Kripto-asetet në lupën e tatimeve/ Projektligj i ri për raportim të detyrueshëm në organet tatimore, gjoba deri në 1 mln lekë

19 Korrik 2026, 20:39Ekonomia TEMA
Kripto-asetet në lupën e tatimeve/ Projektligj i ri për raportim

Në Shqipëri është hartuar një kuadër i posacëm ligjor për tregun e kripto aseteve, që synon identifikimin e pronësisë së ofruesve të shërbimit si dhe të përdoruesve të parave digjitale për të shmangur evazionin fiskal.

Gjithashtu ka në fokus shkëmbimin automatik të këtij informacioni ndërmjet autoriteteve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Me projektligjin e nxjerr për konsultim publik të përgatitur nga Ministria e Financave si kërkesë e procesit të integrimit, parashikohet krijimi i një sistemi elektronik në vlerën e 80 milionë nga buxheti i shtetit. Efektet e këtij ligji specifikohet që fillojnë në ditën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përcaktohet si autoritet kompetent për administrimin e sistemit për raportimin, mbledhjen, shkëmbimin automatik të informacionit dhe bashkëpunimin me autoritetet e tjera përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregjeve të kripto-aseteve. Ndërsa me rëndësi shihet edhe bashkëpunimi institucional, ku Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kërkohet ti përcjellë Tatimeve brenda 10 ditëve çdo autorizim, pezullim apo revokim të licencave të operatorëve të kriptomonedhave, si dhe listën e plotë të tyre çdo fund viti.

Ofruesit e shërbimeve duhet të pajisen me një numër unik identifikimi nga tatimet dhe të dhënat për cdo transaksion do të arkivohen për një periudhë  jo më të shkurtër se se 7 vjecare. Në rast se përdoruesi nuk bashkëpunon, platforma e kriptomonedhave bllokon transaksionin pas dy njoftimeve brenda dy muajve.

Në projektligj parashikohen edhe gjoba nga 100 mijë deri në 1 milion nga titullari i drejtorisë së tatimeve, kur nuk regjistrohen, nëse nuk kryhet raportimi brenda afateve apo në rastet kur jepet informacion i pasaktë. Megjithatë në draft njihet procedura dhe detyrimet konsiderohen të përmbushura nëse është zbatuar në një shtet tjetër anëtar, për të mos pasur raportim të dyfishtë.

Lini një Përgjigje