terezi dhe s‘duan me dale. me ate nivel qe ka aty dhe me ate gjuhe qe persoret aty,eshte e qarte qe ka ngelur llumi i shoqerise,dhe llumi llum so mbetet. hajd tani,shkoni merni dhe ju sanduicin e rradhe e mos na cani tajaren.njerezit kane nevoje per qetesi dhe jo per carje veshesh e trapi.pirdhuni

            Përgjigjjuni
            1. L
              Le të shitet Shqipëria!

              Ti nuk do t'ia dish për shitjen e Sazanit dhe bukurive të tjera të vendit miliarderëve të huaj apo oligarkëve vendas?! Boll që bytha jote është mirë dhe të tjerat nuk kanë rëndësi!

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gega

                Doli ky patrioti që ju dogj bytha për vendin. Shko or merhum ke lind në koh tgabume. Ke shpella jeton prap?

                Përgjigjjuni
                1. T
                  TA VË LALA SONTE

                  Jemi në kapitalizëm o KARO MIO. Shiko bythën e berishoviçit që i duhet drejtuar se i ka shkuar skiç se çfarë i ka punuar këtij vëndi .E ke aksioner në hidrocentrale, ke nafta ,ke kurumi e plot krime dhe vrasje me ÇADRA PISTOLET. Ju shpellar doni kapitalizëm me ligje komuniste.Ktheuni në shpella dhe aty zbatoini duke bërë jet PRIMITIVE si KAFSHË që jeni o KRIÇI i kërmës serbe—berishoviç

                  Përgjigjjuni
              2. N
                Ne

                O totolol pse kush foli mir aty apo të gjith jan të ps? Shko o budall mos fol po pirdh më mirë ka më shumë zë.

                Përgjigjjuni
              3. T
                Tt

                E dini çka thone kryetari i keshillit? Gjithe te keqijat vijne prej pillit.

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ....

                  Qeverine dhe Edi Ramen e ka votuar populli te zgjidhe hallet e tij; Prandaj eshte i detyruar qe edhe tu gjeje burra grave te protestes sipas kerkeses se tyre edhe te hap bordello ne bulevard, fundja me femrat e protestes dhe te qetesoje rinine shqiptare te bulevardit. Megjithese protestuesi me flamurin me shqiponje ne krahe tani e perqendroi kerkesen ndaj Rames vetem ne tre pika, tek ngrenia ne goje, pirja ne goje dhe qirja si te duan para e mbrapa, qeveria duhet te pronocohet urgjente. . Fundja qeveria te kerkoje dhe ndihmen e intelektualeve shqiptar qe po shkruajne e u ngeli gjishti perpjete, ore e dine keta se me ate gjishtin e madh perpjete pleqte tane thoshnin :hyp ketu, e shih Stambollin dhe ketyre keshtu duhet tu thuhet, pra hani nje mut te madh per ate qe beni.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cubi

                    Gjenerata leshit.

                    Përgjigjjuni
                    1. d
                      dsa

                      Marena me qene se eshte "revolucion seksual" nxirr gruan dhe motren tende ne shesh qe te pallohen live e ti te qetsohesh, degjo mos harro edhe motren e Tao Tao balles t'a marres diso ore duke e hequr nga buna ne bordello, zanat i kahershem i saj.

                      Përgjigjjuni
                      1. O
                        Opopo

                        Keto grate qe permend ti, jane ne rregull nga ajo ane...ka kush i ashus, kane edhe ke ashusin.. disa pa shprese si puna jote dalin ne bulevard per te zgjidhur hallet e ashusjes!

                        Përgjigjjuni
                      2. I
                        Ilir

                        O kurva e Rames.. Gone i ka bere me djers dhe jo me duar te xhepat e shqiptare parate .. si tja bejme me ju qe afroni grate e motrat te Edi .. ju na rendoni ne kurriz..

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Analist

                          Nuk ka turp me te madh te dalin pritestuesit e te shkerdhehen ne grup.Po shkoni mi nga liqeni se levizja ju ben mire fiskultura ju nfihmon edhe per organer seksuale ja u rit.Te fala ......

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje