Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror/ 30.2% më shumë fluturime komerciale krahasuar me një vit më parë

20 Korrik 2026, 12:20Ekonomia TEMA
Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të

Fluturimet komerciale në Shqipëri vijuan rritjen me ritme të larta edhe gjatë muajit qershor, duke e renditur vendin ndër performuesit më të mirë në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, numri i fluturimeve komerciale u rrit me 30.2% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, një normë shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila ishte vetëm 2.1%.


Kjo e pozicionon Shqipërinë si një nga tregjet ajrore me zgjerimin më të shpejtë në kontinent, duke reflektuar rritjen e vazhdueshme të turizmit, shtimin e linjave ajrore dhe kërkesën në rritje për udhëtime drejt vendit.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dominoi qartë për nga ritmi i rritjes. Pas saj renditet Mali i Zi me një rritje prej 18%, ndërsa Maqedonia e Veriut regjistroi një rritje modeste prej 2.1%. Serbia shënoi një zgjerim prej vetëm 1.6%, ndërsa Bosnje-Hercegovina rezultoi në kahun e kundërt, me një rënie të ndjeshme prej 8.3% të fluturimeve komerciale.

Diferenca mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit tregon se tregu shqiptar vijon të jetë ndër më dinamikët në Ballkan, i mbështetur nga rritja e numrit të turistëve të huaj dhe zgjerimi i ofertës së destinacioneve ajrore.Në nivel europian, vetëm pak vende arritën ritme rritjeje të krahasueshme me Shqipërinë. Rekordin e mbajti Sllovakia, ku fluturimet komerciale u rritën me 40.3%, e ndjekur nga Shqipëria me 30.2% dhe Mali i Zi me 18%. Rritje dyshifrore regjistroi edhe Malta me 15.3%, ndërsa rezultate të forta raportuan gjithashtu Hungaria, Polonia dhe Estonia (+9.2%).

Nga ana tjetër, disa tregje të rëndësishme europiane shënuan tkurrje të aktivitetit ajror. Rënien më të madhe e regjistroi Islanda, me -8.8%, e ndjekur nga Bosnje-Hercegovina (-8.3%), Turqia (-5.5%), Gjermania (-4.9%) dhe Austria (-4.0%).

Të dhënat tregojnë se zgjerimi i trafikut ajror në Europë nuk ka qenë i njëtrajtshëm. Ndërsa tregjet e konsoliduara po rriten me ritme të ngadalta ose po përballen me tkurrje, vende si Shqipëria po përfitojnë nga zgjerimi i turizmit, shtimi i linjave "low-cost" dhe rritja e interesit të udhëtarëve ndërkombëtarë.

1 Komente

  1. A
    Aeroplani

    Po po por Aeroportin e ktheu ne Han ky Kastrati. Eshte skandaloze te shikosh vonesat me shkalle avionesh. Autobuze aeroporti qe duket sikur jane marre nga linja e kamzes para 15 vitesh. Pritje 1 oreshe per te marre valixhet se nuk punesojne njerez. Kaos total ne pritjen e njerzve ku shofere makinash turizmi, dentar e kulturor e guida agjencish turistike qe kane meriten qe i sjellin keto te huaj qe Kastrati rref gjoksin, presin ne pike te vapes pasi aeroporti eshte pushtuar nga kioskat e kompanive celulare dhe kafenete. Ska vend te botes qe perparsi u jepet kafeneve sa u jepet ne shqiperi. Tarifa parkimi dhe ushqimi me te larta se aeroporte europiane ngaqe Kastrati eshte 33%aksioner ne cdo fature. Ska qera ne aeroportin tone..Qeraja eshte 33%e xhiros.. Ambiente e tualete qe jane degraduar ne maksimum a thua se kane 10vjet nderkohe skane as 4 vjet qe jane bere. Mos flasim pastaj per trafikun per te hyre e dale ne aeroport qe eshte skandal. Per keto pse nuk flisni? Nuk eshte merite e Aeroportit dhe Kastratit rritja..Ka kerkese per Shqiperine. Aeroporti ka merite si menagjon. Gje qe po e shikojme mire sa di ta beje se e ka mbush me kuksiane nga bagazhieret tek drejtoret. Kastati akoma nuk di te eci ne toke te asfaltuar e sdi te lidhi dy fjale e u be menaxhues aeroportesh. Turp, sa turp! Po kujt i thua, ketu e hane me buk!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje